Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 19.10.2019 10:10
Faton Bislimi

​Lideri i Ri i LDK-së

Prishtinë | 01/08/2019 10:52

Shkruar nga: Faton Bislimi

Vetem pak ditë na ndajnë nga kuvendi zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe ajo që pritet të ndodhë në këtë kuvend nuk është me rendësi vetëm për LDK-në, por edhe për Kosovën dhe ecjen politike të vendit tonë.

Sic dihet, ky kuvend do të zgjedhë edhe liderin e ri të LDK-së, i cili do të bartë mbi supe barrën e kthimit të shpresës politike tek Kosovarët. Lideri i ri i LDK-së do të bartë edhe përgjegjësinë për kurorëzimin e përkrahjes publike në rritje ndaj LDK-së me votë për të dhe për krijimin e qeverisë së re të vendit nën udhëheqjen e LDK-së. 

E sfidat që e presin vendin në të ardhmen nuk janë aspak të vogla. Kjo do të thot, njëkohësisht, se sfidat që e presin liderin e ri të LDK-së, janë po ashtu kogja serioze. 
LDK si parti institucionaliste dhe me një histori vlerash politike që kanë dëshmuar pjekuri dhe emancipim politik në vazhdimësi, bartë me vete edhe trashëgëminë e kulturës politike dhe veprimit politik të Presidentit Historik të Kosovës dhe liderit historik të vet LDK-së, Dr. Ibrahim Rugova.  

Andaj, kuvendarët e LDK-së që do të përcaktojnë liderin e ri të partisë, njëkohësisht, përmes tij do t’i japin kahje edhe politikës së vendit për të ardhmen e afërt. Barra që bije mbi ta nuk është e lehtë. Delegatët duhet të shohin kuvendin zgjedhor në fjalë përmes prizmës së bagazhit politik e kombëtar që bartë LDK si subjekt politik por edhe përmes vizionit që duhet të ketë lideri i ri ashtu që LDK të luaj rolin e vet vendimtar për të ardhmen e vendit. 

Në këtë kontekst, janë përfolur e përfolen edhe sot, disa emra për personin që do duhej të merrte timonin e LDK-së. Secili prej tyre është meritor në një mënyrë ose mënyrën tjetër të vlerësimit. Por, ka një që më së miri përmbushë dëshmueshëm atributet që lideri i ri i LDK-së duhet të ketë, në kuadër të përgjegjësive që e presin dhe viz-a-vi bagazhit politik të vet LDK-së. 

Tani që jemi në dekadën e dytë të pavarësisë së Kosovës dhe të shkuarjes në amshim të Presidentit Rugova, filozofia politike e LDK-së gjendet në një stad të zhvillimit të brendshëm që kërkon pragmatizëm politik modern të bazuar në rugovizëm. Shumë flasin për rugovizmin, por pak e kuptojnë atë, e edhe më pak dijnë ta implementojnë atë si teori politike në veprimet e tyre ose të paktën në mendimet e tyre politike. 

Pragmatizmi politik modern i bazuar në rugovizëm që i duhet sot LDK-së por edhe Kosovës është asgjë më shumë se post-rugovizëm. Post-rugovizmi, pos që bazohet në rugovizëm, merr për sipër edhe vlerat e dëshmuara lideriste, ndërlidhjen e gjeneratave, kulturën politike paqëdashëse, dhe kështu shpije përpara jo vetëm LDK-në por edhe politikën kosovare në përgjithësi. Andaj, ky emancipim politik i bije hise liderit të ri të LDK-së.

Pra, del që lideri i ri i LDK-së, pos që duhet të jetë një rugovist në aspektin e veprimit politik, ai po ashtu duhet të jetë një vizionar post-rugovist në aspektin e ndërtimit të lidershipit të ri të partisë; dikush që bartë përvoja të drejtëpërdrejta në pozita udhëheqëse të politikbërjes të besuara nga vet Presidenti Rugova; dikush që në bashkëpunim me Presidentin Rugova ka ndërtuar miqësi dhe rrjet përkrahës për vendin nëpër botë (vecanërisht në SHBA e Evropë); dikush që mbi supe ka bartë përgjegjësi jo të lehta të negociimit për cështje kyce të procesit shtetndërtues të Kosovës; dikush që nga përvoja politike ka mësuar më së miri se si kthehet simpatia politike e masës në votë masive; dikush që sa here i është nënshtruar besimit të qytetarëve, e ka fituar atë; dikush që ka rikthyer LDK-në fuqishëm në parti të pare e fituese; dikush që ka ndërtuar ura bashkëpunimi dhe i ka respektuar oponentët politik në vazhdimësi për të mirën madhore të vendit; dikush që vlerësohet lartë nga aleatët esencial të Kosovës – miqtë tanë në Washington e Bruksel; dikush që në ambicien e tij për të qenë i pari gjithëherë lë hapsirë për konsensus dhe mirëkuptim; dikush që i ka dhënë LDK-së gjithëcka që ka mundur sa herë që i është kërkuar; dikush që me LDK-në, për LDK-në, dhe në LDK e ka familjen e vërtetë politike nga e cila, për të cilën, dhe me të cilën del sigurtë fitimar! 
Lutfi Haziri e ka përvojën, kurajon, dhe vizionin që të jetë lideri i ardhshëm i LDK-së. Përvoja e tij institucionale në nivel qëndror e lokal, fitoret e tij elektorale të përherëshme në secilat zgjedhje ku ka qenë kandidat qoftë në nivel lokal apo qëndror, marrëdhëniet e tij e të shkëlqyeshme me partnerët tanë ndërkomëbtar, mirëbesimi dhe respekti ndaj kolegëve si në parti ashtu edhe më gjerë në politikën kosovare, përkushtimi i tij vetmohues për të mirën e partisë, si dhe gatishmëria e tij për të krijuar ekipin e fitoreve të reja për LDK-në, e bëjnë Lutën kandidatin më të dëshmuar për të marrë timonin e LDK-së në kuadër të vlerësimit të bazuar në prizmën e trashëgëmisë politike të LDK-së dhe atributeve post-rugoviste të elaboruara në fillim. 

Si lider i ri i LDK-së, Lutfi Haziri sjellë frymën e fitores tek elektorati i LDK-së; ndërlidhë brezin e themelusëve dhe aktivistëve të vjetër të LDK-së me atë më të riun; reflekton trashëgiminë politike të partisë, si dhe përcon vizionin e LDK-së si besëlidhje e atdheut. Me ekipin e duhur pranë vete, Luta e kthen LDK-në në alfa dhe omega të politikbërjes kosovare, në lokomotivë të proceseve zhvillimore socio-ekonomike, si dhe në partner të fuqishëm e të paluhatur të miqëve tanë ndërkombëtar, duke sjellë qeverisje të suksesshme për vendin, e cila, më në fund, do të duhej të kthente shpresën e humbur të popullit. 

Kosova nuk ka kohë për të humbur. Kosovës i duhet një LDK e suksesshme si kurrë më parë. E LDK-së, i duhet një lider i ri sic është Luta, që ruan stabilitetin dhe kohezionin brenda LDK-së, dhe që sjellë fitoren e shumëpritur të saj në zgjedhjet e ardhëshme.

Faton Bislimi ka qenë bartës i listës së LDK-së në Gjilan në zgjedhjet lokale të 2017, si dhe shef kabineti i Kryetarit të Komunës së Gjilanit nga Maji 2018. Aktualisht si “Team Joe Fellow”, ai është pjesë e fushatës së Joe Biden për President të SHBA-ve, si dhe anëtar i bordit të drejtorëve të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane. 

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar