Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 17.11.2017 11:55
Ali Mehmeti

​Loja dhelparake e Isa Mustafës ose çfarë ka në mendje Isa Mustafa?

Prishtinë | 25/08/2017 16:07

Shkruar nga: Ali Mehmeti

Asnjëherë nuk kam besuar në koalicionin LAA – LVV, respektivisht koalicionin LDK – LVV, ose edhe më saktë në koalicionin Isa Mustafa – LVV. Pse?

1. Sepse Isa Mustafa nuk ka guxim të kërkoj ridefinimin e dialogut me Serbinë, duke pas parasysh faktin se vet ishte pjesëmarrës në këtë dialog dhe asnjëherë nuk e kundërshtoj asnjë kërkesë të Serbisë, duke u fshehur gjithnjë pas “kërkesave të miqve ndërkombëtarë”  ose pas “interesave të qytetarëve të Kosovës”. Natyrisht, në sinkron edhe me PDK-në. Ashtu erdhi para Kuvendit edhe propozimi i Statutit për të ashtuquajturin “Asociacion” i komunave serbe, që i kishte të gjitha prerogativat e një organizimi shtetëror; kishte kuvendin, policinë, financat dhe shumë atribute tjera, pra për analogji i ngjante Republika Srpska-së në Bosnje Hercegovinë, që këtë shtet e bëri plotësisht jofunksional dhe të dështuar. Pra, nuk kishte asgjë nga asociacioni, sepse “asociacion” do të thotë “shoqërim”, respektivisht “shoqatë” (sipas fjalorit të gjuhës së sotme shqipe). Siç janë shoqata e peshkatarëve, gjuetarëve .... Për fat të mirë, pas kontestimit të LVV dhe luftimit me mjete të lejuara dhe palejuara, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ia zbardhi vetës fytyrën duke shpallur këtë Statut kundër kushtetues, duke precizuar se është shkelur Kushtetuta e Kosovës 27 herë. Megjithatë, edhe pse në mbrojtje të kushtetutshmërisë, LVV u akuzua, ndërmjet tjerash, edhe për terrorizëm, nga terrorizuesit e kushtetutës.  

2. Sepse Albin Kurti me shokë gjer me tani kanë treguar konsistencë të palëkundur në disa parime të tyre dhe për këtë arsye nuk kam arsye të dyshoj se nuk do të vazhdojnë të janë të tillë edhe më tutje, pavarësisht që oponentët e LVV nga të gjitha krahët mundohen ta plasojnë tezën, se të gjithë bëhen njësoj kur të vijnë në pushtet. Pra, LVV nuk mund të lejon krijimin e republika serpska-së në Kosovë! Respektivisht, dialogu nuk mund të vazhdoj duke ofruar gjithnjë koncesione të reja për Serbinë. Për këtë arsye dialogu patjetër duhet të ridefinohet. Nëse në këtë pikë LVV lëshon pe, atëherë nuk kanë pse të ekzistojnë, sepse do të bëhen si të gjithë të tjerët. Deri atëherë le të besojmë se nuk janë të gjithë njësoj,

Kjo është arsyeja kryesore pse Isa Mustafa nuk guxon të bëj koalicion me LVV. Të gjitha tjera janë “përralla me tupan”. Dhe për ta fshehur këtë arsye, ai tani hap tema të harruara, respektivisht tema me të cilat duhet të merret prokuroria. Kërkon sqarime nga LVV për akuzat e dërguar në prokurori?! Sqarimet do i jap prokuroria atëherë kur i bien lëndët në dorë, kurse kjo vështirë mund të ndodh me pushtetet e gjertanishme. Pra, ky ishte një diversion ndaj koalicionit të mundshëm me LVV, ekskluzivisht për interesa vetjake të tij dhe kundër interesave të LDK-së dhe qytetarëve të Kosovës në përgjithësi. Nga ana tjetër edhe zgjatja e kësaj situate i shkon për shtati, sepse në ndërkohë mbetet kryeministër duke i gëzuat të gjitha privilegjet.  

Por, çfarë ka në mendje Isa Mustafa?

Isa Mustafa dhe LDK nuk mund të hyjnë tani më, në koalicion ku është PDK-ja. Nëse e bëjnë këtë do ta humbin edhe atë elektorat të pakët që ju ka mbetur, kurse zgjedhjet lokale janë në prag. Kjo situatë nuk mund të zgjatet në pafundësi. Ai po mundohet që nëpërmjet AKR-së, respektivisht Behgjet Pacollit ta përçaj koalicionin PAN, duke ia shkelur syrin Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt. Këta tre të fundit, gjithsesi kanë arsye personale, nëse iu jepet rasti, të hakmerren ndaj Thaqit dhe Veselit për bëmat e tyre të mëhershme. Për të ndodhur e gjithë kjo, tensioni duhet të ritet dhe situata duhet të dramatizohet edhe më shumë. Pastaj, “për interesat e qytetarëve të Kosovës, për avancimin e proceseve, për stabilitet, ... ” do formohet ky koalicion; gjithsesi edhe “me ndihmën” publike apo të fshehtë të miqve ndërkombëtarë të cilët nuk mund ta imagjinojnë një qeveri jo servile ndaj tyre.  

Hallka e dobët e këtij skenari të Isa Mustafës është Behgjet Pacolli. Ai mund të sillet sikur Nasradini kur e kanë dërguar mësit për të kërkuar dorën e një vajze. Kur është kthyer nga mësitnia u ankua që “me nxi e bëra për veti”?! Sidoqoftë, çfarëdo që të bëj Behgjet Pacolli, vështirë që do mund ta bëj pa bekimin e miqve ndërkombëtar.  

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar