Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 15.11.2019 07:24
Arben Malaj

​Nobelistët në ekonomi, Modeli si shkenca shëron sëmundjet e rënda sociale.

Prishtinë | 22/10/2019 14:25

Shkruar nga: Arben Malaj

“Në një vend të qeverisur mirë, duhet të kesh turp nga varfëria. Në një vend të qeverisur keq, duhet të kesh turp nga pasuria”( Confuci )

Lufta kundër varfërisë dhe pabarazisë nuk do të jetë asnjëherë e lehtë dhe as e shkurtër. Si një sfidë sa individuale deri globale ajo nuk mund të fitohet pa një angazhim të përkushtuar sa individual, familjare, kombëtare po aqe dhe global. Politikat publike pro aktive me theks parandalues kanë kontribut përcaktonjës. Bazuar në indeksin e zhvillimit njerëzorë/(HDI) ka arritje të konsiderueshme në nxjerrjen nga varfëria ekstreme e qindra milion njerëzve, në rritjen e jetë gjatësisë, në aksesin dhe cilësinë në arsimin e detyrueshëm dhe shërbimin shëndetësorë. 

Sipas Bankës Botërore sot varfëria ekstreme është në nivelin më të ulët historik. 

Në 1990, më shumë se 33%  njerëzve në botë ose rreth 2 miliard jetonin në varfëri ekstreme  me 1,90 dollarë në ditë ose më pak.Në  2015 varfëria ekstreme zbriti në 10 përqind. Gjatë 30 viteve, më shumë se një miliardë njerëz i shpëtuan varfërisë ekstreme. Gjysma e vendeve e kanë ulur varfërinë ekstreme nën 3 përqind. Por sfidat në luftën kundër varfërisë, sfidat për ta ndërprerë trashëgiminë e  varfërisë nga prindërit tek fëmijët, sfidat që me politika publike aktive  ta ngushtojmë hendekun e varfërisë dhe ta reduktojmë varfërinë jo vetëm materiale, do të na shoqërojnë gjatë ose shumë gjatë. Kjo bazohet edhe në disa fakte tronditëse të publikuara nga Oxfam. 

Më konkretisht ; (i) Gjatë dhjetë viteve të post-krizës globale 2008-2018, pasuria e të pasurve është rritur me 2.5 miliard dollarë në ditë; (ii) 26 njerëzit më të pasur në botë kanë pasuri sa 3.8 miliardë njerëz në botë; (iii) në çdo dy ditë krijohet një miliarder, ndërsa pjesa e popullsisë në varfëri ekstreme ka më pak se 5.5 dollarë/ditë; (iv)  vetëm 4 cent në 1 dollarë është kontributi i të pasurve në të ardhurat  e buxheteve, ndërsa 10% e më të varfërve në botë paguajnë proporcionalisht me të ardhurat më shumë taksa  se 10% e më të pasurve në botë; (v) mungesa e barazisë se mundësive - është burimi kryesor i rritjes së varfërisë dhe pabarazisë, 262 milion fëmijë në botë nuk mund të shkojnë  dot në shkollë. 

Në Kenia  çdo vajzë nga një familje e varfër ka vetëm 0.4 përqind mundësi për te vazhduar studimet universitare;   (vi) rreth 10.000 fëmijë vdesin çdo dite për shkak të mospasjes akses në kujdesin shëndetësorë; (vii) diskriminimi gjinorë mbetet një pengese reale për reduktimin e varfërisë dhe pabarazisë. Studimet tregojnë se rruga më efektive për ndërprerjen e trashëgimit të varfërisë brez pas brezi është mirë- arsimimi dhe edukimi i nënave. Promovimi i grave është shumë i vështirë, shpërblimi i tyre është diskriminues, inspirimi i tyre në shoqëri të varfra është një sfide jo vetëm personale. Meshkujt drejtojnë rreth 86% te korporatave, ndërsa puna  e papaguar e  grave në nivel global llogaritet 43 trilion dollarë ose 10 herë më e madhe se të ardhurat vjetore të kompanisë Apple.

Sipas studiuesve shërbimet bazike publike po vuajnë nga mungesa kronike e burimeve te financimit, edhe sepse kur qeveritë taksojnë më pak të pasurit reduktohen burimet e financimit të arsimit, shëndetësisë, mbrojtjes se ambientit dhe mbrojtjes sociale, duke  ushqyer rritjen e pabarazisë dhe varfërisë. Në shumë vende të varfra, një arsimimi mirë ose një kujdes shëndetësor cilësor është bërë një luks vetëm i të pasurve.

Nobelistët “u vlerësuan sepse për shkak të punës së tyre, eksperimentet në terren janë bërë metoda standarde për zhvillimin e ekonomisë, të cilat hulumtojnë efektet e masave për të lehtësuar varfërinë.”  Gjetjet e tyre shkencore nga realiteti kanë ndikuar në përmirësimin e politik-bërjes. Ky është në thelb kontributi i çmuar i novelistëve në ekonomi për vitin 2019. Ndikim pozitiv kanë nobelistët edhe në promovimin e politikave publike parandaluese përkujdesin shëndetësore dhe nëpërmjet subvencione si edhe politikave mbështetëse për zhvillimin rural dhe mikrokredinë.  

Ata  u vlerësuan në mënyre të veçantë : “ për rolin e tyre në shkurtimin e pyetjeve të mëdha rreth varfërisë dhe përqendrimin - në pyetjet e vogla e të menaxhueshme-.”  Nobelisti Kremer  në 1990  u zhvendos larg auditorëve te Harvardit, për të studiuar përmirësimin në arsim, duke  zhvilluar një numër eksperimentesh në terren në Kenian Perëndimore. Kolegët Banerje edhe Duflo më vonë kryen studime të ngjashme, duke ndërtuar metoda të reja hulumtimit për ekonomiksin e zhvillimit. Nga gjetjet dhe rekomandimet e tyre bazuar në rezultate pozitive konkrete e të prekshme në arsimimin e fëmijëve, vetëm në Indi përfituan më shumë se 5 milion fëmijë. 

Kontributi i tyre qartësohet edhe në gjetjet shkencore se “dallime të vogla në çmime, mund të çojnë në rezultate të ndryshme shëndetësore, veçanërisht në kujdesin parandalues”. Kremer zbuloi se 75 përqind e prindërve të varfër do t’ujepnin fëmijëve të tyre pilula për infeksione parazitare nëse ilaçet ishin falas, krahasuar me vetëm 18 përqind, kur ilaçi kushtonte më pak se 1 $. Kjo gjetje shkencore ndikoi politik-bërjen për shërbimin mjekësorë parandalues. OBSH  rekomandoi që “ilaçet të shpërndaheshin pa kosto për më shumë se 800 milionë nxënës në zonat ku më shumë se 20% e tyre  ishin të prekur nga infeksione parazitare”. Bazuar në këtë gjetje shkencore, shumë vende përfshi edhe Shqipërinë i përmirësuan politikat publike parandaluese në fushën e kujdesit të shëndetit. 

Modeli inspirues i tre nobelisteve të ekonomisë 2019, mund të shërbeje dhe për ne ; (i) për të fokusuar kërkimin shkencorë në prioritete dhe zona kur eduktim i varfërisë edhe jo materiale është kritik; (ii) në përmirësimin e politik-bërjes, reformave dhe strategjive për përmirësimin e cilësisë se arsimit, shëndetit, zhvillimit rural dhe mbrojtjes sociale; (iii) në qartësimin se objektivat e politikave sociale nuk duhet te jene numra fiks për reduktimin e përfituesve, por zhvillime reale pozitive në jetën e përditshme të përfituesve.

Suksesi do të varet nga rritja e ndërgjegjësimit publik, nga rritja e pjesëmarrjes aktive e individëve, familjeve dhe komuniteteve, nga rritja e vullnetarizmit dhe solidaritetit social. Pa rritur dhe lehtësuar barazinë e mundësive dhe efikasitetin maksimal të çdo qindarke të taksapaguesve,  që me  më pak shpenzime të arrihen më shumë rezultate konkrete kundër pabarazisë dhe varfërisë,  suksesi do të mbetet i vështirë. 

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar