Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 21.09.2018 07:07
Emanuel Bajra

​Kriptovalutat dhe mundësitë për Kosovën

Prishtinë | 27/12/2017 08:43

Shkruar nga: Emanuel Bajra

Ka kohë që në qarkullimin monetarë virtual janë paraqitur një numër i konsiderueshëm i valutave virtuale apo që me një emër paksa më ezoterik njihen edhe si Kriptovalutat.

Këto mekanizma virtual nuk mbështeten në asete/materiale që kanë një bazë ndërlidhëse me ndonjërin prej institucioneve financiare qofshin ato bankat qendrore ose edhe bankat private që posedojnë kapacitet absorbimi të ngarkesave të mëdha të transaksioneve financiare. Pra sikurse paraja që ka mbështetje në asete siç janë ari ose edhe ndonjë nga mineralët e çmuar për ti mundësuar shkëmbimin me ndonjërën nga vlerat e përcaktuara nga institucionet rregullative po ashtu edhe kriptovalutat si bazë mbështetëse kanë pikërisht sistemin 'Blockchain' si mekanizëm 'fizik' që garanton funksionimin e sajë, por jo ndonjë nga mekanizmat e strukturuar financiar. 

Iluzionet gati-gati janë të frikshme kur dëgjon në Kosovë se njerëzit kanë arrit të pasurohen si rezultat i investimeve në 'kriptovaluta'. Për shembull për një kohë kam kuptuar se një numër i madh i njerëzve kishin investuar në platforma diversive investimesh online, siç janë ; Netcoin, Bitconnect, Onecoin etj. Gjitha këto platforma ad-hoc investimesh nuk janë gjë tjetër përpos mënyra të shpejta të përfituarish, rriskun e të cilit e merr përsipër investitori jo i sofistikuar Kosovarë çka për promotuesit e sofistikuar të këtyre platformave Kosova është vendi ku ata fitojnë më së shumti. Pra vendi është një tokë fertile për mashtrime me kohëzgjatje të pa përcaktuar. 

Duhet të dimë të bëjmë dallimin në mes të platformave virtuale në shkëmbimet kriptovalutore si edhe kriptovalutave që janë etabluar mirë dhe njihen edhe nga institucionet shkëmbyese financiare në nivel global. siç janë ; Bitcoin, Etherium ose Bitcoin Cash. Ato të parat unë i quaj Prosto-valuta. Bitcoin deri më tani ka një bazë më stabile të operimit pasi që edhe është pranuar si aset/klasë shkëmbyese edhe nga Chicago Mercantile Exchange dhe pritet që shumë nga platforma tjera ekzekutuese të komoditeteve ta bëjnë të njëjtën gjë. Por po ashtu Bitcoin operon në bazë të çmimit të kufizuar të numrit të valutave në treg (e çka në rastin e Bitcoin është 20 milion). Pra pa marr parasysh që Kriptovalutat nuk kanë institucione rregullative që u rrinë në krye atyre ato prap se prap nisen të funksionojnë në bazë të kërkesave që tregu i përcakton. Platformat on-line në anën tjetër funksionojnë në bazë të numrit të 'ledgers' që ata seleksionojnë dhe nuk kanë kurrfarë lidhje me sistemin e minierave që Bitcoin aplikon. Për shembull për krijimin e vetëm një Bitcoin lypset përafërsisht 600-650 MW rrymë përderisa për prodhimin e valutës me multi-ekuacion mund të shpenzohet deri në 30.20 TWh në vit kjo i bie sa i tërë sistemi energjetik ambientor i tërë kontinentit Evropian. 

Baza mihëse e Bitcoin është e bazuar në kapacitetet rigjeneruese të fuqisë kompjuterike që kërkon gjetjen e formulës së fshehtë për krijimin e një valute. Blockchain si mekanizëm shkëmbyes dhe tranzaksional për Bitcoin operon në bazë të 'tufave' të informatave të servuara në një lokacion virtual por që ruhet më mirë dhe sigurtë ndaj përpjekjeve për thyreje nga Hakerët ose edhe nga rreziku i mashtrimit. Blockchain po e ndryshon mënyrën se si ne interaktojmë me paranë, informacionin dhe rregullimin e jetërave tona. Per shembull shumë nga bankat komerciale më të mëdhatë në botë sot përdorin Blockchain si mekanizëm tranzaksional, po ashtu shumë nga firmat kompjuterike dhe të IT-së shepnzojnë miliarda dollarë e stërlinga investime në infrastrukturën e tyre duke iu adaptuar mekanizmit Blockchain. 

Çka mund Kosova të përfitojë nga kriptovalutat ? 

Rruga nuk është e qartë dhe e sigurt se çfarë drejtimi duhet që Kosova të merr në përgjigje të sfidave që dalin nga rritja meteorike e kriptovalutave. Kjo është më tepër çështje politike pasi që vendi ka aspirata për në Bashkimin Evropian çka domosdoshmërisht do të thoshte varësi nga BQE dhe mekanizmat tjerë Evropian.Duhet të kuptojmë se me rritjen e këtyre valutave virtuale gjithsesi se po krijohen vlera të reja që në ekonominë klasike gjithsesi se perceptohen të jenë një herezi. Por nuk duhet ta përjashtojmë mundësinë që kriptovalutat do të jenë një formë tranzaksionale e rëndësishme e të ardhmes. 

Banka Qendrore e Kosovës nuk ka mandat për rregullimin e politikave fiskale me Euro-në dhe nuk e ka fuqinë administruese CBDC (Central Bank Digital Currency) mekanizmin. Në mënyrë që vendi të përfitojë nga rritja dhe ngritja e kriptovalutave ajo do të duhej të krijonte një institucion të pavarur brenda vetë BQK-së që do të merrej me implementimin e DLT-së ose (Digital Ledgers Technology). Ky institucion do të mund të quhej Agjencia Kosovare për Tregtimin me Kriptovaluta - AKTK. Institucion që do të mund të operonte e pavarur nga politikat operacionale të Bankës Qendrore por e varur në aspektin e logjistikës dhe administrimit të ekipit drejtues. Me ngritjen e mekanizmit DLT, Kosova do të mund të përfitonte duke krijuar kështu mundësinë e implementimit të një infrastrukture sofistikuese për mihjen e kriptovalutave, plasimin në tregun e brendshëm si edhe aplikimin e një politike strategjike monetare me fytyrë globale duke e bërë vendin si tërheqës të infrastrukturës DLT por edhe konkurrueshmërisë në treg. 

Duhet ta kemi parasysh që në një afat pesë vjeçar AKTK-ja do të mund të absorbojë një volum të konsiderueshëm të kapitalit për ta konvertuar në valutën Euro me objektiv investime kapitale ose edhe në adresimin e problemit të papunësisë. Por më gjerë Kosova do të mund ta transformonte ekonominë e sajë për së mbari duke e fokusuar sistemin e arsimit në drejtim të lubrifikimit të dijes në teknologji por që do ti mundësonte vendit edhe një tranzicion të shpejtë e të efektshëm në ekonominë e pasur digjitale.

*Autori është punonjës në institucione financiare, hulumtues dhe investitor në bursën e Londrës.  

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar