Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 18.11.2019 06:43
Halil Selimi

​Kush nuk ka të ardhme - thirret vetëm në të kaluarën!

Prishtinë | 02/10/2019 20:08

Shkruar nga: Halil Selimi

E kaluara nuk mohohet, por e ardhme nuk bëhet, përveç nëse mbrapshtshkohet!

Është legjitime të kërkosh pushtetin dhe paralelisht me dëshirën të shpalosësh edhe zotësitë personale, ekipore dhe rrethanore që justifikojnë këtë pretendim. 

Por, të thirresh në vlerat fiktive të një pararendësi, pa ofruar asgjë nga vetja, përveç trashëgimisë, nuk është meritë për të qeverisur, por keqpërdorim i historisë.

Të thirresh sot, në politikanët dhe politikat disfatiste, të vdekura dëshprimisht qysh gjatë luftës çlirimtare, bashkë me marrëveshjet e kobshme për Kosovën dhe në shërbim të Serbisë, të cilat vetëm lufta çlirimtare i mbylli pavlershmërisht në sirtarët e Serbisë, është më shumë se histeri haliçinante!

Është çmenduri e ethshme dhe delir i një dëshire të pakontrolluar perverse për pushtet, me çdo çmim! Diçka që mund ta paguaj Kosova edhe pas 20 vitesh Lirie të brishtë dhe jo akoma të plotë përfundimisht! 

Të thirresh në viktimat, duke mohuar luftën dhe duke luajtur viktimën edhe në politikë, pastaj të diferncosh me vija të kuqe edhe sot, njëlloj si paraluftës, është dëshpërim i rrezikshëm dhe me mundësi pasojash si të paraluftës, për Kosovën akoma në udhëkryq. 

Prandaj, nuk duhet krahasuar këto dy kohëra të ndara me një luftë në mes dhe që nuk ka politikë, politikan, as pushtetar që mund t’i rikthejë!

Lavdi UÇK dhe gjithë luftëtarëve të Lirisë!

Rroftë Kosova e Lirë!

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar