Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 25.01.2020 10:58
Dorina Hoxha

​Zbrazëtia

Prishtinë | 11/10/2019 16:40

Shkruar nga: Dorina Hoxha

Pas një shiu të rrëmbyeshëm që më shumë se sa një fenomen natyror duket si një rrebelim qielli pa kurrfarë sigurie që do bie mbi fajtorët që ankohen pa shkak, ashtu siç bënte ajo vazhdueshmërisht sapo rrezet e para të agut depërtonin brenda dhomës së saj.

Koha çalon kur vështrimi i thellë shkon mu në zemër të dritës që buron me forcën e një topthi të zjarrtë që e përsërit vetveten sa herë që dikush kërkon të pamundurën. Jeta është loja e rrezikshme që i shkon kuptimit në mesin e zjarrit që vlon prej aty. Ashtu faqet e hirta shkonin njëra pas tjetrës dhe aty për aty qielli u pastrua nga vranësira dhe retë e errta, papritur ai kënd kafeje mori një shkëlqim të artë. Pemët morën një ngjyrë të gjelbërt të theksuar dhe sikur sapo kishin hequr atë shplarje që ja bën tymi i përditshmërisë duke i mveshur me thjeshtësinë e ftohtë të një rutine që të mërzit. Përreth dukej sikur dicka po gjallërohej pa kuptim dhe flladi që përshkroi atë tavolinë të qelqtë ja thau bulzat e mbetura të shiut që kishin lënë vrragën e zëmërimit mbi to.

Shiu shkruan zemërimin e dikujt kur bie dhe mbi atë që bie por kur thahet nga dielli dhe gjithçka duket si një avullim i përkohëshëm kupton që vrragat e tij gërvishin mendimet dhe fletët e librit të duken sikur po të lexojnë brendësinë. Pak çmenduri të gjithë e kemi në gjuhë dhe në zemër, të parën zgjedhim ta spërkasim sipas humorit, të dytën sipas ndjenjës. 

Të shohësh një njeri që krejtësisht i ulur pret nga një letërz e shkruar të nxjerri brendësinë e tij shpirtërore është sikur të ulesh përpara një deti që  ndonëse ja kundron kaltërsinë dhe flladin je i vetëdijshëm që shtrihet i paanë dhe mistik përpara syve të tu. Kur nënvizimi filloj ti shtojë rrjeshtat, pëshpërimat ishin: …”edhe kjo, unë, “edhe kjo, unë” “ si kjo, edhe unë”… Padashur të pranosh se jemi qënie që i frikemi vetvetes dhe lufta më e madhe e jona nuk është me ‘tjetrin’ jashtë nesh po me ‘tjetrin’ që fshehim brenda nesh. Cili ishte ai ‘tjetri’ që ia fshehim vetes?!  A ishim ne që ia fshehim ‘tjetrin’ vetes apo ‘tjetri’ fshihej pas nesh?! Një ndjejë sikur ke zbuluar një ekuacion matematikor, që të ka marr shumë kohë është edhe retorika kur ke guximin të pyesësh vetveten në momentet e zbrazëtisë së shpirtit.

 Ndodh që si një zyrtare ti bindesh ligjit dhe marrëdhënies publike për të krijuar ura komunikimi të cilat në një arsyetim të dytë duken krejt të panevojshme. Ja, jashtë rrezet e diellit bien pingul mbi mendimet të cilat duken si të ç’orientuara pa ditur ku të përplasen…mbi xhamin e tavolinës  vrragat e shiut i përthyejnë reflektimet pas, mbi libër duken kinse sistemohen në ç’orientimin e imagjinatës së autores, por kur ngrihen lart në kthjelltësinë e qiellit të një vjeshte të mjergullt, duket sikur rrëmbimthi në horizont një shpend ti nis përtej pa destinacion. 

Ajri si një element thelbësor të përzihet me aromën e kafesë së ngrohtë e thirrja:- “Ju lutem, duhet të bëni pagesën”, tërheq gjithë marramëndjen e çastit në pikën zero ku jeni të ulur.  

Koha çalon kur ajo numërohet së prapthi, kur nata bëhet ditë për disa dhe për disa të tjerë një ditë behet një natë  pus e thellë. Vajtueshmërisht njerëzit i frikësohen natës  dhe mendimeve të errëta që ‘tjetri’ brenda nesh zgjon në agonin për të njohur një bashkëjetesë të padukshme që asnjë artist nuk mund ta përshkruante në veprën e tij të artit. 

Arti, a mund të quhet përpjekja e dështuar e njerëzve për ti gjetur kohës ritmin dhe  fshehtësinë?!  

Nën  kthjelltësinë e qiellit të Tetorit dhe mbi filxhanin që kishte rrjedhur tepricat, duart dridheshin sikur të qe një shpikje e të tjerëve për veten. Bota e brendshme e njerëzve normal duket që është larg kufinjve të iracionales, mbase kopshtari, punëtorët, specialistët, të moshuarit nuk ja lejojnë vetes. Duket sikur një mur i lartë, i padukshëm, i pakapërcyeshëm ngrihet brenda kokave të tyre, për këtë bindin parreshtur vetveten edhe ‘tjetrin’ që fshihet brenda tyre se nuk duhet në mënyrë kategorike ti afrohen atij muri dhe jo më, të tentojnë ta kapërcejnë. Shihet një lumturi e qetë që i përshkron teksa rrokin të bëjnë ‘gëzuar’ me gostinë e tyre alkoolike tipike shqiptare, siç është ‘rakia e rrushit’.  Biseda e tyre duket e qetë, përreth një ajër i lehtësuar, i kohës që shkon. 
Mbase,  lumturia është një frè e vetvetes për të njohur të fshehurën. 

Mbase, lumturia është përpjekja për ta dashuruar momentin në thjeshtësinë e vetë, pa menduar, më mirë le të themi pa u përpjekur të kuptosh. 

Nëse do të përpiqesh të kuptosh veprimet e tua, do të rrëshkasësh  drejt murit të ndaluar, do të largohesh nga realiteti. realiteti, që si urdhër të prerë ka gëzimin dhe harlisjen brenda pellgut social që tashmë jemi të mësuar ta njohim. E panjohura me siguri nuk e pi gllënjkën e rakisë për të njohur, e panjohura e përpinë shoqërinë si një gllënjkë kolektive për ti shkundur, se e vërteta nuk mund të jetë vetëm e vërteta që ato kujtojnë se njohin. 

Bzhhh…Bzhhhh… Bzhhhh… zhurma e një motorri makine që duket sikur po torturohet nga etja, gërvisht  ëndrrën time për të ngjitur murin e lartë që shoqëria ka ndërtuar brenda meje që mbrëmjen kur linda në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ai mur vazhdon të lartësohet  ndërsa ëndrra ime merr krah të fluturojë mbi të, të shoh greminën e zbrazur që e pret nëse guximi i saj është e vetmja ëndërr e mbetur. 
Kur shpirti i njeriut zbrazet nga dëshira për të guxuar një paralajmërim i kobshëm pritet në spitalet e ftohta dhe të zymta. 

Në  paraqitjen e saj kishte një zbehtësi ëndrrash për të guxuar saqë kur dikush rrokte një gosti për të bërë ‘gëzuar’, ajo nuk çuditej nga ai veprim përse të tjerët festojnë. Festa për të ishte një rutinë e harruar që e afronte drejt ëndrrave për të guxuar, kur në vështrimin  e zbehtë  mijra kilometra larg ja dalloje mosdëshirën për të kundërtën. 
A zgjedh të ftohesh si një gjësend i botës së natyrës jo frymore dhe ti ikësh qënies së gjallë që të shpon në shpirt, të therë deri në dhembje zhgënjimi prej saj nga drejtësia e tepruar dhe mirësia që si katalizatorë kinse të mbrojnë ndaj lajthitjes?! 
Ka shumë fjalë që rendin të dalin njeherësh edhe kur nuk dëshiron t’i shqiptosh, ato nuk pyesin dhe paçka këtij fakti, ja dalin mbanë të gjejnë një mënyrë brenda trupit tënd për t’u shfaqur. Flokët si fije të regjura nga koha dëshmojnë se koha kalon edhe pse ndonjëherë brenda nesh çalon… 

Koha çalon kur ne i nështrohemi një mos dëshire të çuditshme për të frymuar. Gjallëria nis e përshkron si gjaku nëpër vena heshtjen e zbrazur, atëherë kur dielli i dashurisë të shpon me përkujdesje, si një shtizë hekuri e përcëlluar në zjarrin e djallit, zemrën. Gjithçka që fshihet aty që prej fëmijërisë, largohet e qetë drejt së shkuarës.  
Shfaqet e frikshme kjo gjallëri e trupit si prej ndonjë shtaze që është në grahmat e fundit të përpëlitjes për ti ikur jetës dhe së panjohurës së një shikimi të hirtë.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar