Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 17.08.2018 04:56
Bahri Bivolaku

​Politika e kreacionit apo e barikadimeve

Prishtinë | 16/05/2018 17:06

Shkruar nga: Bahri Bivolaku

Mendoj që roli i politikës nëse e do ekzistencën duhet që të nxisë krijimin e alternativave për të mirën e përbashkët dhe ta kapërcej hendekun midis kritikës dhe veprimit konkret politik. 

Uilliam Xhejms, mendimtar i madh nga SHBA-ja në një fjalim të tij pat thënë: “Zbulimi më i madh i gjeneratës sime është se qeniet njerëzore mund ta ndryshojnë jetën e vet, nëse e ndryshojnë mënyrën e të menduarit”. Fjalia përkthyer në politikbërjen në Kosovë konsideroj të ketë shumë domethënie, madje qëndrimi i tillë është esencial për të dalur nga ngërçi i futur i partive pas zgjedhjeve nacionale. Është koha që partitë të lirohen nga mendimet e vjetra e të shpenzuara, të cilat edhe e kanë lodhur qytetarin e vendit. Ëstë koha për të hapur derën mendimeve të freskëta, kreative, të cilat nxisin shpresën, besimin e dashurinë për të nxjerrë më të mirën për momentin dhe që i shërben Kosovës, zhvillimit dhe perspektivës së saj. 

Ne në Kosovë të gjithë jemi fitimtar karshi gjendjes se ku ishim dhe në këtë gjendje duhet t’i hapim rrugën mendimit pozitiv që mos ta shohim vetëm të keqen e së tashmes, ta eliminojmë defetizmin dhe mbyllim shtegun e urrejtjes ndaj njëri-tjetrit. Shpëtimi ynë është këtu dhe në mesin tonë. Diçka në politikën e Kosovës duhet të ndodhë, është e nevojshme të ndodhë dhe ne duhet ta gjejmë duke e kërkuar atë, dhe gjetja më e mirë është ajo e dialogimit të vazhdueshëm nga të gjithë akterët në vend të barikadimeve. Politika ka kuptimin më shumë se pushteti. Nuk kemi nevojë të themi vazhdimisht se gjërat e mira janë për të ardhmen. Sot kemi nevojë si kurrë më parë për të krijuar gjërat e vlershme për vendin tani e jo në të ardhmen. 

Polaritetet mund të zhvillohen me pavarësinë e tyre, por në suazat e një kornize që i shërbejnë të mirës së shoqërisë së vendit e jo barikadimeve. Barikadimi politik i krijuar për momentin krijon përshtypjen se në Kosovë mungon alternativa e zgjedhjes dhe se ka krizë të bashkëjetesës me mendimin tjetër, krizë idealesh të përkufizuara epo edhe krizë të etikës. Për dashurinë e trëndafilit duhet t’i durosh edhe gjembat e tij, andaj për të kapërcyer gjendjen dhe dalur përtej vetës duhet t’i durojmë ca gjemba dhe thithur aromën e trëndafilit. Reaksioni për momentin duhet lënë anash pasi nuk i duhen vendit, lëvizjet e tilla distancojnë dhe sjellin urrejtje e përçarje, humbje të pozicionit dhe rikthim prapa. Duhet treguar kujdes e maturi që mos t’i hapim rrugë shkatërrimeve duke menduar se po rregullojmë diçka.

Alternativa apo demonizimi

Ka vite në Kosovë dëgjohen ankesat për ngopje të qytetarëve nga politika, gjersa arsyeja mendoj të jetë se këta qytetarë presim apo kanë pritur më shumë nga ajo që realisht është në gjendje të ofroj politika kosovare. Faktit të ngopjes së qytetarëve me politikën dhe pasivizimi i tyre vie më së tepërmi nga shiqimi vetëm bardh e zi i gjërave gjersa politika ka edhe ngjyrimet tjera. Partitë, grupimet politike e në veçanti opinionbërësit, pra edhe mediat duke shiquar kësisoj varësisht nga pozicioni që kanë janë kontribuuesit më të mëdhenjë të krijimit të kësaj gjendje ku qytetari braktisë politikën me arsyetimin “Të gjithë të njejtë janë”. Perciptimit qytetar se në Kosovë lulzon korrupsioni, kontrabanda e kriminaliteti është i ushqyer po nga ky shikim i gjërave duke ia adresuar politikës gjendjen e krijuar si fajtorë. Thirrjet e britmat e grupimeve politike e opinionbërëse se korrupsioni në Kosovë buron dhe gjen strehën tek politika mendoj të jetë strategji e gabuar e veprimit politik pa dhënë far alternative të re e cila për pasojë ka së pari dëmtimin në masë të imazhit të Kosovës dhe rritjes së mosbesimit qytetar me vet politikën. Gjendjen e tillë e dëshmon organizimi i zgjedhjeve të fundit dhe pjesëmarrja e votuesve në to. Krijimi i perceptimit qytetar se në Kosovë mbizotëron korrupsioni nuk ofron shans dhe pozicion të favorshëm politik e as elektoral pasi po ai qytetar i perceptuar nga bombardimet dhe konstatimet e tilla do të mendoj që kori opozitar edhe nga opinioni e OJQ-të të ndryshme po  fol me  gjuhen politike dhe realitetit te shkëputur nga vet ata qe i  thone, apo se kane mungesa te lidhjes mes te thenes se tij dhe te beres se tij diten e nesërme.
 
 
Pozicionin se ku mbaron politika dhe fillon kriminaliteti e vendos gjykata dhe jo vet politika. Nga kjo kërkohet të ketë të shprehur vullnetin e qartë për të luftuar këtë gjë dhe të mos i përzihet sistemit gjyqësor. Mendoj që roli i politikës nëse e do ekzistencën duhet që  të nxisë krijimin e alternativave për të mirën e përbashkët dhe ta kapërcej hendekun midis kritikës dhe veprimit konkret politik.  Mungesa e alternativës karshi partisë që ka pushtetin opzita e re e e vjetër po mundohet të kompozohet nga demonizimi i kundërshtarit dhe tani polarizimi nuk përdoret më si rezultat i kundërshtive ai është i kthyer në tendencën për zëvendësim e cila për qytetarët sjell konkluzionin “ ndoshta këta që po e qeverisin vendin janë të këqinjë porse këta që dëshirojnë të vijnë janë edhe më të këqinjë Këta politikan opozitar dhe opinionbërës me të madhe pço kontribuojnë në humbje të imazhit të jashtëm të Kosovës gjersa brenda brenda saj me këto qëndrime por këtë gjuhë politike e ndihmojnë rritjen e vargut të qytetarëve të zhgënjyer nga politika.

Mendoj të ketë ardhur koha që gjuha politike e përdorur gjerë më tani si bardh e zi duhet të ndërpritet dhe zëvendësohet me gjuhën politikisht korrekte pasi vazhdimi i përdorimit në këtë masë e rrezikon atë të vdes edhepse nuk e ka një jetëgjatësi ajo, janë vetëm 13 vite të ekzistencës.

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar