Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 14.12.2019 08:50
Ismajl Kurteshi

​Të merren masa për ngritjen e sigurisë në Shkolla

Prishtinë | 05/05/2019 13:59

Shkruar nga: Ismajl Kurteshi

Siguria si faktor shumë i rëndësishëm, për zhvillimin normal të mësimit në shkollat tona po dëshmohet e dështuar.

Vetëm brenda javës së fundit patëm dy raste të sulmeve me thika në shkollat  tona, në njërin rast një prind e sulmon mësuesen me thikë në shkollën “7 Marsi” e në rastin tjetër  gjatë një konflikti  në mes të dy grupeve të nxënësve, në shkollën “Abdyl Frashëri” në Prishtinë, tre nxënës mbeten të therur me thikë.

 Raste të ngjashme madje edhe me pasoja më të rënda kanë ndodh mjaft  shpesh në Kosovë.

 Rastet e tilla duhet të shërbejnë si alarm për ndërmarrjen e masave të nevojshme të sigurisë.

 Fillimisht duhet të gjenden shkaktarët e pastaj edhe të ndërtohen mekanizmat mbrojtës.

  Shkollat tona, pothuajse fare nuk po i kushtojnë rëndësi edukimit, mirësjelljes dhe faktorëve të tjerë që i relaksojnë marrëdhëniet në mes të njerëzve e sidomos të rinjve.

 Për ndryshimin e gjendjes në këtë fushë, në radhë të parë, duhet ndërmarr një fushat të gjer të edukimit të të rinjve nga ana e shkollës  dhe prindërve. Prezenca e Psikologëve, pedagogëve, puna e kujdestarëve të klasave dhe bashkëpunimi me prind mund të ndikon shumë në reduktimin e konflikteve. 

Si pasoj e mungesës së sigurisë së nevojshme, në shkolla dhe rreth tyre, pothuajse të papenguar po veprojnë tregtarët e lëndëve narkotike dhe individ problematik.

Në raste të tilla është e domosdoshme edhe prezenca e pjesëtarëve të organeve të sigurisë në afërsi të shkollave.

  Përgjegjësia për mungesën e sigurisë në shkollat tona bie mbi Ministrin e Arsimit, komunave, shkollave dhe mekanizmave të sigurisë. Prandaj është detyrë e këtyre institucioneve që sa më parë t’i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për ngritjen e vetëdijes së nxënësve  dhe të nivelit të sigurisë në shkollat tona.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar