Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.07.2019 04:52
Bejtush Isufi

​Shteti dhe Pavarësia e Kosovës në duar të autokratëve

Prishtinë | 02/03/2019 09:55

Shkruar nga: Bejtush Isufi

Pasi që vendet perëndimore, e sidomos SHBA-ja i dhanë shtytjen e tyre të madhe njohjes së Pavarsisë së Kosovës, i erdhi radha udhëheqjes së Kosovës që të dëshmohet dhe vazhdoi rrugën e konsolidimit të shtetit dhe afirmimit të tij.

Ajo që pamë e po shohim edhe sot e gjithë ditën është jo vetëm e pa dëshirueshme, por tashmë edhe e frikshme. Të gjithë zigzagen kohore që nga data e pavarësisë e shoqërojnë tri qasje secila më fatale se tjetra, krimi me nepotizmin, sjellja autokratike dhe shitja e shtetit për përfitime të partive.

Pas vendimit të GJND-ës Kosova duhej ta kishte shumë më lehtë që të ec në rrugën e sajë, por peshën e këtij vendimi Serbia arriti ta neutralizoj edhe nga arsyeja e sjelljes së udhëheqjes së Kosovës.

Kosova dhe përfaqësuesit e sajë pothuajse në mënyrë sekrete filluan dhe vazhduan dialogun e Brukselit ku Serbia arriti të « bluante » përditë përkrahjen ndërkombtare e po ashtu edhe unitetin e brendshëm politik në Kosovë. 

Liderët politik në Kosovë ishin në gjendje që të rrënojnë dhe djegin çdo interes të shtetit vetëm që lideri apo partia të përfitonte përkrahje apo privilegje pushteti.

I kishim në seri vendimet e një pas njëshme të cilat njëra pas tjetrës godisnin interesat e shtetit të Kosovës duke filluar me tolerimin e ekstremizmit dhe fuqizimin e tij nga fonde të pakontrolluara që e vërshonin Kosovën, Marrëveshjet e Brukselit, formimin e Listës serbe duke  shkelur dhe neutralizuar serbët e Kosovës dhe fuqizuar rolin e Beogradit si përfaqësues i vetëm i serbëve në Kosovë, mos formimin e ushtrisë së Kosovës para shumë viteve, përqarjet dhe përplasjet rreth kufirit me Malin e Zi dhe përfundimisht me përpjekjet e presidentit që krye në vete dhe pa kurrëfar dialogu të brendshëm ti jap vetes të drejtën që të relativizoj ekzistimin e kufijve të Kosovës. 

Para vizitës në Austri dhe fushatës së filluar aty, Kosova akuzonte Serbinë për agresionin dhe përpjekjet e tij për aneksim të territorit të Kosovës, por tash Kosova është ajo që ka « pretendime » territoriale ndaj Serbisë !? Kjo ishte një dhuratë e madhe diplomacisë serbe, sepse për shkak të luftërave të viteve nëntëdhjetë ajo nuk e kishte aq të lehtë që ti zyrtarizonte prendimet e sajë territoriale ndaj Kosovës.

Në rradh të parë për shkak të veprimit të Serbisë, por edhe për shkak të rrethanave të reja në marrëdhënjet ndërkombëtare udhëheqja e Kosovës u gjend në një defensivë të thellë dhe në këtë situatë erdhi taksa e 100%-shit, e cila ishte një vendim i domosdoshëm, por assesi i mjaftueshëm. Unë kamë besuar se shteti i Kosovës do ti kthehet reciprocitetit i cili pastaj e bënë edhe taksën të panevojshme, por përkundrazi, taksa u kuptua si zgjidhje perfekte, e mjaftueshme për ti zgjidhur të gjitha çështjet tjera. 

Nëse shikohet me pak kujdes do të kuptohet se Serbia ka arritur ta përdorë taksën në mënyrë shumë të efektshme, jo vetëm duke marrë me vete shumicën e botës perëndimore, por edhe duke « justifikuar » vendimet dhe veprimet e saja gjatë pothuaj dy dekadave kundër Kosovës. Nëse taksa do të bëhet shkak i çarjeve në mes Kosovës e SHBA-së atëherë Serbia do të arrij atje ku as që kishte mundur të ëndërronte me rastin e vendosjes së taksës.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar