Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 24.10.2019 02:54
Blerim Burjani

​Zgjedhjet sfidë për partitë qe keqpërdoren shtetin për qëllime të përfitimit pa bazë

Prishtinë | 06/08/2019 08:13

Shkruar nga: Blerim Burjani

Këto parti politike si LDK dhe VV duhet të gjejn mundësin e një koalicioni parazgjedhor, përndryshe do të jet vështirë që të ballfaqohen me PDK dhe pjesën tjetër, PDK ka synime tjera së bashku me AAK , të përqajnë pjesën tjetër të subjekteve politike.

Partitë që ishin në PAN mund shumë lehtë të mbetën ne opozit

PAN  qe nuk i’u besohet sepse janë zhytyr thellë në parregullësi, korrupcion , nepotizëm  andaj gjasat janë që të keqpërdorin elektoratin dhe të merren me parregullësi zgjedhore, kësaj here këto dy subjekte janë në  probleme të thella , s’kanë asnjë siguri çka do të ndodhë  në këto zgjedhje.Kësaj  radhe  mund të jenë tentativat  që të  ketë me shumë probleme dhe parrgullësi ose të pajtohen këto subjekte si PAN  të humbin përfundimisht në skenën politike të shtetit, dhe të mbetën një kohë të gjatë në opozit.Me e keqja  sot është   qytetarët nuk kanë alternatve fare Zgjedhore.

 Qytetari s’ka për kë të votojë?

 Qytetarët madje as arsye kurrfarë nuk kanë per te votuar kote, pra do të mbetën vetëm militantet partiak të merren me zgjedhje dhe të dalin në zgjedhje. Po vjen kohë e vështirë për demokracin kosovare edhe ashtu deri me sot s’ka pas demokraci ka pas anarki dhe sundim nga partitë politike  qe janë me tepër banda biznese qe lidhje nuk kanë me qytetarin, as që merziten “për askend”,  e lere për qytetarët që i kanë “rjep pa ndal”,  dhe pa asnjë “gjunah” e as “marre”, duke kontrolluar drejtësin e shtetit dhe organet e rendit. Asgjë mirë nuk pritet përveç humbje e vazhdushme e pasurive publike dhe kontrollë të aseteve publike. 

Sundimi I PDK  qe nga viti 2007 deri me 2019

PDK mban sot nën konrollë sektorin publik ARKEP, Agjencin  e Pronave , PTK, Aeroportin , Hekurudhat , Transportin Publik, UP dhe Universitetet Publike madje edhe e disa private.PDK mban Agjeniconet e e ndryshme si ate  te pyjeve. 70%  te ndërmarrjeve private , vetem 30 % e biznesit veprojnë pa ndikim politik.Përderisa shërbimi civil mbi 70% kontrollohet nga PDK në mënyrë inatqore, 15 sekretarë te PDK ne sherbimin Civil , ambasadat ,PDK eshte nje gjigant I parregullesive qe nuk mund të ndalen në rrethanat e sotme, hiq me keq nuk qendrojn AAK dhe NISMA , parti këto me shumë probleme me rendin dhe ligjin  edhe LDK ka 9  zyrtarë të lartë nën akuza dhe me aktakuza, skena politike e vendit është e kriminilizuar qe nuk ka kush ta shpëtoj shtetin prej kapjes , shpesh është menduar se LDK dhe VV mund të ndalin shtetin e kapur dhe të largojnë  nga skena PAN te kriminalizuar skajshëm.LDK ka telashe të brendshme qe as kuvendi i nëntë i saj nuk i zgjidhi dot, mbetën të gjitha brenda qe të zihen deri në një kohë të ardhme , deget e LDK janë të përqara  rreth 30% te degve të këtij subjekti politik nuk do te votojn për kllapen e Isa Mustafes, pra LDK mund të humb disa vota të rëndësishme  një numër votash të konsiderushme për shkak paknaqësive të brendshëme sa do qe tentojnë te i konzervojn problemet brenda apo të i lën ti zgjedhin në një kohë të ardhme , problemet mbeten t e njëjta,në anën tjetër VV është e ndarë përgjysm që nuk ka fuqi kurrçfare të fitojnë me shumë , shpresa e tyre si VV është të pjesa që abstenon në zgjedhje  vazhdimisht, LDK dhe VV vazhdojnë te refurzojn të gjitha pjeset tjera të shoqerisë civile dhe të pa përcaktuarit , të d y këto parti të pa përcaktuarit politik i shohin se e kanë obligim ti votojnë ata realisht askush nga të pa përcaktuarit nuk merren as me LDK e as me VV. Në anën tjeter pak qytetar priten të dalint e votojn , demokracia mund të jet ne rrezik , apo dalja e qytetarve mund të jet e vogël , qytetaret plotësisht janë të pavullnetshëm, edhe disa iniciativa qe numrohen diku pesë prej tyre  hezitojnë a të dalin në këto zgjedhje apo s’kanë për çka dalin se janë të humbura, pra kujt i vyjnë këto zgjedhje? Vetëm të  korruptuarve dhe atyre qe tentojnë të kontrollojn pasurit publike.  

Koalicionet parazgjedhore  të mundshme….. 

Koalicionet parazgjedhore të mundshme mund jenë:LDK mund të ketë koalicion me AKR,PSD dhe VV.AAK  mund te shkoj me NISMA.PDK mund të bëjë koalicion me Levizjen për Bashkim dhe disa parti te shumta te parendesishme te vogla.Modeli me I keq eshte qe te gjithë të shkojnë vetëm pa koalicione parazgjedhore gjë që do të sjellte përfundimisht probleme për secilën prej këtyre partive. 

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar