Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 17.01.2018 02:04
Haki Morina

​Një jetë e vështirë (11)

Prishtinë | 04/10/2017 08:51

Shkruar nga: Haki Morina

Ne tregimet per vitin 1982, kur perjetova torturat me te medha, gjate hetimeve, kam harruar t'iu tregoj, qe u burgos edhe vellau im i dyte Muharremi! Bashkeveprimtari tjeter, Shefqet Kryeziu, pat shpetuar, sepse pak dite para se te burgoseshim, ai u arratis ne Shqiperi, ku qendroj deri pas luftes se fundit! Se di a kam harruar t’iu tregoj, qe vellau i madh, ishte burgosur nje muaj ne vitin 1981, dhe me vone ne vitin 1985 disa muaj! 

Nderkaq, i vetmi, nga 5 vllezerit, qe shpetoj pa u burgosur gjate viteve 80-ta, ishte vellau i trete Salihu, por megjithate, as ai nuk shpetoj pa u burgosur dhe pa u torturuar rende, disa muaj, ne vitin 1991! Nje vit pasi u denova, me 5 janar te vitit 1985, me vdiç nena! 

Ajo vuajti, ato kater-pese vitete e fundit te jetes se saj, ne menyre te tmerrshme! Ato dhimbje te medha, lidheshin drejtperdrejt me perndjekjet ndaj femijeve te saj (ne vitin 1981, une isha 17 e Tafili ishte 15 vjeçar) Jo shume kohe, para se te burgosesha heren e trete, pas se ciles edhe u denova, nena kishte filluar te ankohej e te me thoshte shpesh: shpejt do te vdes! 

Por shtonte se, para se te vdes, do te donte ta vriste ndonje nga UDB-ashet, e sidomos Ajet Gashin!  Me kane treguar te tjeret, pas daljes nga burgu, qe kishin patur rastin, ta shihnin nenen time, ne kryqin e Kijeves, ku kishte qarkullim te madh te njerezve dhe stacion autobusi, duke ja perplasur Ajet Gashit, mallkimet me te renda qe mund t’i bej nje nenen nje persekutori, per zullumin qe po u bente djemve te saj! (Ajet Gashi eshte vrare gjate luftes)! 

S’kam si te mos e kujtoj, ne kete rast, viziten e fundit te nenes, komunikim dy tre minutesh, mes grilave te shpeshta! Ftyra e saj ishte nxire, dhe shihej qe se kishte larg! Edhe nga jashte, shihej qe dhimbjet e saj s’kishin fund! Ne ndarje, me shikoj thelle e me tha: -Mos u bej merak, une do te vij prap, une do te vij prap!

Por tingujt e saj me vinin ne vesh sikur thoshte: Une s’do mund te vi me, une s’do te mund te vi me! Dhe ajo nuk erdhi me! Ajo vdic me 5 janar! Vellau i madh Zeqiri, kishte ardhe ne Drejtorine e Burgut per te kerkuar leje per mua dhe Tafilin, qe te merrnim pjese ne varrimin e saj, qe nuk ishte me larg se 35 km prej burgut ku ishim ne! 

Vellau Zeqiri, rrefen se kot u perpoqa ti bindi per leje! Ishin te vendosur dhe te prere, qe te mos jepej leja! Rruges duke u kthyer, rrefen vellau, nuk me vinte asnje fjale tjeter ne mendje, pervec: «o shqiptaret e zi, o shqiptaret e zi», te cilen e perserita derisa arrita ne shtepi! 

Ne ate kohe, pati rene nje debore e madhe, me e madhja qe mbahet mend deri sot! I gjithe fshati ishte organizuar per ta hapur rrugen, nga shtepia deri tek varri, sepse edhe varrezat e fshatit ishin mjaft larg nga shtepia jone! Meqenese nuk na kishin lejuar ne varrim, familjaret nuk kishin patur guxim, te na tregonin per vdekjen e nenes, as mua e as Tafilit! 

Nje muaj me vone, me thirren ne katin e trete, ne zyrat e „torturimit“, se di si ti quaj ndryshe, sepse per gje tjeter nuk sherbenin ato! Kur hyra ne zyre, shoh babain dhe vellaun Zeqirin te ulur. Ma mori mendja qe ishte lajm i keq, por se besoja qe lajmit per vdekjen e nenes do ti bashkohej edhe lajmi per vdekjen e djalit te xhaxahit, 36 vjecar, Ramadanit! 

Nuk dija si te shfryhesha, dhe fillova t’i shaj udbashet prezent: Xheladin Beqirin, dhe dy te tjere, qe me duket ishin Mehmet Hasku dhe Mustafe Radoniqi! 

Pas perplasjes verbale me ta, qe shkoj deri ne sharje reciproke, me nxoren nga dhoma, pa mundur te pershendetem me babain e vellaun! 

Rruges, gardianet e rastit me shikon me njefar dhimbje dhe kur u futa ne dhome, ua ofrova nga nje cigare te gjitheve duke ua dhene lajmin dhe kerkova te mos me fliste askush, sepse s’mund te qendroja me ne kembe, e me duhet te pushoja! Edhe sot nuk e kuptoj, sesi kishte mundesi, qe sapo u shtriva ne shtrat, te me marre nje gjumi i rende…!

E pastaj, rreth dy jave te tera, nuk me flitej me askend! Momentin e vizites se fundit ne burg, te nenes sime, e kam perjetesuar ne poezine time te shkruar kohe me pare:

NENES SIME

Kur më the "do te vij prap",  na ndante liria e grilave në mes, unë i pashë sytë e tu, dhe shikimin e jetës në fund.

Ndjeja se s'mund të vije prapë, për të më ndjekur përgjithnjë, por shikimi yt dhe kujtimi, janë me mua në përjetësi.

Sytë e tu si sytë e zotit, përjetësisht pas i kam, as ndalimi në akt varrimi, nëna ime nuk na ndanë.

Ah zemra jote, ah zemra jote, veç ajo e di, se si thyhet një zemër nëne për birin dhe lirinë.

(vazhdon)

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar