Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 20.09.2017 04:01
Ismajl Kurteshi

​Letër e hapur KQZ-së, institucioneve dhe partive politike

Prishtinë | 03/07/2017 23:03

Shkruar nga: Ismajl Kurteshi

Mos e gjej fajin, por gjeje zgjidhjen. Henri Ford

  E nderuar kryetare Daka, 

Të nderuar anëtarë të Komisionit Qendror Zgjedhor,
Përfaqësues të institucioneve dhe partive politike,
Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, vendi ka filluar përgatitjet për  zgjedhjet lokale. Duke e pas parasysh se zgjedhjet e po sa përfunduara i përcollën  një varg dobësish, është obligim i institucioneve të vendit, partive politike dhe KQZ-së, të angazhohet seriozisht për  evitimin e mangësitë që  i përcollën zgjedhjet parlamentare.
Kosova është vendi i vetëm në botë që ka më shumë (votues) në listën e votimeve se sa banor. Kjo po ndodh sepse nga ato lista ende nuk po hiqen emrat e gjyshërve tan, dhe nuk besoj se kjo është e rastësishme, kjo po ndodh për përfitime të atyre, që e kanë humbur përkrahjen e qytetarëve, e që me çdo kusht po duan të mbeten në pushtet. 

KQZ dhe ... duhet menjëherë ta fillon pastrimin e listave dhe t’i largoj emrat e të vdekurve dhe atyre që kanë heqë dorë nga shtetësia e Kosovës.

 T’i jepet fund diskriminimit të diasporës, sa i përket  votimit. Askush nuk e dinë numrin e saktë të qytetarëve të Kosovës në diasporë, por dihet se janë shumë. Po ashtu dihet se mbi 30.000 bashkatdhetar që jetojnë jashtë vendit,  kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe se kanë arritur të votojnë vetëm 5.000 mërgimtar. Ky numër kaq i vogël i votave nga mërgimtarët  nuk ka ndodh për fajin e tyre por për mosangazhimin e duhur të institucioneve të vendit, mos informimit, dhe komplikimin e procedurave. Askush nuk ka të drejtë t’i pengoj mërgimtarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese, përmes komplikimeve të qëllimshme ose për shkak të papërgjegjësisë në punë, për të cilën paguhen. Mospërmbushja e obligimeve të punës nga ana e KQZ-së bart përgjegjësi që duhet të sanksionohet me ligj.

KQZ dhe..., jepni fund diskriminimit të mërgimtarëve, krijoni mundësi reale   për votim të atyre që kanë kontribuar dhe po kontribuojnë shumë për vendin tonë.

KQZ dhe ..., organizoni vet zgjedhjet në çdo pjesë të vendit, mjaft më me organizimin e OSBE-së. Kontrolloni rregullsinë e votave në komunat me shumicë serbe dhe pengon ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet në Kosovë.

KQZ dhe ..., zgjedhjet në komunat me shumicë serbe organizoni dhe kontrolloni si në komunat tjera të vendit.

Mbi 50.000 vota janë shpall të pavlefshme, një numër i madh i tyre për arsye se votuesit nuk kanë ditë si të votojnë.   

   KQZ, mësoni  qytetarët si të votojnë.

Numërimi i votave në Kosovë po merr shumë kohë. Kjo dukuri përveç  se po e zvarrit formimin e institucioneve po ngjall edhe dyshime për keqpërdorim të votave. Në Kosovë zakonisht votojnë rreth 800.000 votues, realisht votat mund të numërohen shumë më shpejt.

 KQZ, shkurtoje kohen e numërimit të votave.

Përkundër konstatimeve  se zgjedhjet kanë kaluar pa asnjë problem, edhe gjatë këtyre zgjedhjeve është raportuar se ka pas blerje votash, votim në emër të gjyshërve të vdekur, presione mbi votuesit nga militant të partive, fotografim të votave etj. 
KQZ dhe ..., vendosni kamera në qendrat e votimit dhe rreth tyre, me qëllim të evitimit të dukurive të lartpërmendura.

Edhe Gjatë numërimit të votave ka pas manipulime të ndryshme. Shumë kuti me vota, po numërohen serish sepse, sipas KQZ-së, nuk janë të rralla rastet kur kandidatët për deputet i kanë të evidentuara më shumë vota se që ka partia e tyre në atë kuti votimi.
  KQZ dhe ..., organizone  numërimin elektronik të votave. Publikoni emrat e atyre kandidatëve që kanë më shumë vota në një vendvotim se partia e tyre.

Gjatë fushatës elektorale, shumë kandidat po vendosin materiale propagandistike në vende që nuk lejohet një gjë e tillë. Pavarësisht shqiptimit të dënimeve, kandidatët që po i respektojnë rregullat po diskriminohen. KQZ duhet të organizoj ekipe të veçanta të cilat do t’i largojnë posterët e kandidatëve nga vendet ku nuk lejohet një gjë e tillë.

      KQZ, largoni posterët nga vendet ku nuk lejohet një gjë e tillë. 

Shumë komisionar dhe vëzhgues nuk po  përgatiten sa duhet për punën e tyre në ditën e zgjedhjeve.

KQZ, përgatitni profesionalisht komisionarët dhe vëzhguesit për ditën e zgjedhjeve.
Nëse ekziston vullneti i Institucioneve të vendit, partive politike dhe KQZ-së në  zgjedhjet e ardhshme do të ketë shumë më pakë të meta se në zgjedhjet që kaluan. 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar