Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 18.06.2019 09:47
Agim Vuniqi

​Abolimi i krimit në Kosovë…!

Prishtinë | 10/06/2019 11:29

Shkruar nga: Agim Vuniqi

Askush asnjëherë nuk u përgjegjë para drejtësisë, askush nuk dha as përgjegjësi morale, as politike në këtë vend, edhe kur humbën jetërat e njerëzve

Ngjarja e 6 qershorit 2014 në TC Kosova i shpërthimit në KEK ku humbën jetën tre punëtorë dhe u lënduan shumë të tjerë është njëra ndër ngjarjet më makabre të pas luftës, por edhe më vonë të humbjes së jetërave të punëtorëve në vendet e punës (http://infoalbania.al/shperthim-ne-kek-flitet-per-tre-te-vdekur-11-te-plagosur/ )  është   njëra ndër ngjarjet më tragjike në historikun e TC Kosova I, II, III, IV dhe V. Humbja e jetës së punëtorëve është tragjike për të gjithë punonjësit e TC Kosova, gjeneratë pas gjenerate, është një dhimbje e rënde edhe për ata punonjës të cilët janë jashtë vendit, të cilët kanë pasur rastin dhe nderin të jenë pjesë e një armate njerëzish, të cilet kontribuan pëer zhvillimin dhe ndërtimin e sistemit termoenergjetik të Kosovës. 

Rasti që ndodhi më 6 qershor, 2014, dhe humbja e jetës së njerëzve nuk është e rastësishme, punetorët kanë qenë të lënë pas dore, pa kushte të domosdoshme sigurie, pa ushqim të mjaftueshem, pa mjete mbrojtëse të punës, e shumë cka tjetër deri te diciplina në rënie, meqë edhe siguria i është nenshtruar formave të egra të tenderimit, dhe zvoglimit të kostos së shpenzimeve deri në pakufi për qëllime përfitimi. Rasti i 6 qershorit 2014 eshte ngjarja e dytë me radhe, pas luftës.

Askush asnjëherë nuk u përgjegjë para drejtësisë, askush nuk dha as përgjegjësi morale, as politike në këtë vend edhe kur humbën jetërat e njerëzve.... Rasti i asaj  dite ishte papërgjegjësi eklatante e stafit udhëheqës të KEK-ut dhe sindikatës së punetorëve, ngase punëtorët kane mbetur edhe pa mjetet minimale të sigurisë, helmetet, edhepse investimet kanë qenë marramendëse. Nuk u formua në  parlamenti së paku një kominison hetimor, as në rastin e parë, as në të dytin, as në raste tjera, por mendohej domosdo  që garnitura e re që do të fitojë këto zgjedhje të involvohet drejtpërdrejtë për të sqaruar deri në fund ngjarjen e asaj dite...

KEK-u në të kaluarën ka ndarë mjete të konsiderueshme financiare, përmes bursave dhe kredinave për të avansuar politikën kadrovike, tash përdoret një gjuhë më e sofistikuar "resurse natyrore", deri dikund ia ka arritur qëllimit, ata ishin një bazë e mjaftueshme për të ndërtuar të ardhmen energjetike të Kosovës, edhe solidariteti ndërmjet kuadrove shqiptarë ishte i kënaqshëm, por çka ndodhi pas luftës, turri i shumë inxhinierëve të cilët u aftësuan për të diktuar të ardhmen dështojë që në fillim, së pari me joshjen e ndërkombëtarëve, më vonë zejen e mësuar e shtrinë kudo... Disa nga inxhinierët që kishin pozita të privilegjuara para luftës, përmes ndërmjetësimeve të ndonjë komandanti përforcuan pozitat, duke shndërruar KEK-un në pazar kusuritjeje.

Disa nga ata, të cilë kishin ndërtuar rrjetin e marimangës, lëshuan KEK-un, për të fituar tenderët, asgjë e re, pasuroheshin individët, ndërsa pësonin punëtorët, nuk bëzante sindikata, edhe pse këtu kishte konflikt interesi. Edhe më keq, ka pasur raste, kur kuadrot në pozitë, "me marrëveshje" largoheshin nga puna, për t'u këthyer më vonë me kompenzime të larta, dhe kush ishte përgjegjës për këtë fenomen-anomali, askush. Mirë po ata që largoheshin, ata punonin, krijonin, hapnin kompani private dhe fitonin tenderët në KEK, mjeshtërisht, por jo më duke u fshehur pas patriotizmit dhe atdhedashurisë, dalloheshin më heret me këtë virtyt, por pas rrjetit të ndërtuar të plaçkitjes përbrenda KEK-ut. E natyrshme dhe shumë njerëzore, edhe e pafajshme ndoshta, se ata duhet të ekzistonin, por si u bë që udhëheqësit e KEK-ut rivalë të deridjshëm u bënë bashkëpunëtorë të sotëm (në perëndim kur të largohet ndonjë punëtorë nga puna nuk ka të drejtë as të hyrjes brenda objektit, ngase reagojnnë forcat e sigurisë, por edhe policia), si u bë pra ata të fitojnë tenderë nga KEK-u, derisa rritej kontoja e kompanisë private; dhe gjyqtarët dhe avoketërit sigurisht të implikuar në marifete të tilla vendosin në favor të keqbërsve-"patriotë".

Për t’u krijuar konfuziteti edhe më i madh në KEK u bënë riorganizime të papërfillshme që duke shënuar rënje produktiviteti..., nuk u shërbyen me përvojat në menaxhimin e termocentraleve në vendet fëqinje, por nuk përfillën as mendimin e ekspertëve me përvojë të KEK-ut, por i vunë ata para aktit të kryerë. Disa nga zyrtarët e djeshëm dhe të sotëm u emëruan si përfaqësues të kompanive konkuruese u angazhuan zyrtarë të lart të pushtetit qendror, ende pa zhveshur mirë gëzofin qeveritar, ngase ai partiak ishte shik-në trend, përfaqësonin interesat e kompanive të huaja si konkuruese, duke nëpërkëmbur interesin e vendorëve-qytetarëve të Kosovës. A nuk ishte ky konflikt interesi? Dhe a do të duhej që atëherë të reagonin institucionet përgjegjëse, apo nuk duhet të ketë debat në këtë temë edhe pse përfituesit e shumtë u paguan nga arka e buxhetit të konsoliduar të Kosovës; ndonjëri nga ta ishte në listën e pagave si përfaqësues i firmave të jashtme, nga të cilat u paguan majmë, jo se ishin ekspert në këtë lëmi, por ngase kishin të thurrur bukur rrjetin e marimangës korruptive. Pa dashje, apo qëllimisht, çdo gjë që sillet përreth energjetikës dhe minierave, është me shumë të panjohura, nuk dihet saktësisht kush është “princi” i arit të zi. Eshtë krijuar kështu lëmshi institucional, dhe në vend të afarizmit të sukseshëm, me KEK-un krijohen pengesa të shumta edhe me konotacion politik.

Për të pranuar opinioni-pa u trazuar, skemën e re të privatizimit me një pjesë të tij, duhej që KEK-u të dobësohej financiarisht, kështu pra u krijua varshmëria institucionale bord-menaxher-ministri-qeveri, duke e furnizuar KEK-un me infuzion artificial-derdhjen e mjeteve të reja për sanimin e gjendjes. KEK-u pra faktikisht humbi edhe pavarësinë afariste; pra aq shumë janë centralizuar mardhënjet afariste, saqë nuk mund të flitet për parametra real ekonomik, produktivitetin, rentabilitetin… Nuk u dëgjua fare zëri i punëtorëve, por as që u mbajtë ndonjëherë ndonjë tubim-reagim  i punëtorëve, ngase atë të drejtë ua mori sindikata e pavarur, e cila ishte një zë i shterur, pa asnjë fuqi në marrjen e vendimeve të rëndësishme. Kryesia e saj vetëm simulonte sindikatën, nuk ishte zëdhënëse e fuqishme e punëtorëve, tregëtonte me menagjmentin për të përfituar për vete, jo për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve.

Deformiteti i papresedant në skemën organizative që ka shkaktuar humbje të mëdha është tendenca për shpërbërje të mëtejme organizarive dhe financiare të KEK-ut. Nuk është qartësuar asnjëherë, si ndodhi që kuadrot udhëheqëse që ka stipenduar, i ka trajnuar dhe i ka avancuar në karrierë KEK-u të shfrytëzojnë po ato pozita duke përfituar nga KEK-u fitime të mëdha përmes procesit të tenderimit. Nuk janë të pakta rastet që udhëheqës sindikatash janë mbështjellur me gëzofin korruptiv. Si ndodhi kjo dhe pse ndodhi kështu nuk ka ndonjë spjegim, por kjo flet më së miri për ndërgjegjen e ultë të kuadrit udhëheqës, të cilët kanë bashkjetuar atehere, por bashkjetojnë edhe tash me krimin e organizuar, lidhjet janë të gjalla dhe shumë funksionale duke u manifestuar edhe anomali të ndryshme, punëtorët punojnë, ndërsa ish udhëheqësitë e tyre i “vjedhin” ata fal “patriotizmit” të kulluar financiar.

Ngushllime për familiarët e punëtorëve qe humbën jetërat e tyre në vendin e punës-heronjë të punës. Rasti si ky le shërbej për këndellje te njerezve në pozitë, dhe Kosova “o sot o kurrë” ka nevojë më shumë për teknokrat në parlament, specialist të lëmive të ndryshme, më shumë sesa për historianë, gjuhëtarë, politikanë... Ngushllime pra të gjithë shqiptarëve për tragjeditë e ndodhura në vendet e punës, kudo qe jane, le të shenohet një ngjarje e e tilllë në kaalendarin e kujtesës nacionale, si njëra ndër fatkeqësitë më të renda të humbjes së jeterave të njerezve në vendin e punës.

Më në fund dikush duhet të jepë përgjegjësi në KEK !

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar