Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 18.06.2018 05:26
Agim Vuniqi

​Heroi i heshtur Gjokë Martini i rresistoi kohës

Prishtinë | 13/02/2018 14:43

Shkruar nga: Agim Vuniqi

Nuk është në rregull e as normale, por nganjëherë është realitet harresa kolektive për heronjtë e heshtur kombëtarë, por edhe ata të komunitetit, njëri ndër ta legjenda e gjallë e demonstratave dhe rrënuesi i kompanisë jugosllave Zastava, Gjokë Martini. 

Kjo mospërfillje e figurave të komunitetit, sa dëshpëruese, është edhe zhgënjyese, për të gjithë ata organizatorë të galla darkave dhe festave nacionale, të cilët harrojnë të ftojnë dhe ta përshëndesin legjendën e gjallë, ideatorin dhe botuesin e gazetës “Albanian Herald” Gjokë Martinin. 

Vërtetë ka mund të ndodhë që çështja shqiptare do të vonohej po të mos kishin rezistuar idealistët dhe veprimtarët e komunitetit, njëri ndër ta i paharrueshmi Gjokë Martini, i cili me shumë të tjerë u përballë me agjentët, agjitatorët dhe propaganduesit e regjimit jugosllav. 

 Shqiptarët sot si pasojë e pushtimeve kanë vërshuar anë e kënd botës, por as nuk e kanë mendjen e as nuk kuptojnë se duhet të rikujtojnë ata që lobuan për lirinë e Kosovës në kryeqendrën botërore në SHBA, duke protestuar me mjete paqësore, por edhe duke u kyçur ne luftën çlirimtare me luftëtarët e lirisë të batalionit Atlantiku, te cilët luftuan regjimin kriminel te Serbisë. Veprimtaria e tyre shtrihej që nga vendi i origjinës deri në çdo cep të globit, ku ata mërguan. 

Duhet të përmenden dhe të rikujtohen për jubileun e 10 të pavarësisë të gjithë ata që luftuan pushtimet e hershme, por edhe të rejat, duhet të rikujtohen të bëmat e tyre në çdo ngjarje festive, që qytetarët e vendit nga vijnë dhe të rinjtë të kuptojnë si erdhëm në këtë dite ku jemi sot, dhe kush udhëhoqi dhe trokiti në dyert e kancelarive të zyrtarëve amerikan, duke ndriçuar të gjitha ato ngjarje dhe të gjithë ata heronj të heshtur që hapën dyert e administratës amerikane deri në këto ditë. Çka mund ti themi kësaj harrese të çuditshme, duke mos akceptuar si akt apo si fat tonin normal!

 Duhet ta dim dhe të mos harrojmë se po të mos kishin rezistuar gjyshërit e stërgjyshërit tonë, edhe ashtu kjo pakicë që po bëhet shumicë e mërgimtarëve do të madhëronin pushtetin jugosllav dhe në festa do të këndonin dhe hidhnin valle serbisht. 

 Lumë ata si Gjokë Martini,  i cili i rezistoi kohës dhe shpërndau mesazhe të tilla.

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar