Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 14.11.2018 03:28
Agim Vuniqi

​Hapja e hartave te vjetra

Prishtinë | 11/09/2018 18:29

Shkruar nga: Agim Vuniqi

Në thumb diplomacia shqiptaro-kosovare pas vizitës së kryeministrit serb, Vuçiq në Kosovë

Ardhja e Vuçiqit në Kosovë është edhe një argument shtesë se diplomacia shqiptare-kosovare po i bënë favore dominimit diplomatik dhe ekonomik serb,  së pari duke i hapur hambaret mallit serbë, dhe duke heshtur interesimin serbë për kalkulime diplomatike në raport me BE-në dhe presionin diplomatik të Serbisë në vet BE-në, pastaj duke iu afruar vendeve që i konsideron si pjesë e interesit rus. 

Angazhimi sebë nxjerr në pah edhe dobësitë e politikës së BE-së dhe vet Mogherinit: ndonëse BE-ja u ka premtuar një perspektivë europiane të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, që gradualisht ato në periudhë afatgjatë të mund të bëhen anëtare të BE-së. Në sfondin e krizës financiare ka një lodhje prej zgjërimit dhe mungon një strategji e qartë për Ballkanin. Një vakuum ky, që përpiqet ta shfrytëzojë me vendosmëri Vuçiqi. Ai përpiqet  të zgjerojë edhe më tej influencën ekonomike, politike dhe kulturore të Serbisë në Kosovë, në Bosnje e Hercegovinë, në Mal të Zi dhe më gjërë.

 

Pra angazhimi i Vuçiqit nuk është aq miqësor sa trumbetohet  nga presidenti i RKS, Thaci, sa i një rëndesie të jashtëzakonshme gjeostrategjike të Serbisë në involvimin e drejtpërdrejtë të saj në Ballkan, përmes Rusisë, nngase hapja e hartave të vjetra patjetër implikon edhe marrëdhëniet e vjetra diplomatike dhe shtetërore në mes të BRSS, atëherë, Rusisë sot, duke shpërfaqur një gabim të pafalshëm dhe katasrofal të Presidentit Thaci, duke e lidhur “korigjimine kufijve”me kohën e Rankoviqit, në kohën kur bëhej spastrimi etnik i shqiptarëve për në Turqi dhe akcioni famëkeq i grumbullimit të armëvë, pra bëhet fjalë për kohën kur Kosova ishte "oblast"-zonë gjeografike dhe kur shqiptarët nuk kishin kurrëfarë mbrojtje konstitucionale, as që mund të flitet për të drejtat e tyre kolektive dhe individuale. 

Pra periudha për të cilën flasin Thaçi dhe Lutfi Hajrizi ka të bëjë me periudhën kur marrëdhëniet në mes të BRSS-së dhe ish Jugosllavisë ishin në lëkundje jo vetëm në fushën ekonomike-finaciare, por edhe në atë diplomatike. “Vlerë” simbolike është edhe fakti që Vuciqi vizitoi Kosovën menjëherë pas takimit të tij me Thaçin në Tirolin Jugor në ALBACH dhe dështimit të takimit në Bruxelles. Pa dashur të spekluoj mendoj se vizita e Vuçiqit ishte pjesë e axhendës së përbashkët me Thacin dhe me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. 

 

Në diplomacinë e Shqipërisë duket se influenca serbe është gjithashtu e madhe, edhe për shkak të lidhjeve miqësore të kryeministrit Rama me presidentin serb, Vuçiqin. A do të thotë kjo një siguri më të madhe për Kosovën dhe Shqipërinë, nuk do të thoja. meqë  Shqipëria dhe Greqia dhe tash së fundi Mali i Zi në kufi janë anëtarë të NATO-s, edhepse ekziston një nuancë e mosbesimit reciprok dhe i një krize të fshehur në mes të Turqisë dhe Greqisë lidhur me ndarjen e Qipros në dy pjesë, si pengesë e pakapërcyeshme e vendosjes së standardeve të BE-së për fëqinjësi të mirë dhe i ujdhesave greke që janë afër tokës turke, gjë që po shkakton tundime të shpeshta lidhur me hapësirën e ujërave territoriale të përcaktuara me konventë ndërkombetareqë është shumë e afërt me krizën shqiptaro-greke të shkaktuar nga politika e papërgjegjshme e qeverisë blu të ish kryeministrit Berisha qe ia fali një pjesë të rëndësishme të zonës ujore shqiptare, që më vonë u abrogua nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. 

 

Përveq raporteve shqiptaro-greke herë-herë të tendosuara, dominanca serbe në Kosovë përmes Listës Serbe është një përpjekje e diplomacisë serbe për rirreshtime tjera në Ballkan, se kinse pa një rol më adekuat të Serbisë do të vështirësohet edhe inkuadrimi i Ballkanit Verior në BE, a do të thotë kjo tërheqje e BE-së nga kjo sfidë, apo marrëveshje e re e BE-së me të tjerët? 

 

Hyrja e kapitalit serrbë drejtpërdrejtë në komunat serbe në Kosovë, sidomos ato në veri, në masë të madhe ka rritë edhe ndikimin e madh politik dhe diplomatik të Serbisë në politikën jo stabile të Kosovës. Sigurisht që skepticizmi do të rritet, sidomos me rritjen më të madhe të afrisë së Serbisë me Rusinë, duke bërë presion edhe në vet BE-në, duke u thirrur në kartën e ortodoksizmit, meqë Serbia si edhe vendet tjera të Ballkanit është e dominuar prej kristianëve ortodoksë sllav, gjë që mund të konsiderohet edhe hapje e hartave të vjetra, me theks të veçantë të ndërtimit të raporteve të reja, i zbehjes së ndikimit të faktorit shqiptar, dmth i defaktorizimit të tij, për të kaluar në situatë të paqartë diplomatike dhe juridike, që shiqohet me plotë të drejtë me skepticizëm.  

Megjithatë është vërejtur haptas se Turqia përpiqet të krijojë lidhje më të ngushta edhe me Serbinë, si kundërpeshë ndaj afrimit me BE-në. Ekziston rreziku qe Kosova dalengadale po hyn në fushën e interesave diplomatike turke edhe si territor, sllogani "Kosova është Turqi" dhe "Tuqia është Kosovë" ka mu këtë mesazh. 

Si duket përhapja kaq e madhe e korrupsionit dhe mos ndërhyrja adekuate e BE-së, për të bërë presion në qeverinë e Prishtinës largojë edhe kompanitë perëndimore nga Kosova. Arsyeja, përse këtu nuk ka me investitorë europiano-perëndimorë, është se ata nuk e gjejnë veten në mjedisin e këtushëm të investimeve.  

Politika e derivonshme e Kosovës për afirmimin e vlerave perëndimore po pëson një zbehje të konsiderueshme, edhe me presionin politik të shoqatave të aferta me "miqtë" e vjetër. Për një ndryshim aq të theskuar të diplomacisë kosovare ka "meritë" edhe qeveria aktuale, e cila e mbështjellur me ambalazhën korruptive ka gjetur si rrugdalje të shtyrjes së bankrotimit politik, financiar dhe ekonomik. 

Investitorët prezent, të cilët kanë një përvojë të theksuar në këtë drejtim, duke kuptuar faktin se liderët e vendit kanë ndikim autocrat, për atë edhe korrupsioni është në shkallën më të lart të mundshme. Njejtë si Kosova është edhe Azerbejxhani në kufi të Turqisë, bile edhe në një masë më të theksuar, i cili falë pasurive nëntoksore dhe të gasit natyral ështe më me vlerë që peshon më rëndë jo vetem si partner i Turqisë por edhe si oponentë e Rusisë. Të vetmit, që nuk e kanë këtë ndjesi, janë investitorët e dyshimt. Prandaj influenca kaq e madhe politike e Serbisë, përmes Listës Serska dhe niveli i lartë i korrupsionit është i rrezikshëm për Kosoven. dhe dobësim i forcave progresive evropiane dhe amerikane në Kosovë, e cila ka nevojë jetike për vlerat perëndimore, gjë që është qenesore për shqiptarët kudo dhe per Kosovën.

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar