Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 17.08.2019 08:27
Emin Azemi

​VV, një minus i madh për (keq)formuesit e opinionit publik

Prishtinë | 17/06/2017 10:24

Shkruar nga: Emin Azemi

Një mori alibirash për ‘’papjekurinë’’ e VV për të udhëhequr vendin na e kujton një kohë të kobshme, jo shumë moti pas lufte, kur aparatçikë të caktuar shkonin tinëz nëpër zyra të ndërkombëtarëve për të denoncuar oponentët e tyre politik .

Zgjedhjet e fundit në Kosovë, shumë kënd e kanë habitur, pos atyre që i kanë paralajmëruar këto ndryshme si diçka normale që do të duhej të ndodhnin. Dhe habia më e madhe për një pjesë të madhe quhet Lëvizja Vetëvendosje. Në fakt  mua nuk më habit shumë pse VV e ka dyfishuar fuqinë e saj elektorale dhe, si e vetme , pa u bashkuar me askënd, arriti të del forca e parë politike në këto zgjedhje, sa më habit mungesa e sensit të një pjese të madhe të atyre që vetes i thoshin analistë, për të shmangur në çfarëdo mënyre ngritjen e VV në parametrat e tanishëm të besueshmërisë në popull.

Kosova një kohë të gjatë jetoi në një realitet bardh e zi, ku politika duhej patjetër të vegjetonte brenda kallëpeve formale të koalicioneve të zorit në mes të PDK dhe LDK. Sa herë që përmendej ndonjë variant tjetër, që do të zëvendësonte këtë realitet, dilnin shumë zëra kundërshtues (madje edhe satanizues), duke aluduar në VV si forcë e padenjë për të udhëhequr vendin, madje duke nxjerrë edhe argumente të paqena për misteriozi-tetin e ngritjes së saj në skenën politike kosovare. Ndodhi një vardisje gërditë-se ndaj të ashtuquajturave parti të mëdha dhe fatkeqësisht shumë emra publik u identifikuan me këtë filozofi mendimi, aq sa quhej madje herezi e skajshme civile e publike kundërshtimi i kësaj filozofie. 

Për mua as sot nuk është e qartë se si u arrit të formohet një opinion i tillë publik për VV në kohën kur ajo (përveç pushtetit lokal në Prishtinë) nuk kishte as një sekondë pushtet  qendror, për ta ngarkuar atë me fajësinë e abuzimit me pushtetin, dhe pse me aq lehtësi të madhe u këmbye kritika ndaj pushtetit me njëfarë aleance të fshehtë me të, duke nxjerrë herë herë ndonjë akuzë qorre vetëm sa për të mos prishur imazhin e besueshmërisë publike. Jo se VV nuk kishte pika për të cilat duhej debatuar dhe kritikuar, por skajshmëria e litarit që mundohej të përthekonte grykën e diskursit të deformuar publik, burimin nuk e kishte gjithmonë në duart  e atyre që kritikonin hapur, por të atyre që qëndronin prapa perdeve. 

Një mori alibirash për ‘’papjekurinë’’ e VV për të udhëhequr vendin na e kujton një kohë të kobshme, jo shumë moti pas lufte kur aparatçikë të caktuar shkonin tinëz nëpër zyra të ndërkombëtarëve për të denoncuar oponentët e tyre politik. Fatkeqësisht këto denoncime më vonë u bënë edhe raporte konfidenciale, për të përfunduar edhe në akte gjyqësore, që afërmendsh mund të kenë marrë udhë edhe në ndonjë dhomë të Gjykatës Speciale, kundër së cilës me këmbëngulje ishte vetëm Lëvizja Vetëvendosje.

Zvarranikët e kanë një aftësi të fshehur për tu dukur se janë njësoj në lëvizje dhe çdo ndryshim të kursit ata e paketojnë si ambientim normal në kushtet dhe rrethanat e reja. Jam shumë kureshtar që tani të shoh shumë prej këtyre zvarranikëve të bëjnë provën e fundit për të kapërcyer vijën e fundit të ylberit konformues, duke futur në grackën e lojalitetit të fshehur vetëqeverisjen për njëfarë rebelizmi të vonuar. Por, gjithçka që është e vonuar, ose prodhon mbresën e produktit të pjekur me zor, ose krijon iluzionin se edhe prej abortimeve intelektuale mund të lind ndonjë fryt me patentë të çuditshme gjoja jetëgjatësie.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar