Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.07.2019 05:40
Reshat Nurboja

​Ta shpetojmë pejën nga ky krim dhe marrezi e pushtetit aktual...!

Prishtinë | 20/06/2019 09:40

Shkruar nga: Reshat Nurboja

Kryetari aktual i Komunës së Pejës, deri sa ishte drejtor i urbanizmit në qeverisjen e Ali Berishes ka qenë edhe bartës i realizimit të projektit "Rregullimi i Sheshit Skenderbeu" në qendër të qytetit të sponzoruar me rreth 300 mijë euro nga UN- HABITAT...


Meqenëse, ky ish drejtor, tani kryetar i komunës e kishte prerë në atë shesh një dru të vetëm, donatori, UN- Habitati e kishte terhequr donacionin dhe nuk pranonin të japin pare një pushteti ku një drejtor i çuditshëm dhe i papergjegjëshëm e pren një dru në qender të qytetit...

Pas disa muajëve lutje, kerkimfalje dhe largim të atij drejtori nga implementimi i atij projekti, UN-Habitati pranoj ta rikthej donacionin dhe të realizohet projekti...Për fat të keq ai ish drejtori tani si kryetar i komunës ka filluar të realizoj ate që në të kaluarën nderkombëtaret nuk e kanë lejuar, prerjen e drunjëve në atë pjesë të sheshit të qendres së qytetit, per fillim sot, i asgjasoj me bager 2 drunjë...Pasi tani, nderkombëtaret nuk janë në Pejë nuk e di a ka ndonjë njeri, parti, institucion apo qeveri që do të ndalon ketë krim të prerjës së drunjëve..

Dua të shpresoj se mjetet e informimit publik, ministria e mjedisit dhe planifikimit hapsinor, ajo e infrastrukturës, policia, prokuroria, shoqëria civile, organizatat për mbrojtjen e mjedisit, ato vendore dhe ato ndërkombëtare e institucionet tjera kompetente e përgjegjëse nuk do të vazhdojnë të heshtin e të lejojnë vazhdimin e ketij krimi ndaj ambientit,natyrës dhe hapësirave gjelbruese të qytetit të Pejës nga një njeri i vetëm po që se ai është edhe kryetar,  i cili deri me tani i ka prerë mbi 500 drunjë në pjesen më qendrore të qytetit: në Parkun e Madh – Karagaq, në Parkun e Paqes “Ibrahim Rugova, në ish Çerdhen e qytetit, në të gjitha hapësirat tjera të gjelbërta etj etj dhe ate, pa projekt, pa plan, pa ekspertizë profesionale, pa diskutim publik, pa aprovim në drejtoritë e institucionet kompetente e përgjegjëse të komunës...!/ Autori është §  Anëtarë (njëri ndër 6 nënshkruesit e aktit të themelimit) i Këshillit koordinues të partive politike  të Kosovës, viti 1991. Themelues dhe kryetar i Partisë Republikane te Kosovës në dy mandate Qershor 1990- Dhjetor 1997. Themelues i Shoqatës për kthimin e shqiptarëve të shpërngulur nga Kosova –  shkurt 1990. I burgosur politik 1998 -2000, perjetues i Maskres në Burgun e Dubravës . Aktualisht Nënkryetar i Dytë i Subjektit Politik “Alternativa” dhe Anëtar i Kuvendit të Komunës së Pejës, etj etj.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar