Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 18.11.2019 05:54
Arben Malaj

​“Padurimi i Albinit dhe mençuria e Vjosës".

Prishtinë | 11/10/2019 08:31

Shkruar nga: Arben Malaj

“Le të bëjmë çdo ditë gjëra të vogla me dashuri të madhe” Nënë Tereza

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë ishin një hap pozitiv në sfidat e saj  jo të lehta.  Krijimi sa më parë i  Kuvendit të ri të Kosovës dhe i qeverisë së re, e cila ka plotë sfidat sociale e ndërkombëtare si: Papunësinë shumë të lartë  të të rinjve të cilët po largohen në mënyrë masive, sfidat në fushën ndërkombëtare, duke filluar me  marrëdhëniet me Serbinë, sfida e ndaljes së tërheqjeve të njohjeve dhe konsolidimin e statusit të Kosovës si një shtet i pavarur, përfitimi sa më parë i lëvizjes së lirë dhe avancimi drejt integrimit në BE – janë sfida të vështira të  një vendi dhe sfida shumë  të vështira të  një maxhorance të re.

Pikërisht përballja në të njëjtën kohë me të gjitha këto sfida të Kosovës që mbivendosen me njëra tjetrën, duhet të mos cënohen sado pak nga “padurimi” i Albinit për postin e Kryeministrit. 

Shumë personalitete sidomos shqiptare  e kanë  konsideruar  Albinin  si  “drita në fund të tunelit”, si politikani që mund të ndryshojë pozitivisht rrjedhën e ngjarjeve politike brenda Kosovës si edhe në sfidat e saj ndërkombëtare.  Edhe unë dëshiroj ta shikoj si një mundësi te re për një pikënisje të re të Kosovës në konsolidimin e saj si një shtet i pavarur dhe i prosperuar.

Por në sjelljen e tij duket një “ padurim’ i cili edhe pse është emocional sepse Albini arriti diçka që e projektoi shumë vite më parë dhe ky është një sukses i tij edhe personal, sfidat që ka përballë nuk mund ti përballoj dot si sfida vetëm të tijat dhe aq më pak i vetëm.

Albini ka disa momente të karrierës së tij politike që nuk përbejnë avantazh, bile n.q.s. vazhdon me të njëjtin agresivitet publik dhe qeverisës ndaj politikanëve të tjerë në Kosovë, shpejtë ky qëndrim mund ti kthehen në kosto, por kostot e Albinit kryeministër i Kosovës janë në thelb kosto të njerëzve të thjeshtë. Populli nuk do të durojë gjatë asnjë qeveri tjetër n.q.s. rezultatet konkrete vonojnë. 

Në vitin  2001 kam vizituar Kosovën si Kryetar i Grupit parlamentarë  të PS  me këtë rast u takova me gjithë spektrin politik, bile atë natë takimi me Thaçin si kryetar i PDK-së  u vonua sepse zhvilloheshin negociatat për kryeministrin e Kosovës së pas luftës ku u emërua një nga personalitetet e politikës kosovare  Bajram Rexhepi. Vizita ishte disa ditore, problemet e furnizimit me drita dhe ujë ishin  në situatë alarmante. Vetëm pak ditë pas lirisë të arritur me aq shumë sakrifica njerëzit e thjeshtë kishin nxjerrë një anekdotë të hidhur për politikën. Një burrë plak ishte ngritur nga gjumi në mes të natës, hap frigoriferin kishte dritë, shkon në tualet  kishte ujë dhe i habitur thotë  “a ka ardhur shkau prapë?”. 

Pra Albini duhet ta kuptoj se asgjë më shumë se përveç përmirësimit të jetës së përditëshme të shtetasve të Kosovës nuk do ta mbaj gjatë në mënyrë demokratike në pushtet. Shërbimi më i madhë i Albinit  për Kosovën është ti bëj njerëzit që të jetojnë më të lumtur se në çdo kohë të mëparshme. Kemi arritur paqen që është parakusht për prosperitetin. Por nuk ka paqe të qëndrueshme pa patur prosperitet. Papunësia, varfëria dhe pabarazia në rritje do të ushqejnë  natyrshëm grindjet përplasjet në vend të bashkëpunimit, urrejtjen në vend te dashurisë, pamundësitë në vend te mundësive më të mira.  Albini e ka një avantazh, gjendja e gjetur në disa fusha sidomos në luftën kundër korrupsionit është në situatë kritike. Diskursi i tij gjatë kohës së cilës ishte në opozitë ishte i thellë ,i plotë i ilustruar me raste konkrete. Le ta përzgjedhë luftën kundër korrupsionit si kalin e tij të  betejës, e ka të mundshme të arrijë disa rezultate të prekshme.  Pa disa fitore qoftë  edhe te vogla  kredibiliteti publik i çdo qeverie është në dyshim.

Sulmi që pa marrë zyrtarishtë  postin e Kryeministrit kundër politikanëve të vendit të  tij, është  jo vetëm  i pa dobishëm por edhe i dëmshëm në sfidat e Kosovës. Pavarësisht shumë vrejtjeve , pavarësisht shumë gabimeve, ka shumë prej tyre që kanë  vënë  gurë të rëndësishëm , gurë me peshë rëndë në  lirinë dhe pavarësinë  e Kosovës.  Të cilët  për aq kohë sa nuk janë fajtor të shpallur me vendim  gjykate, por edhe për peshën elektorale që kanë  duhen respektuar, duhen degjuar, me ta duhet te këshillohet Albini.

Ne rast te kundërt qëndrimet populiste mund të  “Vrasin” ëndrrat evropiane të Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo ngutje për përballje populiste me liderët e tjerë të Kosovës, ndoshta është vazhdim fushate elektorale për zgjedhje të reja, sepse në  kushte të tjera është  provë padurimi, Kur Faik Konicën e pyetën përse e ndryshove qëndrimin radikal ndaj mbretit Zog, përgjigjja e tij mund ti vlej edhe Albinit, ai u përgjigj sepse kuptova se Shqipëria kishte armiq më të mëdhenj se mbreti Zog.  Pra në  mandate të tilla kaq përcaktuese për të  ardhmen e një vendi liderët politik shqiptare duhet te qartësojnë se kush janë armiqtë më  të  mëdhenj  të vendit të  tyre dhe të  bashkohen duke lënë  mënjanë mëritë, grindjet dhe aq më  tepër përgojimet e përbaltosjen e njëri tjetrit.

Albini ka edhe një pengesë jo të vogël sjellja e tij ndaj institucioneve të  Kosovës ka qenë radikale, ai shpesh është dalluar për qëndrime agresive dhe arrogante ndaj institucioneve të Kosovës, por edhe ndarjet dhe rindarjet brenda VV  lënë të kuptosh se mund  të jetë një tip autoritar ku respekti ndaj institucioneve mund  te mungojë  dhe forca e pushtetit të  vrasi forcën e arsyes.

Shumë prej tyre që i konsideron armiq partiak, nesër për shkak të fuqisë politike qe morën me votë do të duhet të jenë  partnerët e tij të domosdoshëm, pa të cilat nuk bëhen dot reformat kushtetuese, reformat sektoriale, nuk rritet përballja ndërkombëtare për sfidat e Kosovës.

Përballë padurimit të Albinit  vlerësoj maksimalisht mençurin e Vjosës e cila është  fjalë pak dhe me integritetin e saj politik rrezaton një model të ri të politikanit në Kosovë. 

Vjosa nuk nguroi kurrë të heshtë, shfaqi mendimin e saj publikisht  edhe kur nuk i shkonte për mirë partisë së saj.  Nuk u zvarrit kurrë për ndonjë post politik. Imponoi partinë e saj me profilin e saj të cilin populli i Kosovës e vlerësoj maksimalisht. Ky vlerësim është  kapitali  i saj më i madh të cilin shpresoj dhe uroj ta përdorë me zgjuarsi ne shërbim të vendit të saj në çdo mandat politik në karrierën e saj në të ardhmen..

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar