Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 12.11.2019 12:32
Emin Azemi

​Kosova ka nevojë për një moratorium disamujor

Prishtinë | 01/11/2015 23:25

Shkruar nga: Emin Azemi

Bllokimi i punës së Kuvendit të Kosovës nuk mund të arsyetohet me kurrfarë kauze politike opozitare. Vendimet e Qeverisë dhe kompetencat e saj për të negociuar dhe nënshkruar marrëveshje që kanë edhe karakter ndërkombëtar, mund të diskutohen, madje edhe të shfuqizohen por pa ngutin e tepruar të bllokimit të Kuvendit, siç po praktikohet ditëve të fundit nga ana e opozitës. Të bllokosh Kuvendin, do të thotë të pamundësosh debatin parlamentar, që i bie ta shtosh anarkinë e vendimmarrjes në Qeveri dhe në institucionet tjera ekzekutive. 

Prandaj, Kosovës urgjentisht i nevojitet një moratorium disamuajsh, që do të sillte paq të brendshme politike dhe një rikthim të imazhit të rrënuar të Kosovës tek miqtë ndërkombëtarë. Kjo assesi nuk nënkupton shmangie të opozitës nga këmbëngulësia për të kërkuar shfuqizimin e Marrëveshjes për ‘’Zajednicën’’ dhe për Demarkacionin me Malin e Zi. 

Përkundrazi, kjo periudhë në vijim do ta nxirrte opozitën në sytë e atyre që e kanë ndërmend të votojnë për të, si forcë të përgjegjshme politike, që nuk e mat zhvillimin e proceseve politike me sasinë e gazit lotsjellës të hedhur në Kuvend, por me maturinë e vendimeve politike që ruajnë koherencën në mes të interesave të qytetarëve të Kosovës dhe miqve të saj ndërkombëtar. Çdo dalje jashtë kësaj koherence, e bën opozitën kosovare një ishull kuban që do të vështrohej së largu nga tejqyrat kritike të Perëndimit.

Një moratorium disamujor do ta shëndoshte pak a shumë atmosferën e rëndë politike në Kosovë, kurse palëve do ti jepte hapësirë për të menduar se cila është rruga më e përshtatshme që i nxjerr ata në një breg pajtimi e mirëkuptimi, kuptohet për të mirën e asaj që quhet e përbashkët, e që jo rrallë po humbet në vorbullën e rrezikshme të luftës për pushtet. (e.a)  

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar