Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 17.08.2019 08:23
Emin Azemi

​Brukseli në kurthin e kolonializmit Serb

Prishtinë | 23/11/2018 16:13

Shkruar nga: Emin Azemi

Kompanitë dhe produktet e Kosovës më lehtë e kanë pasur të depërtojë nëpër xhunglat e Afrikës se sa në marketet e Serbisë. Për çfarë CEFT-e , për çfarë bakraçi flasin aparatçikët në Bruksel, dhe si u bë që CEFTA për çdo ditë shkelet me dy këmbët në portat poroze të veriut të Kosovës, ku mallrat serbe furnizojnë bakallhanet e bashkëkombësve të tyre, pa pyetur për rregulla dhe pa paguar taksa e dogana. Çka paska mendu shajkaqa serbe, sa kaq e shkretë është Kosova?!

Përderisa Serbia nuk e trajton veten ende si pjesë e frymës europiane, me sjellje arbitrare ndaj Kosovës, çuditërisht është Brukseli ai që brengoset më shumë se Beogradi për këtë. Se Serbia nuk e trajton ende BE-në aleat besnik, flet edhe fakti se Vuçiqi zgjodhi diplomatët ruse e kinezë, të parët me të cilët e qau hallin pas dushit të ftohtë që i erdhi nga Prishtina.

Me këtë qëndrim të Prishtinës zyrtare ndaj Serbisë, për herë të parë u zbulua edhe një fakt që ishte mbajtur fshehtë. U zbulua se më e rëndësishme është Kosova për Serbinë se anasjelltas, ndonëse Serbia këtë interesim e ka të tipit më tepër kolonial. Të merr gjithçka dhe t’mos i jep tjetrit asgjë.

Kompanitë dhe produktet e Kosovës më lehtë e kanë pasur të depërtojë nëpër xhunglat e Afrikës se sa në marketet e Serbisë. Për çfarë CEFT-e , për çfarë bakraçi flasin aparatçikët në Bruksel, dhe si u bë që CEFTA për çdo ditë shkelet me dy këmbët në portat poroze të veriut të Kosovës, ku mallrat serbe furnizojnë bakallhanet e bashkëkombësve të tyre, pa pyetur për rregulla dhe pa paguar taksa e dogana.
Çka paska mendu shajkaqa serbe, sa kaq e shkretë është Kosova?!

Merre si ta marrësh, CEFTA nuk disponon kurrfarë mekanizmi juridik që ta detyrojë Prishtinën të tërheqë vendimin për taksën 100 për qind kundrejt mallrave të Serbisë dhe BeH.

Për rrjedhojë, u shpërfaq edhe një fakt tjetër. Kur një qeveri merr vendime të drejta, e ka mbështetjen unanime të popullit, pa dallime politike e ideologjike.

“Ne duhet të përgatitemi për një luftë të gjatë, sepse ne përfundimisht nuk do ta pranojmë pavarësinë”, ka thënë Vuçiq teksa ka komentuar deklarimet e kryeministrit Ramush Haradinaj se Kosova nuk do ta largojë taksën derisa Serbia ta njoh pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Serbia le të mos e pranojë pavarësinë e shtetit të Kosovës, por Kosova nga ana e saj nuk guxon të sillet sikur nuk është shtet. Institucionet ligjzbatuese të Kosovës punojnë sipas një Kushtetute që i detyron ato të sillen njësoj ndaj të gjithë partnerëve ekonomikë e tregtarë, qofshin ata brenda, apo jashtë territorit të vendit. Kosova nuk mundet të sillet si shtet ndaj të gjithëve, por vetëm ndaj Serbisë të sillet si një xhuxh mjeran.

Përderisa Brukseli përmes Fedrica Mogherinit ende nuk e ka formuar një qëndrim të qartë kundrejt çështjes së azilit politik të Gruevskit në një shtet-anëtar i BE-së (Hungaria), ndërkohë që po gjen kohë të merret me një shtet që ende është larg BE-së, siç është Kosova, falë standardeve të dyfishta që zbatohen ndaj saj. Është pikërisht Brukseli, e jo dikush tjetër, që Kosovën po e mban larg BE-së, duke e shndërruar në një karantinë, pa lëvizje të lirë dhe pa mundësi anëtarësimi në disa organizata të rëndësishme ndërkombëtare.

Brukseli u tregua i shurdhër edhe atëherë kur nëpër rrugët transitore të Serbisë, qytetarët e Republikës së Kosovës janë keqtrajtuar dhe mbajtur në paraburgim nga ana e autoriteteve të Beogradit.

Brukseli u tregua i shurdhër edhe atëherë kur Kosova në Kushtetutën e Serbisë ende figuron pjesë e saj. Brukseli u tregua i shurdhër edhe atëherë kur Serbia ende nuk i ka kompensuar dëmet e luftës në Kosovë, kurse mijëra të pagjetur kosovarë vazhdojnë të ruhen në adresat misterioze të krimit serb.

Çuditërisht, Frederika Mogherini po reagon emocionalisht në mbrojtje të interesave të Serbisë, sikur të ishte ambasadore e kësaj të fundit në Bruksel.

Në Beograd po dëgjojmë lloj-lloj planesh hakmarrëse ndaj Kosovës, pas masave të fundit, por Kosova, në anën tjetër s’duhet me i dhënë pesë pare për këtë, sepse Serbia nuk është qendra e botës. Daljet e Kosovës në Perëndim dhe Lindje nuk kalojnë vetëm nëpër Serbi, kurse tregu kosovar është aq i vogël saqë atë e mbajnë gjallë nja 1000 vite biznesmenët shqiptarë të Europës, Amerikës e Turqisë. Prandaj, vend për panik nuk ka.

Zoti Haradinaj jepi gas se je në të drejtën e Zotit. Mos lësho pe para kolonialistëve të Beogradit.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar