Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 13.11.2018 10:14
Emanuel Bajra

​Tregjet financiare dhe gjeopolitika! 

Prishtinë | 13/02/2018 14:40

Shkruar nga: Emanuel Bajra

Dy javët e kaluara konfirmuan atë klishenë e vjetër se tregjet financiare janë të liga karrshi ri-pozicionimeve gjeopolitike dhe se ato varen gati krejtësisht nga ngjarjet politike përbrenda ku këto tregje operojnë dhe për së jashtmi. 

Bursat më të mëdha siç janë ato të New Yorkut  Londrës dhe Tokyos pësuan humbje të mjaftueshme për ta konsideruar rënien e javës së fundit si pësimi më i madh i këtyre tregjeve që nga viti 2007 (në vlerë humbjesh gati £3 triljon humbje vlere në asetet e shkëmbimeve tregtare në indeksin e pensioneve dhe kredive komerciale) përderisa rënia dhe ngritja e aksioneve në DOW në New York të premten që shkojë nuk arriti ti sigurojë tregjet për një stabilitet të theksuar në përformancën e sajë. 

Tregjet përbëhen kryesisht nga institucionet dhe individët me pasuri të konsiderueshme të cilët kanë kapacitet ndikimi në mënyrën se si këto tregje operojnë. Për shembull performanca e aset/klasave më të vjetra se njëzet vite i nënshtrohen disa rregullave të caktuara në bursa. Ato ndahen në një kategori maturitetesh pra klasë e pjekur performuese që në mënyrë konstante janë në marxhinë përfitimi mesatarisht njëzet herë ose më shumë në krahasim me klasën e aseteve tjera. 

Këto asete të pjekura janë në pronësi të klientëve që janë në gjueti marxhinash për një kohë të gjatë, kthimi i të cilëve iu përcakton atyre një siguri të garantuar kthimi në investimet e tyre. Kjo aset klasë nuk i nënshtrohet devijimeve natyrale që tregjet imponojnë dhe se investitori i këtij lloji është mase i sigurt se kthimi në investimet e tijë/sajë konsiderohen të klasës A dhe me mbrojtje të veçantë.

Zakonisht kategoria e tillë e investitorëve janë të lidhur me klasat politike në vendet ku ata operojnë. Epshet e mëdha për të fituar në investimet e tyre, iu mundëson ketyre të fundit që të gëzojnë fuqi të pa kontestueshme për të determinuar proceset politike dhe zhvillimet prapa-skenore në politikën ndërkombëtare. 

Në kohën kur klasa e aseteve investuese është rrit dhe konsoliduar theksueshëm ( duhet të kemi parasysh se që nga viti 1990 sasia e aseteve të inkuadruara brenda tri bursave kryesore është rrit mbi njëmijë përçind) tregon qartë se krahasimisht është rrit edhe kapaciteti dhe fuqia influencuese e faktorëve investues kryesorë. 

Firmat dhe korporatat ndodhen në një pozicion tjetër në këtë aspekt. Shumë nga kompani që dikur ishin të suksesshëm siç ishin  Abbey National, Marconi, Cadbury Schweppes sot nuk figurojnë në listat e indisjeve në bursa. Këto kompani dikur ishin multmiljardëshe por sot ose janë transformuar ‘përbirë’ nga kompanitë tjera më të fuqishme ose edhe me dëshirë strategjike janë zhdukur nga platformat e operimit. Ky trend ka edhe ndikime gjeopoliitke të ndërsjellta. 

Për shembull kompanitë sikurse Glencore (miniera) dhe banka HSBC operojnë me strategji të konsoliduara gjeopolitike. Një grevë e vogël në Angola ose në Afrikën Jugore do të mund t’i shndërrojë aksionet e Glencore në viktimat e javës për një kohë edhe më të gjatë duke i humbur asajë një sasi të konsiderueshme të evaluimeve. Po ashtu edhe një retorikë e rëndë në mes të Britanisë së Madhe me Republikën Popullore të Kinës do të mund t’i shndërrojë aksionet e HSBC në një trajektore rëniesh me humbje të mëdha. 

Shumë nga korporatat e mëdha që i kategorizojnë portofolet e sajë si të ngarkuara gjepolitikisht, i kushtojnë një kujdes të vecantë propozimeve dhe ngjarjeve politike në botë. Ndërlidhshmëria është edhe më e madhe kur kemi të bëjmë me kompanitë e vogla që kanë ekspozim ndaj kapitalit të madh që përfaqësojnë korporatat e mëdha. Për shembull një firmë e vogël në Kosovë është në mënyrë indirekte e varur nga ekuacionet që një firmë e madhe i bën në relacion me fuqinë eksportuese dhe prodhimin ose promovimin e produkteve të sajë

 Nëse kompania e madhe që e posedon monopolin në eksport dhe prodhim nuk arrin të rrisë kapacitetin prodhues dhe riciklues atëherë mundësitë operuese për kompaninë e vogël në Kosovë zvogëlohen por ajo është e ndërsjellë edhe nëse fuqia operuese e kompanisë së vogël ngushtohet por një gjë duhet ta kemi parasysh se kompania e madhe gëzon një linjë krediti të konsoliduar që mund të shërbejsë si mbrojtëse e rëndësishme në kohërat kur tregjet janë në krizë. Për kompanitë e vogla linja kreditore mbase edhe nuk ekziston.

Jo edhe pa faj promovuesit më të mëdhenjtë të një globalizmi pa kufinjë dhe tregje liberale janë njerëzit më të pasur dhe korporatat e fuqishme pasi që ato nuk mund të operojnë në eko-sistem të shtrënguar, po ashtu ato e kanë të pamundur të planifikojnë në një atmosferë ku ligjet e tregut dhe të kapitalit janë të dizajnuara vetëm për tregjet e brendshme duke i përjashtuar pjesëmarrësit dhe të interesuarit nga jashtë. 

Presidenti Trump është idhtarë i kamotshëm i tregjeve të lira por me monopol të theksuar të SHBA-ve , rritje eskportesh dhe kthim të dollarit në ekonominë amerikane. Pa marr parasysh se parashikimet e tijë se përformanca e bursave amerikane është si një farë barometri më i mirë i performancës politike të tijë, javëve të fundit ai arriti që ti trembë këto tregje. Tashmë tregjet mendojnë se në mënyrë që ato të arrijnë objektivat e tyre kryesorë ato duhet vetëm ta ulin shpejtësinë e evaluimeve dhe Trump do ti hap veshët më shumë e do ti dëgjojë ata . Si strategji nuk është edhe e keqe por si praktikë e qasjes politike-ekonomike nuk jam i sigurt që do të mund të ishte produktive. Tregjet operojnë më efektshëm nëse e perceptojnë terrenin e tyre si të pa fund, përderisa politika duhet t’i përcaktojë vetes kufi. 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar