Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 19.09.2018 11:34
Gëzim Mekuli

​Rrjetet sociale – Gënjeshtra shpërblehet

Prishtinë | 13/03/2018 08:16

Shkruar nga: Gëzim Mekuli

Lajmet e rreme përhapen në Twitter më shpejtë, më shpesh dhe më gjerësisht se sa lajmet e vërteta. Këtë e kanë vërtetuar studiuesit në bazë të 4,5 milion përdoruesve të Twiter-it.

Shkruan në gazetën gjermane der Spiegel, Eva Wolfangel

Soroush Vosough kishte filluar doktoraturën në «Laboratory for Social Machines» mu në kohën kur është qëlluar me plumb për vdekje polici Sean Collier, si pasojë e atentatit në maratonin e Bostonit. Kjo kishte ndodhur me 18. prill 2013 në kampusin e Institute of Technology të Massachusetts. “Në të vërtetë dëshiroja të bëjë diçka për semantikë», thotë linguisti i kompjuterave, d.m.th t`ia mësoj kompjuterit kuptimin e gjuhës njerëzore. «Pas atentatit këtu shpërtheu një kaos», kujton ai, «neve na u duk Twitter shumë i dobishëm për të zbuluar se çka po ndodhë aty, në kohën e vërtetë.”

Mirëpo shumë shpejtë u vërtetua, se Twitter shpesh nuk kishte të drejtë.

Rezultati akademik i asaj, se çka e kishte nxitur Vosoughin në vitet e fundit, mund të lexohet në Journalin aktual «Science». Ai kishte hulumtuar, së bashku me kolegët e tijë, se në çfarë mënyre përhapen lajmet e rreme dhe thashethemet përmes Twitter.  “Frikshëm shpejtë dhe në mënyrë shumë më të gjerë dhe më të thellë, se sa që përhapet e vërteta», thotë ai. Studiuesit e MIT-it kanë vlerësuar më shumë se 4,5 milionë përdorues të Twitter dhe këtë në dymbëdhjetë vitet e fundit¨.

Është hulumtimi më i madh dhe i vetmi lidhur me këtë temë, i cili nuk merr parasysh vetëm zgjerimin e disa lajmeve të caktuara përmes mediave sociale, por edhe rreth 126.000 lajme të ndryshme nga shtatë lëmi të ndryshme duke u nisur nga politika, shkenca, terrorizmi dhe katastrofat natyrale.

Një kualitet tjetër” sesa në botën analoge

Por çka është e vërtetë dhe çka është e rreme?Në lidhur me këtë Vosoughi dhe kolegët e tijë kanë gjetur një zgjidhje me ndihmën e gjashtë organizatave «Fact-Checking». Vosoughi programoi gjithashtu një algoritëm, i cili i identifikonte postimet në twitter, të cilat kishin të bëjnë me lajmin e njejtë. Në këtë sistem gjigant elektronik, të përbërë nga postimet me përmbajtje të rreme dhe të vërteta, studiuesve u kishte tërhequr vëmendjen, parasegjithash, një model kryesor, sqaron Sinan Aral, njëri nga udheheqësit e ekspertëve të Mediave Sociale në MIT:  «Lajmet e rreme janë shumë më të detajuara, se sa lajmet e vërteta; Pra duket se përdoruesit më me dëshirë i shpërndajnë informatat e detajuara.»

Së pari kjo tingëllon si diçka jobefasuese: Këtë mekanizëm e njohim nga jeta analoge. A tregon ky studim pra, se sjelljet në jetën analoge përputhen me sjelljen e jetës digjitale? Arali thotë: « Ne nuk mund të krahasojmë botën «offline» me atë «online», në mënyrë shkencërisht korrekte, mirëpo është e qartë , se lajmet e rreme shpërndahen «online» në nje tempo të pabesueshëm-  dhe janë një tjetër kualitet.»

Sipas këtijë studimi, lajmet e rreme shpërndahen me gjasa 70 përqind më të larta, se lajmet tjera. Po të ishin gjasat 100 përqind, atëherë i bie se një postues mesatar, do të postonte lajme të rreme dyfish më shumë, se sa  që do të postonte lajme të vërteta. Pra 70 përqindëshi është i qartë. «Kjo ka pasoja të dukshme e dramatike për shoqërinë tonë», paralajmëron Arali. Në këtë mënyrë, për shembull, një tvitt i shpërndarë, për kinse atentatin kunder Barack Obamës, në kohën kur ai ishte në detyrë, kishte shkaktuar aq shumë pasiguri në bursë, sa që shkaktoi humbje në vlerë prej 130 milliardave dollarësh. Dhe e gjithë kjo, vetëm se njerëzit shpërndajnë me dëshirë gjëra që befasojnë?

Njerëzit shpërndajnë më me dëshirë lajme të këqija, se sa të mira.

Si shtesë vjen deri te mekanizmi shpërblyes i mediave sociale: Ai që shpërndan shumë risi të reja befasuese, arrin një status më të lartë shoqëror», thotë Aral. Vasaoghi shton, se për shumë postues nuk është aspak e rëndësishme , se a e përhapin të vërtetën: « Ata thonë: i vërtetë apo i rremë, për mua njësoj. Është postim i mirë.»

Në vijim, dikush shpërndan lajme të rreme në mënyrë të sistemuar, për shembull për të dëmtuar dikend qëllimisht ose për ti shërbyer interesave të veta.

Kjo mundë të shpjegojë, se si lajmet e rreme, nga lëmia e politikës përhapen më së shumti, në krahasim me lamitë tjera, sikurse që janë katastrofat natyrale. Studiuesit i kanë përjashtuar nga analiza e tyre robotët. D.m.th efekti rrjedhë veq nga veprimi njerëzor- me qëllim për të dëmtuar dikë, apo nga nevoja e të përhapurit të risisë. “Në lidhje me këtë  nevojë,egzistojnë shumë hulumtime nga fusha e shkencave të komunikimit», thotë Deb Roy, drejtor i MIT laborit për «Social Machines»: « Njerëzit shpërndajnë edhe në jetën analoge më me dëshirë lajme të këqija sesa lajme të mira dhe më me dëshirë lajme të reja se sa të njohura.»

Këshilla për lexim

Se cili është motivi i postuesve, nuk mund të shpjegohet në bazë të të këtyre të dhënave, thotë Vasoughi.  «Kur është fjala për intervenim të mundshëm, duhet të kuptojmë se si përdoruesit e twitter i postojnë lajmet e rreme. « Nëse ato shpërndahen nga mosdija, atëherë këtu do të vinin në ndihmë fushat e mediave. Përveç asaj ekziston edhe ndihma teknike: Vosoughi ka përpiluar nje algoritëm, i cili i njeh lajmet e rrejshme me përpikshmëri prej 70 përqind. “Është e mundshme për shembull që të verifikohen lajmet për nje sulm terrorist në kohën e ndodhjes- para se të kenë kohë ta bëjnë një gjë të tillë».

Lajmet e rreme janë edhe model i tregtisë

Dhe me këtë do të ishte i mundur «riparimi» i sistemit  shpërblyes, thotë  Aral: “Sa më gjatë shpërblehet  shpërndarja e lajmeve të rreme, aq më gjatë ato shpërndahen.»

“Përveç që kjo sjell status social, sjellë veprimi në masë të madhe edhe shumë të holla në formë të klikimeve të ofertave financiare. «Këtë e tregon edhe një shembull nga Maqedonia, kur njerëzit shpërndanin lajme të rreme, sepse kjo ishte më lukrative se sa e vërteta. Ata nuk kishin aspak interes politik.»  Algoritmet e rrjetave sociale do të kishin mundësi të dënojnë lajmet e rreme, duke i sortuar këto në rang më të ulët të «streams lajmeve» të përdoruesve. Mirëpo a kanë kompanitë interesim ta bëjnë këtë?

Interakcioni është fundi i fundit paraja e tyre. “Kompanitë e mediave sociale, e dinë shumë mirë, se kjo është një pikëpamje shkurtëpamëse, thotë Aral.

Twitter ka bashkëfinancuar studimin aktual.  A i ka komentuar kompania rezultatet? A është ajo e hapur, që t´i dënojë lajmet e rreme në ndonjë farë mënyre? « Këtë nuk kam guxim t´a them» , thotë Aral, « por më besoni, Twitter dhe Facebook e shohin problemin; ata dëshirojnë të konsiderohen si platforma serioze.     Kjo shihet edhe në thirrjen për ndihmë, qe e ka bëre shefi i twitter Jack Dorsey, i cili javën e kaluar kishte kërkuar publikisht ideja për pengimin e lajmeve të rreme.

Këshilla për përditshmërinë në online: Në këtë mënyrë i zbuloni Lajmet e rreme:

A është burimi serioz?

Nëse ndeshni në një lajm spektakular, së pari vërtetoni burimin e lajmit. Kur « Denver Guardian» kishte lancuar një lajm të rremë, gjatë zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara te Amerikës, do të kishte mjaftuar po të ishte kërkuar emri i mediumit në google. « Denver Guardian» nuk ekziston fare, ashtu sikurse kishte konstatuar «Denver Post», një gazetë reale. Faqet e lajmeve serioze përmbajnë një Impressum dhe nuk e mbajnë sekret pronarin e faqes.

Është interesante të shikohet, se cfarë ka publikuar ajo faqe deri më tani. A është ndoshta lajmi i parë  spektakular, në të vërtetë kontributi i parë  i asaj faqeje në përgjithësi? A ekziston ajo faqe kinse tradicionale? Apo poston ajo faqe haptazi lajme idiotike?

A është fjala për një lajm satirik?

Çka përmban vërtetë vetë artikulli- dhe Çka përmban ballina?

Nga vjen informacioni?

A është shpjeguar burimi në mënyrë korrekte?

A bie në grackë të një lajmit klasik Fake, dmth të rremë?

A është me të vërtetë informata brisante?

A tregon një foto në të vërtetë atë që faqja premton ?

Sa e re është një video, e cila është kinse një video e re?

A mund ti ndihmojë përdoruesve të tjerë?/Der Spiegel/ MekuliPress.info/

 Ky artikull është marrë nga MekuliPress. Nga gjermanishtja e përktheu dhe e përshtati, Edita Mekuli.

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar