Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 18.11.2017 12:10
Halit Naxhaku

​Opsion për dalje nga kriza

Prishtinë | 28/08/2017 11:47

Shkruar nga: Halit Naxhaku

Tash me u pa nga te gjithe ne,se edhe pas gjashte seancash per konstituimin e parlamentit te republikes se kosoves klasa dhe partit politike te kosoves rane ne provim

Mendoj se ka  ardhur koha e fundit ta kuptoni që populli u ka dashur, u ka adhuruar,u ka besuar dhe u ka votuar. Tani populli ndihet i lodhur shumë, nuk ka besim,nuk ka shpresë, nuk sheh perspektiv e ardhmëri të lumtur. Jeton në pasiguri.U ka dasht, u ka dasht, u ka dasht…! Tani më populli nuk u do, nuk u do nuk u do, as ju deputetë të zgjedhurit e popullit që nuk e doni as popullin e as vehten tuaj e aq më pak siç shihet shtetin e Kosovës. Ndryshe s`ka pse silleni kështu! Si rezultat i saj 40% nuk doli në votime dhe nuk u votoi, në zgjedhjet e fundit në nivel të Kosovës! Pra BOJKOTOI.

            Me aq % sa dolën në zgjidhje, ju nga egot e kapricjet tuaja, po tregoni se nuk u interesojn aq shumë votuesit tuaj e as populli, por si deri më tash interesat e ngushta individuale e partiake! Shihet kjartë se pa kompromise Qeveria nuk mund të konstituohet,votohet dhe të themelohet: Në këtë situatë pat pozicionë siç u tha 60: 60 cila është zgjidhja dhe dalja e mundshme nga kriza,cila është forma dhe mënyra e daljes nga kjo krizë që e krijoni vetë, dhe thelloni për çdo ditë e më shumë pas zgjedhjeve e mbajtjeve të seancave të radhës edhe më thellë këtë bllokadë?! Zgjidhje të cdo problemi cdo herë ka pasur, ka e do të ketë veç duhet pak vullnet, që momentalisht si duket të gjithëve ju mungon: Sipas meje disa nga këto do të ishin:

            Kur e dimë të gjithë se në çfarë situate dhe gjendje jemi si shtet.

            E  PARA, urgjentisht duhet, pa hupur kohë, të bëhët Qeveri me bazë të gjërë, mundësishtë GJITHEPERFSHIRESE,ku të marrin pjesë të gjitha partit parlamentare, nëse kjo nuk ndodhë,sepse ju vet nuk doni, dhe duket se është e pamundur,për momentin, atëherë;

            E DYTA që të përkrahet PAN si koalicion fitues i dalur në zgjedhjet e fundit,mundësisht Qeveri stabile me shumicë,e nëse jo qoftë edhe vetëm me AKR e Zot.Bexhet Pacolli, që shihet se ka një kulturë Europiane për raste të tilla dhe i vetmi momentalishtë është dhe ka ofruar opcionet e veta për zhbllokimin e ngërçit politik nëse edhe kjo nuk bëhët,atëherë;

            E TRETA: Nëse jo, ti jepet mundësia koalicionit tjetër me LAA ( VV,LDK, AKR e të tjera), që për shumicën tani më dihet, por edhe ata sun i bëjn 61 vota! Nëse edhe kjo, jo, atëherë, pa hupur kohë aspak, duhet;;

a)Të bëhët QEVERI TEKNIKE , me expert eminent,të pavarur jashtëpartiak, nëse edhe kjo jo,

b)Të bëhët Qeveri, nga të gjitha partit, me RROTACION, me mandat, një vjeçar, Një herë mandat një vjeçar PDK,një vit VV, një vit LDK , një mandat  një vjeçar partit më të vogla si AAK, Nisma, AKR e partit e pakicave,apo gjysëm mandati pra dy vjeçar PAN e gjysëm mandati dy vjeçar koalicioni tjetër LAA, me partnerë tjerë, gjegjësishtë  sipas marrëveshjes!,nëse edhe kjo jo!

c) Atëherë zgjedhje të rea (jashtëzakonshme ),parakohshme,POR ME KUSHTE që ti mundësohet diasporës të votoe, kudo që ndodhet nëpër botë.Diaspora të votoe, me një parti të quajtur:”PARTIA E DIASPORES”, ku si shumicë që janë, plus ata 40% që s`kanë votuar e i kanë BOJKOTUAR zgjedhjet, plus familjarët tanë, që një pjesë e mire e tyre mvarët nga ne gurbetqarët mërgimtarë, të shpërndarë nëpër të gjithë rruzullin e botës, me siguri që do të jenë partia më e votuar, dhe jamë shumë i bindur se do të fitojnë që në rundin e pare mbi 50%.Ku do tu mundësohet që ta bëjnë Qeverin vetë sipas kushtetutes.Kështu së paku thotë matematika e thjeshtë!.

Diaspora, me kuadrot e veta, me intelektualët, do ta udhëhiqte në mënyrë  më të mire të mundshme profesionale shtetin e Kosovës që aq shumë e do! Ekonomistët dhe afaristët e diasporës do ta zhvilloshin Ekonominë dhe afarizmin e Kosovës pa hile e interesa të ngushta.Do ti pranoshin në marrëdhënje pune ata më të aftët pa anshmëri partiake e akroballëk.Së paku, pa mito e korrupcion, pa njohtësi,do të hapeshin vende të rea pune,për më të merituarit e më të aftët.Deputetët punëtorë,do tu mësoshin si punohët dhe rrespektohet orari i punës me përpikmëri e precizitet, ata që punojnë në sektorin e bujqësis, do tu mësoshin bujqësinë,ata që punojnë te lulet do ta bëshin pa e tepruar “Kopsht me LULE Kosovën e dashur.”Me gjithë ato resurse nëntoksore me vetëm punë dhe vetëm punë.Me një fjalë, do të bartnin experiencën e diciplinës në punë dhe zhvillimit modern perëndimor.Do të ishin shembëll, si punohet, ndërtohet, e zhvillohet shteti profesionalisht, në çdo lëmi. Ku do të ishte i kënaqur dhe i lumtur i gjithë populli ynë i dashur i Kosovës! Ku do të ndikonte që rinia e të tjerëve tu ktheheshte besimi dhe mos mendoshin për tu larguar e braktisur Kosovën,pra Perëndimin ta sjellim në Kosovë, e jo Kosovën në Perëndin e gjetiu nëpër botë!

Vetëm kështu do të zgjidheshin problemet e do të zhvillohej Kosova e do të hecte Kosova me hapa të shpejtë dhe të sigurtë,përpara e drejt  Europës, atje ku ndodhët dhe ku duhet realisht ta ketë vendin. Politikan që të gjithë pa dallim reflektoni dhe bini vehtës pas, sa nuk është edhe aq shumë vonë, populli i ka syt nga  ju, ai pret shum nga ju,e ju mos ua topitni ndjenjat kombëtare,mos ua hupni besimin.Ju të gjithë duhet ta kuptoni se çka është boll, është bollë!. Kosova sa më shpejtë duhet ta ketë Parlamentin,ta zgjedhë Kryetarin dhe nënkryetarët e saj, duhet ta zgjedhë e ta ket Kryeministrin, Ministrat dhe zv.Ministrat, dhe të gjitha digasteret, resorët dhe organet e saj shtetërore pa hupur kohë asnjë orë e asnjë çast,e me seriozitetin më të madhë tia filloni punës, e jo Parlamenti i saj të shndërrohet në Cirkuz të shëmtuar e të padëshiruar! Këte ia kemi të gjithë borxh popullit dhe Kosovës ton të dashur,çdo gjë tjetër eshtë e pajustifikuar dhe dikushi sot apo nesër duhet të mbanë përgjegjësi kushdo qoft ai e kushdo qofshin ata!

   Kosova dhe populli i saj pret zgjidhje praktike të problemit e jo fjalë boshe e bajate.Presim konstituimin komplet pa hupur kohë sa më të shpejt që është e mundur të organeve shtetërore, e të mos u japim shans të qeshin e tallën bota e armiqtë tanë me ne!

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar