Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 23.02.2019 02:54
Halit Krasniqi

​Dy diskurse rrufe mbi Kosovën!

Prishtinë | 10/02/2019 21:51

Shkruar nga: Halit Krasniqi

Shumë bubullima dhe vetëtima elektrizuese po dëgjohen mbi gjeografinë e Kosovës aktualisht. Sot do të ndalem në dy prej tyre.

Njëra rrufe nga hapësira e Kosovës e nxjerrë nga kopeja e operativistëve në role e detyra të ndryshme që janë akomuduar përkohësisht për mallkimin e tyre dhe të vendit tonë në autoritete etatiste. Përmes formulimeve shumë sinjifaktive se nëse preket Mitrovica do të ketë luftë. 

Kjo në dëgjim të parë përbënë një formulim simpatik, por realisht është shumë e dëmshme. Jo për faktin se përmendët mundësia më e ashpër e regimit të shqiptarëve që është konkludim real, por naiviteti i përmbajtjes në aspektin logjik i ndërtimit të fjalisë dhe nënteksti semantik kapitullues, duke e preferuar epilogun disfatist. Vetëm se e mbështjell tejdukshëm me një mbulesë që asocon në një zhargon me konotacione kushtrimi për triumf.

 
Kjo në qarqe diplomatike, në qendrat e analizave politike dhe në estabilishmentet që lëvizin kompasin dhe ingranazhet për të krijuar realitete të reja gjeografike, lexohet në të vërtetë ashtu siç edhe është thënë: eminenca të marrëdhënieve ndërkombëtare, mund te hyni me thikë e gërshërë për të prerë hartën e Kosovës nga Jarina në thellësi deri në 50 km, dhe nuk do të reagojmë. 

Por, po qe se vazhdoni më tej, për ta ndarë qytetin e Mitrovicës përmes lumit Iber, atëherë nga shqiptarët do të ketë luftë. Ky është një koncept rrëqethës i katapultuar nga Beogradi përmes dishepujve operativistë në role të ndryshme, e i përvetësuar paturpësisht nga kopeja jonë gjithë fare. 

Pa u ndalur në cilësorët e merituar për ta, e dëshprues për ne, të cilët janë të verbuar nga deliri i madhështisë së tyre, të harlisur nga hija e tyre në mëngjeset me diell dhe të atillët që janë të detyruar të kryejnë shërbime të radhës. 

Pa pasur në konsideratë dokumente relevante për Republikën e Kosovës të nxjerrë nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare që janë domosdoshmërisht tejet obligative dhe të pa diskutueshme në marrëdhënie ndërkombëtare.

Populli ynë ka një empiritë pasur dhe nga ajo ka krijuar tregime sugjestionuese e me akcente kushtrimtare. Kush ka nxjerrë mësime nga to, do të jetë i qetë sot e gjithë jetën dhe krenar në këtë kohë e gjithmonë ai dhe brezat e tij. Gjithashtu lavdia përjetësisht do të jetë sa të flitet shqip. 

Që nënkuptohet, përgjithmonë. Kush nuk preferon përvetësimin e tyre, sa do lavdi që të ketë krijuar nga përkushtimi i deritashëm, kjo kohë do ta djegë gjithë shkëlqimin e saj, bashkë me të edhe kontributet qofshin edhe në përmasa të lapidarit. Kjo do të ndodhë pa keqardhje, pa dhimbje e pa mort. Shtytës kryesor do të jenë dy motive të theksuara me fuqi eruptive me qëllim të përthekoj dy kohë: sot për ndëshkim dhe nesër për mbamendje, mësim për breza!

Rrufeja e dytë erdhi nga institucionet e shpresës sonë evropiane.Pas miratimit të ligjit mbi gjigantin tonë të krenarisë së dikurshme dhe të shpresës sonë në të ardhmen e Trepçës. E cila në të kaluarën nën okupim kishte mbi njëzet mijë të punësuar dhe me një listë të gjatë prodhimesh që ishin vitale për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe jo vetëm të saj. 

Të gjithë u gëzuam kur është votuar në Kuvend ky ligj që e shpëtoj nga gllabërimi i mundshëm ligjor përmes mortit të privatizimit dhe nga plandosja drejt  vdekjes së saj të ngadalshme, siç është duke ndodhur gradualisht deri tani.
Reagimet nga autoritete të BE-së, për këtë ligj kanë dekonspiruar një teori të konspiracionit me një lëmsh protagonistësh e me efekte të hiroshimes, nëse lejohet të zhvillohet e të përsëritet vetëm edhe njëherë. 

Ky reagim nga Brukseli duhet të shërbej si një kambanë për reflektime të fuqishme dhe me intelekt të autoriteteve kompetente të Kosovës. Përndryshe pasojat do të jenë të pa parashikueshme për vendin dhe për protagonistët vendorë që kanë toleruar një realitet të tillë.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar