Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 15.11.2019 07:28
Basri Beka

​A do të shkoj Kosova në zgjedhje të jashtzakonshme mbrenda tre muajve?

Prishtinë | 30/10/2019 08:03

Shkruar nga: Basri Beka

Insistimi i Vetëvendosjes për mos përfshirjen e Listes Sërbe në qeveri mund të jetë shkaku I shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme mbrenda tre muajve. Kushtetuta e Kosovës është ndertuar duke patur për bazë Propozimin gjithëpërfshirës për zgjedhjen e statusit final të Kosovës siq njihet ndryshe edhe si dokumenti i Ahdisarit, ky dokument është baza e ndërtimit të kushtetutes së Kosovës pas deklerates së pavarsisë me 17 shkurt 2018.

Kushtetuta e Kosovës e sanksionon qartë në Nenin.5. obligimin e përfshirjes së komunitetit serb në Qeverinë e Kosovës dhe ku kërkohet që zgjedhja e ministrave dhe zëvendësministrave  duhet të vendoset pas konsultimit me partit apo koalicionet që përfaqësojnë komunitetet  dhe në rast se ministrat dhe zëvendësministrat do të caktohen jashtë partive apo koalicioneve të përfaqësuara në kuvend, për këta ministra dhe zëvendësministra duhet të kërkohet miratimi formal i shumicës së deputetëve të komuniteteve të përfaqësuar në kuvend.

Në këtë rast kur shumicën e vendeve të rezervuara në zgjedhjet e 6 tetorit po shihet se janë fituar nga Lista serbe, dhe një miratim nga shumica e komuniteteve pak gjasa ka të ndodh. 

Si e tillë vendosja e ministrave dhe zëvendësministrave jashtë përfaqësimin të partive në kuvend do të atakohet në gjykatën kushtetuese të Kosovës, nga Lista serbe apo nga ndonjë subjekt a organizim tjetër dhe për pasoj, do të kemi një vendim të gjykatës kushtetuese e cila do ta shpallte vendimin e qeveris Kurti për mos përfshirjen e përfaqësuesve të komunitetit serb nga Lista serbe si antikushtetues, dhe nga praktikat e deritashme dhe standardi I krijuara, qeveria Kurti duhet të japë dorëheqje dhe për pasoj vendi do të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar