Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 12.12.2018 05:23
Emrush Xhemajli

​Botë në lëvizje

Prishtinë | 01/12/2018 14:49

Shkruar nga: Emrush Xhemajli

(Me rastin e hapjes së ekspozitës me peizazhe të piktorit Sejdi Kapllanaj në Galerinë e Ministrisë së Kulturës në Prishtinë e cila do te jete e hapur deri më 5 dhjetor 2018)

Në këtë ekspozitë piktori Sejdi Kapllanit sjell pejzazhet me motive nga natyra e pabanuar, ku spikatin lisat karakteristik, por edhe peizazhe me nga fshati dhe vendet urbane.  Piktori i ikën imitimit duke e ditur se kjo do të ishte mungesë kretiviteti. Ndërsa krijimi është gjithnjë devijim nga rrugët ekzistuese. Ecje në rrugë të reja të pashkelura. Në këtë kuptim pejzazhi i Sejdi Kapllanajt është një rikrijim i pejzazhit të pa parë më heret. 

Ai pejzazhin nuk e bënë siç është apo siç e shohin të tjerët por ashtu siç dëshiron vet. Pra, është pejzazh që buron nga shpirti i tij artistik. Sejdiu i thotë jo pejzazhit statik që nuk rrëfen asgjë. Pejzazhi i tij është botë në lëvizje, vrapim. Por ja që lisat e trazuar që  duket se nguten për dikund e dikah; sikur të jenë të përndjekur nga dikush, rrënjët i kanë thell, pranndaj, megjithatë, janë aty: simbol i dramës njerëzore që flasin me gjuhën universale. 

Përderisa figura e lisit ne hapësirë si simbolikë ka vujtjen dhe qëndresën në futunë, figurat e kullave dhe vendbanimeve të dëmtuara qëndresën e bëjnë në qetësi duke ndry përenda fshehtësitë për ngjarjet e kohëve. Sejdi Kapllani për të ndërtuar këtë rrëfim artistik përdor shpesh ritmin e çrregullt që brenda vetes ka lëvizjen në drejtime të caktuara. 

  Piktori Sejdi Kapllanaj

Ngjyra është elementi kryesor në pikturat e Sejdi Kapllanajt. Kontrastin me intenzitet te larte e përfiton me diferencën që kirjojnë ngjyrat e ngrohta në përballje me ngjyrat e ftohta. Shtresime kontrasti krijon gjithashtu me kombinimin e ngjyrave komplementare. Mungesa ndonjëherë e toneve me gradacion  paraqitet në hapësirë në funksion të ndërtimit të dramës.

          
Piktori ka kujdes dhe arrinë në tablo të ruaj freskinë e ngjyrave, formave. Njeherit Ai veçon ate që dëshiron të na I rrëfejë nga hapësirat që përbëjnë sfondin e ngjarjes.

 
Piktori Sejdi Kapllani nga tipet kompozicionale për peizazhet e veta është përcaktuar kryesisht për kompozicionin e lirë që anon nga komponimi horizontal e ndonjëherë i spostuar në një anë, por edhe kompozicionin e kombinuar vertikal. 

Autorit duke dëshiruar të na sjell në vazhdimësi vepra arti i themi: Faleminderit Sejdi!

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar