Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 21.09.2019 01:22
Bahri Bivolaku

​Koherenca vepruese e një vizioni si derivuese e së tashmes politike

Prishtinë | 29/08/2019 10:40

Shkruar nga: Bahri Bivolaku

Kadri Veseli në të tashmen politike dhe për të pasnesërmen e saj po i vendos hapat e parë, po e ngjall debatin politik për vendosje të kufirit ndarës mes të mirës dhe të keqes, të ndershmes dhe korruptives, meritokracisë dhe favoreve familjare. Veseli po mundohet që në politikë të kultivojë komunikimin empatik apo thënë më kuptueshëm komunikimin me të tjerët me qëllimin për t’u kuptuar, në temat që kanë të bëjnë me interesin e vendit.

Është e çuditshme por është e vërtetë, sepse e vërteta është gjithnjë e çuditshme”. Po e filloj shkrimin me këtë citat të Bajronit i cili më së miri reflekton me të vërtetën e çuditshme dhe e cila është tërësisht ndryshe nga ajo e cila po tentohet t’i servohet opinionit që një kohë të gjatë. Të vërtetën reale mbi vështrimin e vizionit të Kadri Veselit për të kaluarën për të tashmen dhe të ardhmen e vendit.

Për të treguar rreth vizionit të Kadri Veselit gjatë një pjese të së kaluarës së tij, kam shkëputur ca copëza nga shkrimet në pesëmbëdhjetë vazhdime të rrëfimit të bashkëluftëtarit të tij në vitet e 90-a, V. Halili.

Copëza nga rrëfimet e V. Halilit

“Në vitin 1992 në Tiranë i thash Kadri Veselit: “Ka ardhur koha të gjesh një vajzë e të martohesh”. Ai ma kthen me buzëqeshjen karakteristike “Nuk më paske njohur mirë, miku im. Nëse merr vesh se Kadri Veseli martohet pa u çliruar Kosova, do të më pështysh në fytyrë kudo që të më shohësh”. Ta thuash këtë gjë në vitin 1992? Vërtetë thënie e cila tregon përkushtimin bindjen dhe besimin në lirinë për vendin e vet, e më pas martesat. Kështu edhe ndodhi.”

 “Kalimet e shpeshta dhe me shumë rreziqe i kufirit shqiptaro-shqiptar, në dimër e mbi një metër dëborë e përplot armatim për ne në Tiranë ishte e pakuptueshme, madje befasoheshim kur Veseli dhe djemtë e vajzat tjera edhe gjumin e bënin në bjeshkët e Vllahnes. Mbase kishin vullnet guxim por edhe besim të madh se po punojmë për lirinë e vendit dhe ky vullnet e kuptova se liria ishte mirazhi nga ku buronin lëvizjet e tyre. E në bazën e Cahanit e takoja edhe me gjymtyrë të ngrira”.

“Qëndrimi i Kadri Veselit rreth ca mospajtimeve të shprehura mes UÇK-së dhe FARK-ut: “Ne jemi popull i vogël në raport me armiqtë, sa që edhe bashkimi nuk na përafron në numër në raport me armiqtë, e jo më të kemi armiqësi e ndasi mes vete”.

“Pas takimit në Tiranë me shefat e CIA-s ngjitemi me urgjencë drejt Kukësit dhe përçimi i mesazhit: Çështja e kombit me ato fetare kurrë nuk do të toleroj të përzihen,sado të dhimbshme dhe të kushtueshme të jen pasojat. Këtu është vija e kuqe, kush dëshiron të luftojë për çështje kombëtare është i mirëseardhur”.

“Para fillimit të  bombardimeve para ca oficerëve e ushtarëve, Veseli, prapë e përçoi këtë mesazh. Ne luftën diplomatike ndaj Serbisë tashmë e fituam, presim ta fitojmë edhe në terren. Nuk guxojmë të humbim paqen në emër të hakmarrjes ndaj forcave serbe e të veprojmë mbi popullatën civile të etnive tjera. Asesi nuk mund ta identifikojmë luftën tonë me luftë fetare. E shenjtë është vetëm lufta jonë shekullore për liri dhe pavarësi”. Kështu kishte porositur asokohe Veseli në bazën e Cahanit.”

“Porosia e mbikqëyrësit të CIA-s për Kosovën në kufirin që ndante kombin në mes gjatë bombardimeve të NATO-s:

“Në rregull nuk vjen shefi ne shkojmë te ai, do të më gjeni një oficer ushtarak, i cili jo vetëm që është besnik, por edhe shumë me karakter të fortë e që zotëron mirë artet marciale e luftarake, i cili do të stërvit njëzet djem më të fortë e të guximshëm që do të shoqëronte ekipin e shefit të CIAS që mbulonte Kosovën për në Kleçkë ku Veseli me shokë luftonte.”

“Porosia e dhënë në ditën e çlirimit të Prizrenit : “Tani lufta më Serbinë do të jetë edhe më e rafinuar dhe specifike dhe duhet shumë më tepër kujdes për të qenë të suksesshëm në betejën për ta fituar paqen. Lufta e Serbisë ndaj çështjes dhe lirisë së Kosovës nuk do të njeh kufi moral e material”, na porosiste atyre viteve Veseli.”

Koherenca vepruese në vizionin e Veselit

Mendimtari K. Gibran në një libër të tij thotë: “E ardhmja apo kujtimi i së djeshmes, e nesërmja ëndrra e së sotmes”. Mesazhi nga ky citat mbase është i qartë dhe i cili ndërlidhet me vizionin politik nëpër periudhat nëpër të cilat kaloj  vendi ynë, konsideroj se ka ardhur koha që ta qartësojmë vizionin për të pasnesërmen. Kadri Veseli në të tashmen politike dhe për të pasnesërmen e saj po i vendos hapat e parë, po e ngjall debatin politik për vendosje të kufirit ndarës mes të mirës dhe të keqes, të ndershmes dhe korruptives, meritokracisë dhe favoreve familjare. Veseli po mundohet që në politikë të kultivojë komunikimin empatik apo thënë më kuptueshëm komunikimin me të tjerët me qëllimin për t’u kuptuar, në temat që kanë të bëjnë me interesin e vendit.  

Mbase, Veseli e ka të qartë se partia që drejton është parti mbisunduese, është term që i referohet një apo më shumë partie politike e cila qëndron gjatë në qeverisje, qoftë duke qeverisur vet apo duke qenë partnere kryesore në qeverisje. Tek ne këtë atribut e ka edhe LDK-ja dhe se karakteristika e tyre është se politika opozitare bëhet brenda partisë, e jo nga jashtë. Nga veprimet po shihet se Veseli po ecën në këtë rrugëtim duke qenë në krye të veprimit opozitar brenda partisë dhe pastruar atë nga elementet që dyshohen që janë të lidhur me të keqen. Ndoshta nga lart pritshmëritë mund të jenë të menjëhershme gjersa suksesi lidhet me maratonën e ecjes dhe qëndrueshmërisë tek qëllimi final, rrugë tjetër nuk ka. Konsiderojmë se ky zë duhet të fuqizohet edhe më shumë dhe të jetë zë i artikuluar.

“Korrupsioni e gërryen shtetin nga brenda e jashtë”, thoshte Barack Obama në vitin 2006. Veseli është i përkushtuar që të luftojë këtë të keqe për vendin.

Për një politikë e cila nuk e zgjedh arratinë karshi problemeve por me këmbëngulje dhe qëndrueshmëri e fiton betejën për një qeverisje të mirë e të ndërgjegjshme, betejë kjo e cila na rikthen qartazi në shtratin e orientimit pro perëndimor ballëhapur, politikë e cila kthen stabilitetin dhe mosgjetjen e armiqve brenda skenës politike në Kosovë, por të kundërshtarëve të ideve, vizion që mban pavarësinë pa qenë arrogant, të bindshëm por pa qenë të nënshtruar.  

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar