Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 15.11.2019 10:49
Avdi Gjata

​Formimi i Qeverisë së Kosovës Peng i Euforisë dhe Papjekurisë Politike?

Prishtinë | 03/11/2019 20:35

Shkruar nga: Avdi Gjata

Qysh nga përfundimi i zgjedhjeve në Kosovë dhe daljes së VV-se si parti e parë, Albin Kurti para opinionit deklaroi që do jetë Kryeministër i Kosovës edhe pse ende nuk kishte përfunduar numërimi i të gjitha votave.

Ky veprim i Kurtit është pa-pjekuri politike duke u sjellur sikur të lirohej nga prangat e korrektësisë politike. Kjo sjellje, normalisht e ka vështirësuar arritjen e marrëveshjes me cilendo parti politike, kur dihet që Kurti nese do te jete mandatar i qeverisë domosdoshmërisht duhet të kërkoje marrëveshje me LDK apo partitë e tjera.

Gjithashtu, duke mos u kënaqur me arritjen e VV-se, Kurti gaboi përsëri kur deklaroi që "nëse nuk arrimë marrëveshje" ne do te shkojmë në zgjedhje. Kurti flet sikur Kosova te ishte pronë private e tij, kur ai e di mirë se llogaria e tij politike perfundon tek nje grumbull njerez që i shkojne pas. 

Ai nuk eshte aq naiv sa te besoj se mund te shkoj ne zgjedhje pa mbeshtetjen e faktoreve nderkombetare. Por ai luan me pasigurine e LDK-se per rezultatet e mundshme nese vertete do te kishte zgjedhje te reja. Amerikanët si z. Mattheu Palmer e ambasadori amerikan në Gjermani Grenell, janë ata që vendosin se kur do të ketë zgjedhje në Kosovë, kur do të bisedohet e jo britmat e zhurmat patetike te Kurtit, Albulena Haxhiut apo Glauk Konjufcës. 

Nëse nuk arrihet marrëveshja në mes VV e LDK, ajo nuk bëhet për Kosovën po për interesa partiake, grupore e personale të VV e LDK. 

Megjithatë, VV e LDK, duhet ti tejkalojnë pengesat e të bëjnë marrëveshje, duke u bazuar në reciprocitet të ndërsjelltë. Dy partitë politike, duhet ta kenë të qartë që në asnjë rast, shkuarja përsëri në zgjedhje nuk eshte opsion i mundshem. Kjo pasi thjeshtë nuk përputhet me agjenden e SHBA-se e cila caktoi perfaqesuesit e saj te cilet normalisht nuk do të lejojnë një precedent të tillë që bojkoti i një partie të qojë detyrimisht në zgjedhje. 

Albin Kurti e VV-ja nuk mund te vazhdoj t'a luaj rolin si i pari e kandidat i vetëm për kryeministër permes kercnimeve per zgjedhje. VV ben mire te shfrytëzoj rastin, sepse bojkoti nuk i sjellë fuqi më të madhe politike, pasi edhe ashtu do të jetë hera e fundit e saj, kur dihen sfidat që e presin ne bisedimet me Serbinë fashiste, të përkëdhelurën, të lazdruarën e BE, Rusisë e miqeve te saj. 

Këtë sjellje të tillë, ngacmuese mund t'a bëjnë vetëm kryetarët e fuqishëm siç është presidenti i SHBA-se po edhe jo kryetarët e partive politike shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e vende tjera. 

Ah sa do te isha gëzuar sikur t'a kisha pa një parti, kryetar partie apo kryeminstër që do të sillej komod në politikën e shtetit te Kosovës... po a e kemi valle ne ate komoditet? 

/Autori është Msc.i Historisë dhe ish i Burgosur Politik/

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar