Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 15.11.2019 05:34
Dorina Hoxha

​A duhet pezulluar importi dhe eksporti me Serbinë?!

Prishtinë | 15/10/2019 07:07

Shkruar nga: Dorina Hoxha

Ngjarja e fundit e shumëpërfolur e mediave kosovare për 26 numërues votash të helmuar është kambana që bie fort si shenjë alarmi për Shqiptarët. Procesi zgjedhor I zhvilluar me datën 6 tetor 2019 kaq shumë I përfolur dhe I lakmuar për mbarëvajtjen e tij nuk mund të kishte një përmbyllje kaq alarmante sa ngjarja e ditës së djeshme me 13. 10.201, kur mbetën të helmuar 26 persona.

Kur viziton Kosovën vëren se ndër dhëmb teksa I pyet vendasit për pjesën veriore të Kosovës që është në kufi me Serbinë, menjëherë fytyra e tyre ndryshon duke të lënë të nënkuptuar situatën konfliktuale që ende vlon në këto territore. Nuk ka rëndësi mënyra se si u transportuan kutitë e kontaminuara, në rrugë ligjore ose jo, në çdo proces ka një marzh gabimi teknik dhe organizativ, rëndësi ka veprimi dëmtues I qëllimshëm për Shqiptarët e Kosovës. Kutit e kontaminuara qëllimisht  për të shkaktuar panik, mbase edhe vdekje, ishin kambanë e fortë alarmi për qeverinë e re të Albin Kurtit, I cila nuk duhet të ndalet në vendimmarrjet e tij përballë këtyre manovrave të ulta njerëzore, që përdoreshin 5 shekuj më parë.

Kutit me zarfet  ishin ‘kali Trojan’ që për nga mënyra se si qëllimtari kërkon të arrij objektivin është një paralajmërim që duhet ti shërbejë qeverisë së re për të rivënë autoritetin e nëpërkëmbur ndër dekada. Po ti rikthehemi situatës politike, çështjes së Demarkacionit, kufinjëve territorialë ende të papërcaktuar qartazi me Serbinë duket sikur një vullkan konfliktesh  vlon nën to dhe nuk I dihet kur do të shpërthejë dhe se si. Kosova ka vuajtur politikisht për një lider të mirëfilltë në mbrojtje të interesave të pastra ndaj vendit, ndaj Kurti ka ardhur në historinë e këtij vendi ekzaktësisht në epokën ku I takon që këtë barrë të rëndë historike të vendit të tij të mbartur ndër shekuj  ta shpjerë në rrugën e përparimit dhe pavarësisë totale ndaj pengesave që sado të vogla qofshin në qëllim dhe objekt, prishin qetësinë publike dhe frymën tolerante. 

Nisur nga historia e përgjakshme  e Kosovës ku makabriteti ishte vakti I nënave dhe familjeve në Kosovë, por edhe nga arsye të tjera politike, do të ishte  e udhës  të ndërpritet përkohësisht importi dhe eksporti me Serbinë deri në zbardhje të plotë të hetimeve dhe shkaqeve se si u helmuan 26 numëruesit e procesit zgjedhorë.  

Nëse një “Kal Trojan” ditën e djeshme desh  I mori jetën 26 personave, sipas logjikës në një të nesërme mund të ndodhë edhe një ‘kalë I dytë Trojan” që mund të kontaminojë 2600 persona. Lajmi i cili bëri jehonë në mediat e rajonit  në mënyrë të menjëhershme të shpie të pyetja: A janë të sigurta produktet që vijnë nga Serbia drejt Kosovës? Për hir të situatës politike konfliktuale a do të ishte më me vend që  të kishte kontroll të kualifikuar të produkteve që vijnë nga Serbia në Shqipëri dhe anasjelltas?! Kosova është e pavarur dhe në sovranitetin e saj ka të drejt të jetë e vendosur për të mos ju nënshtruar asnjë presioni politikë.

Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për një lider si Albin Kurti, që e do Kosovën edhe kur nuk është në krye të saj, ku mbi kurriz ka përjetuar përçmimin e të qenit idealist. Ne Shqiptarët jemi copëtuar që në 1913 se idealin e patëm vetëm me fjalë dhe jo me vepra, ne u përçmuam si komb sepse ne idealin e shesim për hir të fuqive të mëdha, ne jemi mësuar që idealistët ti kryqëzojmë si ‘Krishti’ dhe ti sakrifikojmë  ‘Kurban’ për hir të interesave personale.  

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar