Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 23.02.2017 05:59
Ismajl Kurteshi

​Rezultatet e PISA-së realitet që duhet ta ndryshojmë

Prishtinë | 08/12/2016 07:47

Shkruar nga: Ismajl Kurteshi

Rezultatet e publikuar dje, me 6 dhjetor, të PISA-së, të cilat Kosovën e radhitën në mesin e tri vendeve të fundit nga 72 vende sa morrin pjesë në këtë test është alarmuese edhe pse për njohësit e gjendjes së arsimit në Kosovë nuk është e pa pritur.

Kjo gjendje vjen si pasoj e mungesës së angazhimit të duhur në fushën e arsimit, të të gjitha qeverive të pas luftës,. Ndërhyrjes së politikanëve në fushën e arsimit, jo për ta ndihmuar atë por për të përfituar politikisht, madje edhe duke e dëmtuar atë shpesh me vetëdije, me qëllim të përfitimit të votave ose blerjes së përkohshme të qetësisë sociale.

  Bartjen e kompetencave nga shkollat në kabinetet e kryetarëve të komunave dhe zhdukjen e institucionit të përgjegjësisë. Mungesa e motivimit, e monitorimit, dallimit të punëtori nga  papunëtori, vlerësimit por edhe sanksionimit të punëtorit dhe sidomos udhëheqësit në shkolla, është faktor i rëndësishëm që ka ndikuar në rënien e cilësisë në arsim.

- Për këtë gjendje pjesë të fajit bartin shumë aktor që kanë punuar në fushën e arsimit gjatë këtyre viteve të pasluftës. Përgjegjësi e veçanet bie mbi qeveritë, drejtorit komunale dhe udhëheqjet komunale të cilat nuk kanë punuar mjaftueshëm ose nuk kanë ditur të punojnë si duhet për të arritur rezultate më të mira në arsim.

 - Kjo situatë në të cilën, bazuar në këtë vlerësim kredibil ndërkombëtar, gjendet arsimi në Kosovë e ka paraqitur realisht, duhet të shërbej si një moment kthese i angazhimit dhe sjelljes së kompetentëve karshi arsimit. Së pari duhet ta pranojmë të gjithë se gjendja në arsim është shumë e rënd dhe se nga kjo gjendje duhet të dilet.

 Nga kjo gjendje do të dalim vetëm me angazhim serioz të të gjithë atyre që janë të angazhuar në fushën e arsim drejtpërdrejt ose tërthorazi, e sidomos të atyre që i bëjnë politikat në fushën e arsimit.

 Tekstet shkollore duhet të rikonceptohen, jo vetëm të rishikohen.  Shkolla shqipe ka përvojë të mjaftueshme që të përpunojë dijen universale edhe bashkëkohore brenda disiplinave të studimit.

Bashkëpunimi me Shqipërinë është i domosdoshëm, dhe i patjetërsueshëm.

Ne mund të kërkojmë financa e mbështetje profesionale nga çdo vend partner por shkollën shqipe nuk mund ta bëjmë përpos se duke bashkuar fuqitë dhe energjitë e të gjithë kombit. 

Kjo është detyra jonë të cilën s’mund ta delegojmë askund tjetër.

Qeveria duhet të ndaj buxhet më të madh për arsim, MASHT-i duhet të ndërtoj strategji për ngritjen e cilësisë, orientimin e nxënësve bazuar në aftësitë e tyre personale dhe nevojat e tregut të punës, krijimin e kushteve për fitimin e njohurive të nevojshme të nxënësve. Bashkëpunimi me prin të rritet, më në fund duhet të fillojmë me mësimin praktik në shkollat profesionale i cili deri tani vetëm se është improvizuar. Infrastruktura ligjore duhet t’i përcaktoj qartë kompetencat dhe përgjegjësit e secilës hallkë në sistemin e arsimit.

   Shkollave duhet t’i kthehen kompetencat dhe përgjegjësit. Drejtorët duhet të emërohen nga Këshilli i Shkollës, kurse personeli tjetër nga drejtori, mirë po  drejtori dhe mësimdhënësit do të jenë përgjegjës për suksesin e nxënësve.

  Hapja e paraleleve parafillore duhet të ndodh në të gjitha shkollat e Kosovës. Numri i nxënësve nëpër klasë nuk guxon të jetë  mbi 25. Për nxënësit me aftësi të veçanta dhe ata që janë më të dobët duhet të organizohet mësim shtesë. Shkollat duhet të pajisen me laboratorë dhe kabinete. Disiplina duhet të ngritët në nivel më të lart. Vlerësimi i jashtëm dhe ai i brendshëm nuk guxon të jep rezultate që dallojnë shumë mes veti.

  Nxjerrja e arsimit nga kjo gjendje e rënd është obligim i shtetit. Për ta arritur një gjë të tillë duhet të ndryshohet qasja por edhe përgjegjësit për këtë gjendje, që me politikat e tyre të gabuara, e sollën arsimin në këtë gjendje. 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar