Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 24.05.2017 06:10
Jakup Krasniqi

​Padia kundër serbisë për gjenocid kërkon angazhim serioz

Prishtinë | 20/04/2017 10:07

Shkruar nga: Jakup Krasniqi

Mbrëmë, më 18 prill 2017, në mjetet tona të informimit u fol për gjoja pamundësinë e paditjes së Serbisë për gjenocidin që kreu në Kosovë. Gjatë prononcimeve të ndryshme për këtë temë u theksua se Republika e Kosovës nuk ka mundësi ta bëjë padinë, sepse nuk është anëtare e OKB-së!

Duke mos dashur që të polemizoj me qëndrimet që m’u dukën të përshpejtuara për çështjen e padisë, po përmend një fakt që asnjë demokrat në botë nuk mund ta mohojë: Krimi i gjenocidit është krimi më i rëndë në të drejtën penale ndërkombëtare dhe si i tillë ai nuk vjetrohet asnjëherë. 

Për një krim të tillë nuk është e domosdoshme që padinë ta bëjë shteti që ka përjetuar gjenocidin. Ka modalitete të ndryshme se si bëhet padia kundër një shteti që ka kryer krimin e gjenocidit. 

Ajo që është urgjente në këto momente dhe tejet e rëndësishme lidhet me domosdoshmërinë e përgatitjes së një dosje koherente dhe sa më komplete që të jetë e mundshme për këtë çështje. 

Të gjithë duhet të bien dakord se kjo çështje nuk është punë e as vullnet i akëcilit individ por është çështje e institucioneve shtetërore, të cilat duhet të merren vesh për formimin e një ekipi ekspertësh që do të përgatisin dosjen për padi.

Duke u nisur nga fakti se në librin “Mashtrimi i Madh” është argumentuar shkencërisht se në Kosovë Serbia ka kryer gjenocid, kam bindjen e plotë se autori i këtij libri, politologu Bardhyl Mahmuti, është personi më adekuat për të udhëhequr këtë mision me rëndësi të jashtëzakonshme për të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës.

Përkushtimi institucional për përgatitjen e padisë dhe mbështetja e gjithanshme që kjo çështje të bëhet në mënyrën sa më serioze është detyrë shumë më e rëndësishme se të flitet për padi.

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar