Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 21.05.2019 01:49
Blerim Burjani

​Kosova shpresë e thyer ?

Prishtinë | 23/04/2019 08:06

Shkruar nga: Blerim Burjani

Pse askush nuk i beson politikës në Kosovë?

Si ndodhi që rritja e pagave bëri zgjerimin e hendekut në mes sektorit  të administratës shtetërore që jeton ne kurrizë të sektorit privat dhe taksave  të qytetarëve? 83 e mijë punetore të aparatit të shtetit paguhen prej 500 eurove deri në 3500 euro- pagë për presidentin e Kosovës, rreth 300 mijë punëtor të sektorit privat punojnë për 170 deri në  250 euro në muaj.Rritja e pagave me parat e sektorit privat do të shkaktoj rritjen e çmimeve në trege sepse në këtë rast shteti po dikton ekonomin e tregut, ky është dëmi më i madhë që i bëhet ekonomisë.Administrata e Kosovës duhet të reduket 50% për të i dhen hapësir njerezve që mos të jetojnë si parazit me parat e qytetarëve por  të hynë në  ekonomin kompetitive të tregut.BE kaher ka kërkuar apo kërkon qe 5 vjet që Kosova te këtë të reformuar adminsitraten e shtetit. Sektori privat-kompanitë janë plotësisht jasht kontrollit dhe shkelës i të drejtave elementare të punëtorve.

Punëtoret në këtë sektor paguhen jo me rregull dhe shpeshëhere vetëm 9 muaj e me pak, s’ka kush e kontrollon kete sistem? Edhe pse është thjeshtë- vetëm të shikohen transferet  12 mujore të pagave të punetoreve a paguhen nga pronaret ajo , e nese nuk zbatojn kontratat atehehere gjobiten.Ikja e rinisë dhe intelektualve po ndodhë për shkak perspektives së zymtë të tmerrshme, askush nga të rinjt nuk deshirojnë të shohin veten si perfundojn në  fund si të papunë , pa mbrotje shëndetësore e sociale adekuate.A po shërben shteti i Kosovës dhe buxheti i qyetetarëve të Kosovës për sigurimin e standardit luksoz te sektorit te administrates se shtetit qe është punëdhënesi me i madhë në Kosovë?Politika  i bëri anlfabetet funksional te shkolluar me vones milioner e profesor e çfare kanë dashur?  Kapja e shtetit nga analfabetet e kane vendosur te tërë sistemin e padishëm në të gjitha sektroret qe nga UP dhe Keshillin Drejtues të UP , dhe universitetet tjera publike , ndërmarrjet publike,  sektorin e administratës së shtetit.Sa më parë duhet të ndodhë privatizimi i të gjitha ndërmarrjeve publike-shtetërore.

1. Programi për të i kthyer qytetarit optimizmin dhe besimin

Për të kthyer besimin dhe dinjitetin qytetarëve të Kosovës për momentin duket mision i pa mundshëm , por mund ti kthehet ky besim ose së paku një shpresë e vogël po që se ekziston vullneti politik i qytetareve për të u kthjellur dhe për të votuar një klasë te re politike , nje parti që nuk është e zhytyr në korrupsion, nepotizëm dhe kapje të institucioneve të drejtësisë.Kërkohet 5-7 vjet për të pastruar shtetin nga keqbërësit dhe të vendosën para organeve të drejtësisë.Kthimi i besimit duhet të ndodh me një parti te re reformuese të shtetit dhe insittucioneve të saj, duke ndal keqbërësit , keqpërdoruesit e shtetit, paras publike dhe aseteve pasurore të shtetit.Kosova udhëheqet nga njerëz të pa dishëm dhe te pa eduakuar me kohë, shumica e tyre të pa shkollë kanë mbërri të i kryejn të gjitha , të blejnë letëra por kanë mbet të padishem, por e verteta është  se te padishmit japin mësim , dhe kanë poste të larta publike në adminsitratë të shtetit.Pra duhet verifikuar dhe larguar të gjithë

 ata njerëz  në administratë qe janë punësuar me patriotizem në poste te larta dhe partiak të shumtë, duhet të pastrohet adminsitrata e shtetit.Qytetarët  nuk duhet të votojnë kësi njerëz nëse   deshirojnë fëmijet të mos i ikin jasht shtetit por të mbetën në Kosovë?Duhet te vendosin cka po don?  Nuk duhet votuar njerez te pa shkolle e dhunues të shtetit të së drejtës.Krahu politik i luftes merret me patriotizem dhe pasurim pa bazë, përderisa partitë tjera edhe nuk po arrijnë te vijn në pushtet fare.Shteti i Kosovës ka nevojë për ndryshim të sistemit zgjedhor prej proporcional në mazhoritar , qe kush te fiton pushtetin duhet të ketë edhe përgjegjesin e plotë për qeverisje jo skur kjo aktuale me sistem proporicional ku qeverisin me shumë 5 parti ne qeverisje secili subjekt punon per militant partiak dhe per familjet e tyre per te punesuar, 83 mijë punëtor të administratës së shtetit janë elektorat i këtyre partive shkatërruese të pronës dhe pasurive publike te shtetit.PAN do te duhet te pezulloje veprimin e  vet politik dhe te reformohet skajshëm duhet të bashkepunojë me organet e rendit për të ngrit padit kunder keqperdorusve te detyrave zyrtare me qëllim të pasurimit pa bazë.Edhe partitë tjera duhet të reformohen plotësisht si LDK,PSD për VV s’kam  ndonje koment ata nuk kanë kuader politik për asgjë.Kosova ka nevoje per nje demorkaci te re me parti të reja qe reformojn shtetin dhe shpejtohen integrimet evropiane dhe euroatlantike.Komdantet ata qe ishin  nuk arriten të  bëhen lider dhe udhëheqës politik dhe keshtu shteti u përdor për gjera tjera për pasurim, u vendos pushteti i te padishmeve    

Cilat masa duhet të ndërmarrin për të përmirësuar imazhin e Kosovës jashtë dhe brenda vendit?

1. Luftimi i korrupsionit: duhet te merren masa konkrete dhe te epet mesazh i qarte nga shteti per te u ballafaquar me te gjithe ata te cilet kanë shkel parimet dhe besimin e qytetarëve. Të fillojë një hetim i gjerë i të gjithë fuksionerve publike 2000-2019 pra deri me sot, mënyra e pasurimit te tyre , shkollimin e përfunduar dhe marrjen e titujve akademik. Bashke partiaket perkatesisht partite politike duhet te bashkepunojne me prokurorin e shtetit për te pastruar shtetin nga plaçkat e deritashme.

2. Ndalja e nepotizmit institucional : Nuk duhet zgjidhur probleme personale, familjare, partiake, klanore dhe grupore me parat e qytetarëve dhe te  sektorit privat . Njerëzit të ashtuquajtur “politikan”, ata duhet të jenë ne shërbim të qytetarëve, dhe nuk duhet të shërbejnë për privilgje te mëdha për qytetarët nëse don,  ky nuk është obligim është vullnet por jo të përfitojn paligjshëm. Punësimi duhet të jet ekskluzivisht i bazuar në përvojen institucionale dhe nivelin e përgatitjes profesionale duke përfshirë ketu edhe trajnimet e kryera profesionale. Punesimi nuk duhet të bëhet si rezultat i lidhjeve familjareve të politikanëve dhe njerëzve me ndikim siç është tash. Duhet të rishikohet punësimi në shërbimin civil dhe ate publik, si dhe të rishpallen konkurse të reja për pozita të caktuara që mbahen nga familjar dhe bashkë partiak dhe kuptohet të reformohet administrate parazite. Ne nje analize te deritashme të bërë nga Instituti i Kosoves për Politika Zhvillimore (IKPZH) rezulton se 70% e të punësuarve në sherbimin civil dhe atë publik kanë mbajtur pozita të larta publike pa shkollim superior madje edhe te sekretarëve te pergjithshem pergjate viteve 2001-2011. Kjo është brengosese për të gjithë kuadrot reja dhe dekurajuese për kuadrot qe kane kryer shkollimin superior dhe studime pas diplomike edhe ne universitetet prestigjioze. Duhet te kryhet një hetim nga inspektorati i punes apo KPMK për të rekomanduar masa tjera ne kete drejtim. Në një studim të IKPZH thuhet rreth 85% e te punesuarve vijnë nga komunat tjera dhe qe nuk janë banorë të Prishtinës ose janë bërë në ndërkohë banorë të kryeqytetit. Kjo perqindje e larte tregon indikacionit e ndikimeve partiake nga regjionet qe vijnë partitë politike. 85 % te ambasadorëve të Kosoves dhe konsujtë vijne nga PDK(shih listen e ambasadoreve dhe konsujve nga PDK dhe LDK ). Nje pjese tjeter vijne nga LDK.AKR, e tash se fundi edhe nga AAK.Shumica ambasadorëve janë “politikan” ose kanë mbajtur pozita të larta partiake ,kjo do te thotë se partitë politike-shefat partiak janë të involvuar direkt në caktimin e ambasadorëve të shtetit.

3. Partite nuk mund te jene mbi shtetin: partitë janë mbi kushtetutën dhe ligjin , një pjesë e tyre nuk e din qe ka “institucione të rendit”,për ata janë vetëm figurative, sipas tyre “ata janë themelues te tyre” dhe kane punesuar të aferm, familjar ose partiak të tyre në këto institucione dhe për këtë nuk kanë nevojë ti “respektojne ato fare”.Sherbimi korrektues i Kosoves ka quar dore kahere nga njerezit e fuqishem te burgosur sa per sy e faqe , një pjesë e tyre shetiten nëpër qytetë deri vonë dhe kthehet sipas deshirës së vet. Disa vizitojn QKUK sipas vullnetit te tyre dhe kërkesat për hospitalizim janë shtuar nga 95% të rasteve te burgosurve për krime te renda. Gjate ngerçit politik një bllok i partive politike u morën me veprime antikushtetuese dhe lanë pengë themelimin e institucioneve të shtetit mbi 6 muaj, rezultoje me marrjen e postit të kryeministrit nga ana e LDK perderisa zgjedhjet e reja dhe ardhja ne pushtet te PAN ,shteti degradoj skajshëm u shkel i tërë sistemi kushtetues i shtetit dhe ligjet në fuqi.Kryeminitri aktual bëri 28 skandale vendimarrëse ,  prej me skandaloze ishte falje e borxheve të komapanive  të ujrave Rritja e pagave në konflikt interesi, nxjerrja e një ligji komunist qe u drejtua kundër sektorit privat dhe ekonomisë se shtetit . rriti pagat për sektorin shtetëror, dhe u diskriminuan nga pronarët e sektorit privat mbi 300 mijë punëtor  qe marrin paga jo te rregullta e as nuk paguhen 12 muaj kalendarik , dhe bëri mbi fyrje publike për qytetaret dhe kategorit sociale dhe gjinore.Për ngërçin politik askush nuk u pergjigje para qytetareve për arsye te thjesht pse nuk u themeluan institucionet e vendit. Kjo nuk rezultojë në marrjen e masave nga Gjykata Kushtetuese, e cila nuk ka asnjë kompetence te vetme ne çregjistrimin e partive politike qe mund të jenë në kundërshtim me Kushtetuten e shtetit përderisa shteti i Sllovenisë ka ne Ligjin për Gjykatën Kushtetuese kompetenca ne Nenin 68.4 thuhet: partitë politike qe bien ndesh me kushtetutën e shtetit, ato çregjistrohen nga regjistri partive politike. Edhe shumica ligjeve Kushtetuese në regjion ,e BE kanë normative të qartë për partitë politike qe definohen si grupe interesi apo organizata private në rastet kur veprojne ne menyre antikushtetuese.Kuveni është bllokuar qe nga themelimi dhe si i tillë është i pafuqishëm te nxjerr ligje dhe varet nga partitë opozitare a votojn a jo?

4. Te ndalet procesi i shtetit partiak në Kosovë: Shteti nuk është pronë private e partive dhe lidereve politik,shteti është krijesë e vullnetit t qytetareve. Në emër të qytetarëve nuk mund të thirren lidere te tille qe realisht nuk e kanë fuqinë elektorale ne pajtim me vullnetin demokratik të qytetareve , vetem 40% e qytetarëve kane dal në zgjedhjet e fundit edhe kjo nuk dihet sakte dhe duket te jene fryra , per zgjedhje te kryetarit te komunes se Ferizajt ne vitin 2012 janë dal vetem 27% te qytetareve. Partite politike vazhdojne te qendrojne ne pronat shoqerore dhe nuk paguajne qera. Nuk ka kurrfarë transparenca mbi fondet financuese te partive politike dhe as te fushatave te tyre parazgjedhore.Marrja me parti eshte biznes per te gjet pune de pr tu pasuruar por jo per t esherbyer, andaj pagat duhet te zevendesohen me meditje, komisionet e pavavrura kushteutese duhet te paguhen me me meditje  per seanca po sikur deputet e Kuvendit.

5. Te behet rikonsolidimi i institucioneve të vendit te sherbimit civil: te themelohet institucion i pavarur nga kryeministri i shtetit në bashkëpunim me shoqerinë civile dhe ekspert nderkombëtar për të iu nënshtruar testit për shërbyesit civil dhe publik, dhe te filloje rikonsolidimi institucional.

6. Të ndalet punësimi partiak, klanor, familjar

Ne Kosovë vlerësohen si te pa punë mbi 40% te qytetarëve, 60% e te punësuarve jetojnë në varfri perderisa 15% jetojne ne varfri ekstreme. Sektori shteteror eshte punedhenesi me i madh por jo sektori privat. Sektori i ndermarrjeve publike eshte i kontrolluar nga partite politike ne pushtet. Ne sektorin publik ekziston nje vullnet personal i te punesuarve se a deshirojne te rrine deri në fund të orarit te punes a jo?Një pjesë e mjekëve dhe te punesuarve marrin pa pagesë për nje vite dhe punojne pune tjera brenda shtetit ose dalin jashte shtetit. Statistikat zyrtare nuk jane reale, ato reduktojne pa punesine , sipas tyre pa punesia sillet vetem 30.1% në shtet. Realisht kjo i bie qe 70% e personave të moshes madhore dhe te afte per pune jane te punesuar ne sektorin publik, privat, sherbimin civil ose ne sektorin e bujqesisë. Sektori i shendetesise vleresohet si tragjike pra shendeti publik , rreth 90% te qytetareve nuk kane sigurim shendetesor.Sigumet shëndetësore janë te domosdoshme sa me pare, koherave te fundit ka permirësime në punen e QKUK disa reparteve te kesaj qendre.

7. Konsolidimi i Universitetit të Prishtinës , universitetet tjera tjera publike të behën vetem dege te UP.Rishikimi i universiteteve tjera publike.Bordi Drejtues i UP duhet plotësisht të  depolitizohet dhe hiqne njerezit e NISM-es dhe AAK , nga ky bord mos me berë “hajgare” , me shkollim dhe UP.

8. Konsolidimi i shëndetësisë: Eshte nevojë emergjente qe të merren masa për të ndal biznesin me pacientet, një numër i madh i mjekëve kanë ordinanca private , dhe punojne ne QKUK dhe neper spitale regjionale e një numër i madh i tyre marrin pushim pa pagese ne QKUK dhe punojne neper spitale te shumta biznesi qe janë licencuar në Kosovë. Nuk ka pas as kritere te mirefillta per licencimin e tyre, spitalet private jane kuazi klinika nuk punojn deri ne ora 16, dis apunojn prej ores 14 dhe nuk ofrojn sherbime 24 orë , prandaj duhet riliqencim. Megjithatë atë janë funksional për te bërë para ne kurriz te sherbimeve mashtrues ndaj pacienteve , duke iu marr shuma parash pa pas nevoje fare ,ose per ti derguar ne analiza te shumta mjekesore dhe pa trajtim te suksesshem .Korrupsioni , mashtrimi e ka katandisur shendetesine ,një pjesë e mjekeve dhe infermiereve po ikin nga Kosova për arsye thjesht biznesi. Shëndetësia pa reformë e pa kurrgjë ,asgjë prej deklarimeve te ish ministrit per shendetesi , ajo ishte reforme per matrapazet mjek, duke decentralizuar QKUK dhe klinikat i kane shnderruar ne principata dhe “feuda” , dhe duke ndertuar bordin per te zgjedhe stafin menazherial ne tërë Kosoven e ne fund dual edhe me keqja ne Ministri te Shendetesi ishin te zhytur ne korrupsion prej kreut te saj e me poshte. Qeveria aktuale ende asnjehere  te vetme dhe asnje rishikim te vetem nuk i ka berë ketij sektori.Mungesa e barnave esenciale vazhdojn ta trondisin familjen kosovare, ne tere kete fatekeqesi megjithat në qendren kardiovaskulare punohet 24 ore për stendimin e pacienteve ,kjo është e vetmja pike positive qe mund te permendet.Kosovavazhdon te tronditet nga rasti “stenda”, ku janë perfshire mbi 150 mjek, procedura gjyqsore fare nuk është perfudnuar as rendi nuk eshte.

9. Te ndalet intereferimi ne gjyqesi dhe prokurori

Te ndalet loja politike me emerime te gjyqtareve. Sistemi duhet te pavaresohet perfundimisht jo vetem nga pjesa e zgjedhjes nga politika por edhe autonomia financiare. Qeveria vetem duhet te ndaj nje pjese te buxhetit te domosdoshem ndersa pjesen tjeter sistemi i drejtesise duhet te inkasoj vet , pra vet te krijoj buxhetin nga kontestet dhe puna qe bene sistemi i drejtesise.Vettingu mbetet e vetmja rruge per te pastruar kete sektore.Rishikimi i permenduar nga ministri drejtesise eshte ne kundershtim me kushtetuten dhe pushtetet e balancuara.

10. Te reduktohen privilegjet dhe pagat per pozita ministrore dhe deputet dhe kryetar komunash: pa reduktuar privilegjet e politikaneve nuk ka ekonomi tregu, ata vleresohet se shpenzojne rreth 35% te buxhetit te shtetit per paga,meditje dhe udhetime jashte vendi per lobizim e trajnime. Deputeti i Kuvendit te Kosoves merr pagen rreth 1400 € ne muaj, 21ministra, 80 zevendes ministra rreth 100 keshilltar politik shpenzojne paren e taksa paguesve te shtetit. Politika renditet si biznesi me profitabil i mundshem ne nje shtet te varfer siç eshte Kosova. Parat e taksapaguesve kane sherbyer dhe sherbejne per te bere klasa ekonomike dhe per ti nda klasat sociale. Duhet dekurajuar politiken dhe stimuluar sektorin privat. Permes politikes eshte arrit qellimi per perfitime,gradime , punesim ne universitet , themelimin e universiteteve te reja publike per te rehatuar bashke partiaket, punesim ne sektorin publik dhe civil. Paga per deputet duhet te jete ne proporcion me normen mesatare te jeteses ne Kosove pra rreth 550€,perderisa paga ministrit te jete 650 €, paga kryeministrit t jete 1500 €, e presidentit te jete 1200 €.Perderisa kryetaret e komunave te kene lartasin e pages deri ne 1000 €, drejtore te drejtorive komunale 550 €. Nje udhetim i nje zyrtari te shtetit ne ndonjeren prej shteteve evropiane per tre dite vleresohet te jene rreth 2500 €,vleresoni vet sa zyrtar te shtetit tone udheton pa ndal …..

11. Te shpallet konkurs ne universitetin publike në UP, të rishikohet i tërëstafi i deritashem se si ka ardh te gradat akademike-rreth 65% te kuadrove te UP janë punesim në lidhje partiake pa merita,ka pas shkelje drastike te rregullave dhe procedurave të pranimit. Një numër i profesorëve kane rekrutuar bashke partiak dhe i kane vendos ne pozita te asistentit dhe pozita mesimdhënës me gradime te dyshimta .

12. Te shpallet konkurs per ambasador :Nje konkurs i mirefilltë dhe i bazuar në kritere strikt profesionale duhet t e ndodh per te ndal trendin e hajagareve me ambasador e konsuj. Të themelohet nje komision i pavarur i cili do te vendos kritere te qarta qe duhet ti plotesojne keta njerez. Te mos lejohet qe partitë politike te propozojne ambasador ashtu si ka ndodh deri me tash, e kane derguar njeriun e vet.

15. Të zgjidhen anëtar e bordeve vetëm nga radhet e ekspertëve të ndërpritet zinxhiri politik partiak. Duhet verifikuar biografit e njerëzve që zgjedhen nëpër këto borde, duhet të respektohen kriteret profesionale,asnje nuk mund të kandidohet po qe se tre vjet e fundit ishte pjesë e një partie politike.

16. Zhvillimi ekonomik. Eshtë e domosdoshme të themelohet një Fond per Zhvillim Ekonomik i cili do të mbështeste sektorin privat. Ky fond do të stimulonte bizneset vendore dhe do të promovonte zhvillimin ekonomik të shtetit. Ky fond do të parashihte mbështetje dhe kredi për sektorin privat. Një fond i tillë është i nevojshëm për ekonomin vendore. Stimulimin e sektorit privat me kredi , duhet të mendohet për të marr kredi ndërkombëtare në rastet e problemeve për themelimin e këtij fondi. Një pjesë e konsideruar e buxhetit duhet të ndahet për këtë fond. Duhet privatizuar 95% të ndërmarrjeve , duhet reduktuar administratën shtetëror ose për të mbajt nivelin aktual por jo me u marr me rritje të stafit shpenzues .Administrata shteterore është shpenzuesi me i madh i të hyrave doganore dhe sektori publik. Duhet nxjerr një pako lehtësues për të bërit biznes në Kosovë, psh. Ndërmarrjet e po sa themeluara të lirohen nga tatime për një vit. Te stimulohet sektori i bujqesisë i cili është pothuajse sektor me i lehte se per tu perkrahur, pastaj industria ushqimore përgjithësisht .Përveç bujqesisë të perkrahet sektori i industrise së tekstilit .Të zvogelohen apo reduktohen importet për disa kultura bujqesore për të favorizuar produktet vendore. Të krijohen një varg lehtësirash financiare  për investitoret e huaj. Pjesa me e madhe e programit qeveritar duhet të jet zhvillimi ekonomike i shtetit dhe krijimi i vendeve të punes. Pa zhvillim ekonomik nuk ka rritje te punesimit, kjo është e qartë.

17. Te kryhet reforma kushtetuese dhe ajo zgjedhore. Nuk ka nevojë te pritet kaq shume qe te kryhen dy reforma te rendesishme per shtetin.

Pa ndermarrjen e nje varg masash per konsolidimin e shtetit nuk mund te këtë qytetari optimizem,duhet të punohet ne mënyrë emergjente dhe efikase ne kete drejtim.Ndryshimi duhet te ndodhë  me vetidjsim te qytetarve.

18.Kosova ka nevojë për  skenë te re politike, për një gjenerat më të re politike e cila shtetin duhet  ta udhëheq drejtë reformës  se plotë.Ruajtja e aseteve publike , konsolidmi i buxhetit të shtetit, ndalja e shpenzimeve të administratës  shtetërore,reformimi i plotë i administratës publike ne pajtim me kerkesat e BE.Konfiskimi i pasurive publike të  te gjithë atyre qe kanë keqpërdorur shtetin për interesa personale , fmailjare dhe partiake si përfitim i pa bazë , reformimi universitar  etjera.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar