Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 19.08.2019 07:38
Agim Vuniqi

​Heroi i gjallë Gjokë Martini!

Prishtinë | 12/08/2019 09:31

Shkruar nga: Agim Vuniqi

Gjokë Martini një patriot i madhë shqiptaro-amerikan, i njohur si person, që në veten e parë qe i bëri dëm të madh Ekonomisë serbo-jugosllave, duke djegur Jugon, krenarin jugosllave, brenda auto “show-të”në Cobo hall, Detroit, ku bëhet për çdo vjet ekspozimi i veturave më te reja të kompanive më të mëdha botërore.

Imagjinoni të bëni një vepër  të tilë sot, mund te dënoheni, së paku 5 vjet burg. Vetura e re Jugo, projekt i “OPPB Zastava”, e cila përveç veturave prodhonte armë të sofistikuara, si dhe pjesë për makinerinë ushtarake te APJ, u djegë shkrumb e hi. 

Këtë e bëri malësori Gjoke Martini, i ngujuari i mëvonshëm i Daytonit, së bashku me tërë familjen në shenjë proteste të mospjesëmarrjes së Kosovës në Konferencën e paqes në ish Jugosllavi, u ngujuan ne brendinë e objektit ku mbahej konferenca. 

Flaka iu vu veturës në pranin e gazetarëve amerikan dhe të auditoriumit te gjërë amerikan. Ai ishte ne shënjestër të pushtetit Jugosllavi dhe te politikës zyrtare te LKJ, dhe te KSAK, qysh ne vitet 80-ta. Ne Detroit News, ai sulmon ashpër klikën komuniste te kohës, për t'u atakuar pastaj nga kryetari i kryesisë se KSAK për periudhën maj 1986-maj 1988, Bajram Selani (gabimisht Selimi). 

Ishin  këto shenjat e para te luftes politike dhe diplomatike te malësorëve të Michiganit, të prirë nga luani i demokracisë Gjoke Martini për pavarësimin e Kosovës.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar