Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 22.09.2017 06:31
Halit Naxhaku

​Deri kur do te( vete) mashtrohen Shqiptaret ne Maqedoni

Prishtinë | 11/03/2017 09:05

Shkruar nga: Halit Naxhaku

Nga momenti i të mërkurrës (01. 03. 2017) kur i ashtuquajturi president i ashtuquajturës Maqedoni, tregon haptazi se është president vetëm i një pjese të qytetarëve të saj, unë si qytetar lojal i këti shteti nga ajo dite qe edhe publikisht po deklaroj se nuk e njoh për president deri sa ai sillet i pa përgjegjshëm me opozitën e vecmas me ne shqiptarët e FYROMIT!

Nëse ai nuk reflekton për dhënjen e mandatit dhe para se gjithash nuk kërkon FALJE PUBLIKE lus që të njejtën gjë ta bëjnë edhe udhëheqësit e partive politike shqiptare, edhe anëtarëve të tyre që ua kanë dhënë votën si dhe  te gjithë popullit shqiptarë në Maqedoni që të mos e njohe për president të vetin, një njeri si Ivanovi! Te mos e mundësojmë e as ta lejojmë që ai ti mbroe edhe interesat e ne shqiptarëve…ashtu si dëshironë ai  vetë,por ashtu  si na takon dhe duam ne !

   Në realitet po shihet edhe në praktik se që nga koha e sundimit turk ,,luftrat Ballkanike, Luftën e parë dhe sidomos të DYTEN botërore, jemi (vetë) mashtruar me do proletariate e „VLLAZERIM BASHKIM-“.U mashtruam apo u vetëmashtruam me DEMOKRACINE, që e kuptuam sprapthi, së fundit u mashtruam apo vetë mashtruam me marrëveshjen e Ohrid, u besuam dhe u (vetë) mashtruam me  koalicionet herë me LSDM e herë me VMRO-DPMNE, që po të deshin dhe të kishin sado pak interesim e vullnet, qoftë njëra apo tjetra do ti kishin zgjedhur moti këta probleme e të drejtat që na takojnë do të ishin realizuar ka hera, por fatkeqësishtë s është e mundur kur ata i kanë përkrahur edhe disa lider partiak e paria shqiptare tash akoma sun dalim nga amullia edhe më tej u besojmë herë Gruevskit, e herë Zaevit. Të mos harrojmë për ne që të tre e të gjithë me përjashtime janë të njejtë. Këtë më së miri e dëshmoi Ivanov…

Jam i prirë të mos besoj, jeta më ka kalitur dhe më ka mësuar të jem i tillë! Për gjithë këto 62 vjetë nëpë rrebeshet e kohës që kam kaluar, nëpër katrahurat e pafundë droj se krejtë kjo cka ndodhë në IRJM-së është loj dhe strategji e përbashkët e dy forcave kryesore te partive politike sllavo-maqedonase, dhe këta reagime, protesta bëhën me qëllim që kinse për do arsye banale tani më të njohura, nuk i lepet Zaevit-LSDM-së me përkrahjen edhe të partive politike shqiptare, dhe pastaj të bëhët koalicion i gjërë VMRO-DPMNE me LSDM, dhe po ta hanë edhe e partive shqiptare, apo këta të fundit do të shërbeshin si deri më tash dekor, apo edhe me gjithë përkrahjen e ndërkombëtarëve se pa shqiptarët smund të ketë qeveri e as Maqedoni, ata do të ishin e shërbenin si argat, do tua mbashin ison. platforma nuk e prish dhe s ka si e prish Maqedonin, shtetin e prish Ivanov dhe protestat pa lidhje kundër shqiptarëve që brohorisin dhe shkruajnë pankarta “dhoma gazi për shqiptarët!!!

   Prandaj shqiptarët duhet të mbushen me mendë dhe një herë e përgjithmonë nëse edhe më tutje Ivanov nuk ja jep mandatin opozitës ku marrin pjesë edhe shqiptarët, vetëm me arsyetimin e platforms shqiptare dhe gjuhës shqipe që nuk kërkojnë asgjë më shumë pos të jenë vetëm të barabartë me SLLAVO.MAQEDONASIT atëherë shqiptarët e Maqedonise, duhet ta bëjnë shtetin, dhe Parlamentin e tyre në këte republik të brishtë dhe ta zgjedhin presidentin e VET dhe të gjitha organet e veta, dhe jo të bëhen cdo here lypsa për të drejtat e veta që u takojnë!!! Ndryshe ju në rrugën tuaj ne në tonën, ju nëpër shtëpitë tuaja ne në tonat, ju në pjesën e shtetit tuaj ne në tonën, qe e kemi me shekuj!

   Ndarjen dhe përcarjen nuk e deshëm dhe as e bëmë ne, por përkundrazi ju:, Gruevski, Zaev e sidomos Ivanov. Problemet i sollët ju kësaj radhe pozitë-.opozitë, e pse vec ne ti vuajmë cdo herë pasojat?!

   Si mund ti arsyetoni protestat kundër gjuhës shqipe e nesh?! Po të ishim ne ata që do të  organizoshim dhe brohoritshim parrolla, e shkruanim pankarta kundër jush,të sulmoshim njerëz të pafajshëm cka do bëheshte e cka do të ndodhte?!

  Shqiptarët të veprojnë komform situatës së imponuar dhe të mos mashtrohen e vetëmashtrohen edhe më tutje, por të punojnë për vehtën e tyre, dhe pas ardhësve të tyre. FYROMI cka kërkon herët a vonë ate do ta gjeje!, por jo cdo herë në dëm dhe kurrizin tonë .Cka është bollë është boll! Ata kanë nevoj për ne dhe jetojnë nga tatimet parat dhe djersa jonë. Bashkëjetesë me forcë nuk mund të ketë! Këte e dinë që të gjithë pos Ivanovit e disave që janë në shërbim të politikës ditore!...Cdo problem dhe krizë ka zgjedhje, por Maqedonia qëllimisht ka zgjedhur rrugën e gabuar dhe vazhdon ta trasoj deri në pafundësi!

Halit Naxhaku  SG Zvicer

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar