Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 13.11.2019 04:19
Driton Smakaj

​Shqiptarët dhe Unioni Europian

Prishtinë | 21/10/2019 17:49

Shkruar nga: Driton Smakaj

Ne kemi dëshirë të madhe të shajmë Europën. Saherë nuk na pëlqen diçka i gjejmë do vargje poetike me një kurvë të vjetër. Edhe duke i recitua ato vargje vetkënaqemi duke fajësuar të tjerët për gabimet tona fatale.

Unioni Europian e ka shumë mirë të strukturuar inteligjencën e saj. Juve mund të ju duket sikur Brukseli nuk i don shqiptarët, por ta dini që Unioni Europian nuk është një lidhje dashurie, as një raport martesor sa për letra me një kurvë plakë.

Unioni Europian është një Projekt i madh për një mirëqënie europiane, e që përveçse ka interesa të përbashkëta politike të vendeve që bëhen bashkë, ka edhe një pritje që vendet të cilat pretendojnë të bashkohen në familjen e madhe europiane, ato vende edhe përqafojnë vlerat europiane, bashkërëndojnë politikat në funksion të Unionit Europian.

Ndërsa Edi i Shqipërisë dhe liderët tjerë të vendeve të vogla Ballkanike, çmenden të takohen me Erdoganin. Sillen rreth Erdoganit sikur në Tyrbet e Mesjetës. Plasojnë projektet e Erdoganit gjithandej me ndikime ekonomike në Ballkan. Erda e urrenë Unionin Europian dhe demokracinë. E urrenë Shtetin Sekular.

E në anën tjetër i themi Unionit Europian: 'Ju duam juve'.

Kush i hanë këto përralla. Ata menjëherë të konsiderojnë një Kalë Troje në zemrën e Europës.

Serbia bash nuk është e interesuar aspak që Shqipëria dhe shqiptarët të bëhen ndonjëherë pjesë e Unionit Europian. Sepse ajo e din që mes vlerave të demokracisë së Unionit Europian, nuk e ka asnjë mundësi të realizojë pretendimet e saj për të aneksuar toka shqiptare. 

Ndërsa duke e kthyer Shqipërinë dhe Kosovën nën ndikimin e lindjes, gjasat rriten që një ditë të shkallmohen interesat shqiptare. Andaj, Serbia ka një politikë me shumë ftyra; në një anë lidhje të ngushta me Erdoganin për t'i dhënë sa më shumë hapësirë në Ballkan, por Ssrbia e din mirë që Erda është nën kontroll të Rusisë aktualisht. 

Në anën tjetër lidhje vllazërore me Rusinë, për të cilat lidhje janë edhe historike në bashkërëndim të politikave, për modelim global të zonave të ndikimit. E në anën tjetër mbanë edhe lidhje të veçanta me disa vende të Unionit Europian që i japin çdoherë Serbisë përparësi në krahasim me Shqipërinë.

A kanë nevojë shqiptarët të ndrrojnë qasje?

Natyrisht që PO. Edhe një PO e madhe. Mjaft më me hipokrizi politike. Klasa politike e Shqipërisë dhe e Kosovës duhet urgjentisht të rishikojnë politikat zhvillimit të përgjithshëm. Përkufizimin e detyrave konkrete për të ndrruar kursin e zhvillimit ekonomik me akterë nga vendet e Europës Perëndimore. Thirrja dhe lehtësimi tatimor për ndërrmarjet gjermane, austriake, franceze, italiane, holandeze, spanjole.

Fokusimi i diplomacisë shqiptare në këto vende për të krijuar raporte konkrete ekonomike me vendet e BE-së.

Mjaft më, me politika me servilizëm.

Duaje Perëndimin e vardisju Lindjes, quhet dështim dashurie në shikim të parë.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar