Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 06:18
Halit Krasniqi

​Fushata elektorale dhe pritjet e votuesve!

Prishtinë | 19/09/2019 07:35

Shkruar nga: Halit Krasniqi

Opinioni ynë aktualisht është koncentruar në dy objektivat e programit elektoral të PDK-së. Në premtimin për ta zhdukur korrupsionin dhe nepotizmin. Këto dy dukuri i kanë krijuar mjaft sfida zhvillimit të gjithmbarshëm të vendit tonë. Nuk ka qenë vështirë të ideohen si dukuri. Por ka qenë e pa pritur për opinionin e gjerë që të bëhen moto e PDK-së, e cila është kaq gjatë në qeverisje dhe bashkëqeverisje të vendit. Kjo është PDK e ndryshimeve të mëdha historike. Sepse brenda saj ka kapacitete të padukshme, më të fuqishme se të ekspozuarit e saj në aksidente publike me ligje e rregulla që doemos do të jenë alfa dhe omega e drejtimit të vendit tonë me qeverisjen e re të PDK-së.

Por këto dy objektiva parësore nuk janë të vetme dhe strategjia e programi për zhvillimin e vendit në qeverisjen e PDK-së është hartuar në shumë shtylla. Disa nga ato janë:

Përqendrimi në shtetin ligjor të së drejtës, funksionimi i sistemit të drejtësisë në të gjitha hallkat e saj; në rritën e sigurisë në të gjitha aspektet duke bërë ndërhyrje të duhura vertikalisht e horizontalisht; në reforma arsimore, sipas plan programeve të hartuara nga ekspertë eminent vendor dhe ndërkombëtar, të pa konsultuar deri tani, për të përmirësuar dobësitë aktuale; në politika shëndetësore nga përmirësimi i infrastrukturës shëndetësore, në objekte dhe teknikë e teknologji bashkëkohore, deri te lehtësirat farmaceutike; në mëkëmbjen e degëve të industrisë dhe në zhvillimin e sektorëve të agro ekonomisë, duke iu përshtatë kushteve të reliefit tonë specifik; në përmirësimin e skemave sociale dhe rritjen e pensioneve në skema të parapara adekuat me zhvillimin ekonomik të vendit. Sikurse do të ndodhë edhe me pagat në sektorin publik në çdo vit buxhetor, do të shikohen mundësitë e ngritjeve të tyre në përqindje të lejuar nga mundësitë buxhetore. Vëmendje të merituar në krijimin e kushteve për zhvillimin e më tejmë të sektorit privat, pasi e vlerësojmë se është motor i zhvillimit të gjithmbarshëm ekonomik të vendit. Duke kërkuar përmirësimin e marrëdhënieve kontraktuese të punëtorëve me punëdhënësit.

Në të gjitha ministritë, këto studime të përpunuara me përkushtim nga ekipe të përgatitura, do të jenë prioritet në politikat e ministrive përkatëse.

Nga Ministria e Financave që e kemi udhëhequr gjatë këtij mandati, kemi krijuar një sërë reformash të politikave fiskale, të cilat kanë dhënë impulse pozitive në sektorin privat. Kemi premtuar se nuk do të ketë tatime të reja dhe këtë premtim e kemi mbajtur. Gjithashtu, tani në fazën e qeverisjes së ardhshme, premtojmë se nuk do të ketë ngritje të tatimeve ekzistuese.

Gjatë krijimit të strategjisë për zhvillimin ekonomik të vendit tonë, janë nxjerrë vendime për lirimin nga tatimi doganor i lëndës së parë të produkteve, linjat e të gjitha prodhimeve, të IT-së, pjesë rezervë të te gjitha linjave të prodhimit, si dhe lehtësira tjera individuale për kategori të caktuara. Kjo është bërë me qëllim që të rritën mundësitë prodhuese në vendin tonë dhe të hapen perspektiva për vende të reja pune. Ndërsa lehtësirat individuale janë bërë për motive humanitare.

Trendi i ikjes së fuqisë punëtore dhe i kapaciteteve profesionale me kualifikime përkatëse, ka qenë proukupimi ynë i madh deri në kufijtë alarmues për të krijuar sistem funksional me kushte dhe mundësi të barabarta për të gjithë me qëllim edhe për ta ndalur këtë trend të ikjes nga vendi, e cila ka pasoja aktuale dhe afatgjata në shumë aspekte.

E gjithë strategjia e zhvillimeve nga këto plane studimore që kanë bërë ekipet tona në PDK, sipas ekspertëve të ekonomisë, parashihet të ketë një rritje ekonomike të qëndrueshme deri në 8% dhe kjo është mjaft inkurajuese për njohësit e çështjes dhe gjithashtu e tillë duhet të jetë edhe për qytetarët.

Në planifikimet tona, kemi studime dhe analiza për zhvillim afat shkurtër, afat mesëm dhe afatgjatë të vendit tonë.

Po dëgjojmë premtime nga subjektet elektorale se si do të sjellin reforma në politikat fiskale. Ne në debatet tona vejmë buzën në gaz dhe qeshim me deficitet që dëgjojmë nga të tjerët në akceptimin e plotë të zhvillimeve konkrete me trendet e zhvillimit të ekonomisë globale.

Lidershipit në paraqitje edhe mund t’i falet disi, megjithëse edhe ai duhet t’i përvetësojë ligjet e domosdoshme të këtij zhvillimi ekonomik, por ekspertëve të fushës assesi.

  Gjithashtu ekspertët e subjekteve tjera nuk e kanë kuptuar sikur ekspertët e ekonomisë në PDK, që marrja e vendimeve dhe masave të duhura për ta ndalë informalitetin rritë buxhetin e Kosovës. Jo ngritja e tatimeve dhe e obligimeve doganore. Ne në PDK, vëmendje të veçantë kemi koncentruar te ulja e tatimeve dhe te zvogëlimi në obligime doganore. Kur trajtohet kjo temë dhe kur deklarohet kjo qasje me këto parime, vetvetiu lindë pyetja: si do ta rrisim Buxhetin e Kosovës?

Natyrisht se kjo do të bëhet realitet vetëm duke realizuar parashikimet në të gjitha shtyllat e politikave tona zhvëllimore që shkurtimisht po shpalosen si premtime elektorale nga përfaqësues të PDK-së.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar