Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 21.03.2019 02:04
Emrush Xhemajli

​Çoroditjen e koaliconit qeverisës duhet ta ndalin qytetarët me zgjedhje të menjëhershme.

Prishtinë | 31/01/2019 14:50

Shkruar nga: Emrush Xhemajli

Të gjithë eksponentët e Koalicionit Qeverisës e kanë nxjerrur në treg sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës. Dikush do korrigjim kufijsh para njohjes duke u vetmashtruar se gjoja njohja vjen krahas korrigjimit. Dëgjohen thirrje për këmbim territoresh duke harruar se Kosovës i merr territor deri në Ibër ndërsa kriza në zhvillim i mundson Serbisë që ta bllokojë ushtarakisht bashkimin e Kosovës Lindore me Republikën e Kosovës.

Dikush do Konferencë Ndërkombëtare për Kosovën me pretendime naïve e imagjinare se gjoja rezultat do të ketë njohjen e Kosovës ne kufijtë që i ka. Nxjerrje e vetëvetes në pazar. Krejt harrohet se në Konferenca dihet se si hyhet por kurrë nuk dihet si dilet. Rregullat më nuk i cakton ti. Rezultatet jo se jo.

Një tjeter kërkon që të drejtat e Kosovës të shkilen nëse këtë e kërkon ndonjë ambasadë mike. Disa miliarderë vendor që u pasuruan me shtypje, shfrytëzim, tregti me Serbinë dhe korrupcion, thërrasin për të gjitha lëshimet së bashku, plus të hiqet taksa e mallrave nga Serbia.

Lihet përshtypja sikur Kosova këtë muaj do të hyjë në BE dhe e ka rrokë zor i madh. O njerëz, çka ju ka gjet. Jo ne por Serbia ka zor të hyjë në BE dhe ajo duhet ta njoh Pavarësinë e Kosovës, t’i njoh kufijtë e Kosovës për t’u përmbushur kushtet e kapitullit 35 për negociatat me BE –në.

Neve na ka njohur Gjykaka Ndërkombëtare e Drejtësisë. Pritni. Serbia e ka radhën të flas. Serbia ka bërë atë që e ka quajtur dialog të brendshëm serb për Kosovën. Presidenti i tyre pati thënë se do të dalë me propozim për Kosovën dhe ende nuk ka guxuar të dalë me qëndrim. Pushtetarët në Kosovë i janë nënshtruar presioneve të jashtme që t’i plotësohen dëshirat Serbisë. Ju nuk mund të mbroni interest e Kosovës. Andaj lëshoni rrugë. Sovrani popull duhet të thotë fjalën e vet në zgjedhje. 

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar