Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 24.11.2017 03:58
Mehmet Bislimi

​Lavirësia politike

Prishtinë | 11/03/2017 08:59

Shkruar nga: Mehmet Bislimi

Nëse është e moralshme të pyesim si është e mundur që brenda 24 orëve, qëndrimet politike të subjekteve tona në Kosovë të kalërojnë nga një ekstrem tek ekstremi tjetër! Pa dyshim edhe qëndrime politike prej lavireje i "Nismës", ( nëse politike është lavire!), sikurse edhe qëndrim i shumicës së partive politike në Kosovë të cilat ngrysen si parti skajshmërish kundërshtare dhe gdhijnë të përqafuara!...

Domosdoshmërish shtrohet pyetja; në mos paska qenë iniciativë për ta nisur një "Nismë" ky subjekt po me këtë emër, për t'u ndarë nga PDK, me qëllim që më vonë të marrë po prapë këtë iniciativë, po prapë me këtë emër: "NISMË" për t'u bashkuar- siç e tha përfaqësuesi i saj z. Shala se NISMA  nuk ka vu vija të kuqe ndaj asnjë partie?!

Po, sigurisht, këta janë ndarë e sharë deri në atë masë sa e kanë quajtur njëri-tjetrin edhe tradhtarë! ... si edhe shumë parti tjera të ndara e shara, shkapërderdhura e tredhura, me qëllim që pastaj të përqafohen rreth flamurit të përbashkuar... Pra, deri në këtë shkallë ka arritur horrllëku në partitë politike të Kosovës sa që anëtari i ndershëm nuk ka si ta pranojë, sot shahen deri në banalitet, nesër përqafohen. Tani aderuesi modest ik nga një subjekt, për ta gjetur veten më mirë në një subjekt tjetër, dhe kur këto dy subjekte (pasi janë sharë mirë e mirë), bashkohen, aderuesit modest nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të ikë edhe nga të dyja!... Partitë politike në Kosovë, nuk kanë qëndrim parimor, as qëndrim politik, as të moderuar, as kanë kriter, as status të mirëfilltë, as rregullore, as  qëndrimet moral, as atdhetar. Ato kanë kundërshti gati patologjike mes vete- pa shpjegueshëm, brenda 24 orëve flirtojnë mes vete ofrohen, përqafohen, madje shprehin gatishmëri që së bashku të mbrojnë edhe interesat e atdheut, (Posi!). - Kjo nuk është asgjë më shumë se lavires-i e kuqe politike e subjekteve tona politike që veprojnë në Kosovë pa dallim!, ju kujtohet të gjithëve loja e kuqësisë politike të LDK , PDK, Blloku, AAK, AKR etj. të gjitha këto subjekte politike kanë sharë njëra-tjetrën deri në prag të shtëpisë, dhe të gjitha mes vete kanë provuar edhe lojën e kurvërisë- e fundit provoj VLANI me Bllokun!

 

Ekskluzive:

Intervistë me deputetin nga Nisma për Kosovën, Haxhi Shala

 

Në një intervistë për gazetën “Bota sot”, deputeti i Nismës, Haxhi Shala, ka ripërsëritur qëndrimin e partisë që ai përfaqëson në lidhje me çështjet e Demarkacionit dhe Asociaionit. Sipas të njëjtit, edhe muri i dizajnuar në Veri, ka lidhje pikërisht me njërën nga këto çështje. Ndërkaq, Shala, bën përgjegjëse Qeverinë për mosliberalizimin e vizave si dhe konfirmon se Nisma për Kosovën,  nuk ka vija të kuqe ndaj asnjë partie, sa i përket koalicioneve, në rast zgjedhjesh.

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar