Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 17.10.2018 02:08
Emrush Xhemajli

​Skandaloze: Draft-statuti për “Zajednicën” ikën nga shqyrtimi në Kosovë dhe jashtëligjshëm dorëzohet për bisedime në Bruksel

Prishtinë | 06/08/2018 07:57

Shkruar nga: Emrush Xhemajli

Kohë më parë Qeveria e Kosovës ka caktuar nje komision për hartimin e Draft-statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe me përbërje ku ka vetëm qytetarë të përkatësisë serbe.

Po merret me mend se aty janë prezantuar dëshirat e tyre, të shprehura publikisht, që i tejkalojnë kompetencat e variantit të “Zajednices” nr. 1. që e rrëzoi Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

 Por kjo mund të korrigjohej nëqoftëse Komisioni pas hartimit të projektit të dorëzonte në Qeveri së Kosovës draft-statutin në fjalë. Aty, në Qeveri, në Kuvend dhe në Gjykatën Kushtetuese do të konstatohej se a është gjithcka në rregull me këtë draft-statut.

Asociacioni i Komunave që është çështje e mbrendshme e Kosovës, pas asaj që ka ndodhur deri më tash, nuk mund të ishte më temë e mëtejme për bisedime ne Bruksel në mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë.

 Por ja befasia: Draft-Statuti për Asociacionin është dërguar tashmë në Bruksel për negociata me Serbinë. Siç lajmërojnë mediat, Shefi I ekipit teknik në negociatat me Serbinë, Avni Arifi, thotë se ”nuk e din se çka përmban draft-statuti për Asociacionin” dhe “Qeveria e Kosovës është privuar nga mundësia e marrjes së më shumë informative” !!! që i bjen se gjithëçka është duke u punuar fshehur jo vetëm ndaj popullit por edhe ndaj instituiconeve të Kosovës.

Kjo mënyrë tinzare e punës është në kundërshtim me të gjitha parimet që mbron Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Institucionet në Bruksel, pra, nuk e kishin ngarkuar Komisionin, ndërkohë që del se, ajo që I kishte ngarkuar atë, Qeveria, nuk din fare përmbajtjen e saj.

Kjo procedurë mund ta fut vendin në krizë edhe më të thellë dhe përplasje edhe më të mëdha se sa në kohën e përpjekjeve për të imponuar Zajednicën nr. 1. Pas informatës që dha Avni Arifi u zbulua gjithe loja disa ditore me Policinë e Kosovë e cila u dërguan ne Veri në kuadër të mashtrimit.

Ndërsa Hashim Thaçi, në konferencën e fundit për shqyp tregoi se Ai qëndron prapa kësaj situate dhe agjende private. Rrjedhimisht e ka ditur se Veriu dhe serbët në Kosovë do të mbeten të knaqur pasiqë draft-stauti për “Zajednicën” e hartuar nga serbët, do t’i ik procedurave normale të verifikimit në Kosovë dhe do të dërgohet dirkekt në Bruksel për pazare me Serbinë.

Andaj serbet në Veri dhe askund nuk kishin asnje arsye për protest, por përkundrazi, për festë.

Aty ku ka pasur nevojë për protestë, pra në Prishtinë, për të kundërshtuar këtë veprrimtari antishtetërore, nuk ka mundur të ndodhë asgjë sepse e bëri efektin e vet puna tinzare, mashtrimi i popullit, por edhe i mashtrimit dhe vetmashtrimit të instituconeve të Kosovës.

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar