Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 23.01.2018 12:37

​Këngëtari i Legjendarëve

Prishtinë | 11/12/2017 08:48

Shkruar nga: Spiro Butka

Historia e kombit shqiptar është e mbushur me plot ngjarje të rëndësishme në zhvillimet jetësore të tij.

Në çdo periudhë kalimtare, në epoka, shekuj dhe dekada, populli ynë veprat e tij i ka mbrojtur me pushkë, shkruar me gjak dhe shoqëruar me këngë e melodi me larmi nga më të ndryshme. Epika dhe eposi i këtyre përpjekjeve madhështore për liri e pavarësi ngelën të gjalla, si dhe vet populli që i krijoi, duke i transmetuar nga një brez tek tjetri.

Lufta, shpata, pushka dhe pena kanë ecur dhe vazhdojnë të njëjtën rrugë, pa u ndarë aspak nga njëra tjetra. Nga thellësitë e lashtësisë  herë pas here na dalin parasysh heronjtë e motshëm, të cilët populli i ka ruajtur brenda gjirit të vetë, duke i bërë  të pavdekshëm si veteë  vepra e tyre. Kenga dhe melodia, të dyja si një trup i vetëm brenda shpirtit popullor, i kanë dhën  zjarr dhe mbajnë ndezur vatrën shekullore të Shqiptarisë, për ti treguar mbarë botës, se jemi gjallë e do të ngelemi të tillë në trojet tona amëtare.

Lahuta, gajdja, çiftelia, fyelli, dajreja, cula, tumpani dhe sharkia kanë shoqëruar zërin melodioz të vetë popullit kengëtar në luftë e përpjekje, gëzim e hidhërime, dasma e vakira, ku sipas rasteve janë shfaqur ndjenjat e thella të shpirtit e të zemrës, për të jetuar në paqe e harmoni brënda gjinisë së vetë, në atë tokë ku u lindë dhe u rritë gjysh stërgjyshi. Lejgendat dhe legjendarët vijnë tek ne përmes eposit madhështor nëpërmjet vargjeve, harmonisë të zërit dhe veglave muzikore të popullit poet, kengëtar dhe instrumentist, duke shfaqur e shpalosur para gjithë botës historinë e tyre të lavdishme të luftës e të paqes.

E gjith kjo krijimtari shumë ngjyrëshe, është pasqyruar përmes gurrës popullore të çdo treve e krahine Shqiptare, nëpërmjet zërave burimore të kengëtarëve epiko-lirike në kohëra e periudha të ndryshme. Edhe pse është  më e lashtë sa vetë jeta e këtij populli, legjenda e Mujit dhe Halilit jetonë përsëri midis nesh, sepse ajo gjallërohet nga vetë kordat zanore të Shqiptarve liri e paqëdashës. Kengëtarët e zhanreve të ndryshëm krahinor, kan bërë plotësisht të mundur, për të paraqitur të kaluarën brenda të tashmes, duke e përtrirë  historinë e popullit tonë  kreshnik sipas kërkesave të kohës e të vendit. 

Herojtë  e kombit tonë me veprat heroike që ata kan kryer, janë kthyer në  mite legjendash dhe si legjendar i paraprijnë historisë nëpërmjet zërit virtuoz  të kengëtarëve të dalë nga gjiri i këtij populli si dhe vetë trimat të cilëve këta u kendojnë. Kështu kanë ngelur e do të mbesin të gjallë në mendjen dhe zemrat e Shqiptarëve heroi kombëtar Gjergj Kastrioti Skëderbeu, Bilbilejtë e famshëm që i varën në Janinë, Azem e Shota Galica, luftëtarët e rilindjes kombëtare, ata që i paraprinë pavarësisë  dhe të gjithë ata dëshmor e martirë, që e falën gjakun e tyre, në luftë kundër fashizmit italian e nazizmit gjerman, gjatë luftës së dytë botërore.  

  Por legjenda dhe legjendarët duke ecur në rrjedhat historike, si mbi prush e zjarre, arritën në kohërat moderrne ku populli Shqiptar shpalosi para gjith botës cilësitë, karakterin dhe vyrtytet më të larta në mbrojtje të identitetit e lirisë, për të jetuar në paqe si dhe popujt e tjerë brënda kufijve të tij etnike. Ajo u quajt dhe mbeti e shkruar me gjakë, mes rrjedhave historike të këtij populli si kapitull i veçantë me emrin e madh e kuptim plotë si Epopeja e Lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

  Në këtë treve heroike dhe luftarake, shpata dhe huta, alltija dhe pushka, nuk janë ndarë asnjëher nga lahuta, sharkia dhe çiftelia, të cilat nuk kanë rreshtur së shoqëruari zërat e rrapsodëve dhe kengëtarve gjatë rrjedhave të melodisë, për ata që ngelën në jetë të jetëve në altarin e lirisë.Të flasësh ose të shkruash për dëshmorët e kombit dhe të luftës, është më pak se shumë .Por tu kendosh atyre, është dhe më vështirë, sepse ata duke qënë  një kapitull i artë në historinë e këtij populli, gjëndesh  ngushtë për ti paraqitur ashtu si janë.

               Mirpo në Kosovën martire të luftës e të paqes të improvizuar me liri të kufizuar, historia edhe pse është shkruar e vulosur me gjakun e të rënëve të ngelur në pavdeksi, ajo mbahet gjallë në kengë nëpërmjet zërave melodioz të mirnjohur jo vetëm në Kosovë, por anë kend atyre trojeve ku jetojnë Shqiptar e flitet Shqip. Midis gjithë këtyre yjeve të folkut epiko-lirik, më tepër se kurr shkëlqen zëri i fuqishëm me tone shumë ngjyrësh i kengëtarit më të zëshëm të kësaj treve Ilir Shaqiri, i cili me kengët e tijë, është bërë një dhe i pandarë me legjendarët e legjendave të pavdekshme.

                Zëri i tijë bëhet mjaftë i dukshëm, kur ai këndon trimave të lirisë të kombit Shqipëtar. Lëkundjet zanore që dalin nga thellësia e shpirtit të tijë, lidhen ngushtë me ngjarjet, ndodhitë, luftën , paqen, sakrificën, vetmohimin dhe qëndrimin burrëror të luftëtarve trima të këtij populli heroik. Timbri i tij gjatë çdo kenge, herë ngrihet fuqishëm ashtu si dhe vetë gjokset e tyre dhe herë zbutet e bëhet ledhatues, për të përkëdhelur lirinë e fituar me aq gjakë e sakrifica. Iliri si dhe vetë emri që ka, me zërin që i buron nga thellësitë e një zemre Shqiptare, u fletë këtyre herojëve legjendar me kengën e tijë, njëlloj sikur jetonë me ata, duke i sjellë të gjithë me rradhë të rreshtuar pasë komandantit të tyre legjendar, në gatishmëri për të vepruar, sa herë i kërkon atdheu dhe kombi, për të  mbrojtur lirinë e këtij populli.

   E ka për traditë populli i Kosovës që trimat ti shoqërojë në pavdeksi me lahutë, sharki e çifteli. Përmes këtyre telave kumbues e tringëllues të këtyre  instrumentave të bërë me dorën e vetë, populli i kësaj treve me rrapsod e kengëtar epiko-legjendar si Ilir Shaqiri, jo vetëm që ka mbajtur veten gjallë, por më tepër se kurrë, herojtë  i ka ruajtur dhe i mban brenda gjirit të vetë në kopshtet me trandafila të kuq si vet ngjyra e flamurit, për të cilin ata  falën gjakun e tyre. Madhështinë e tyre Iliri, e zbukuronë dhe e qëndisë me ëmbëlsinë e zërit të vetë dhe në kengë e sipër, nëpërmjet valëzimit të kordave zanore, Iliri me modestinë e tijë, i sjellë midis nesh e në vatrat tona, ashtu si ishin, tepër të vëmendshëm,qortues dhe kërkues për amanetin që nuk po realizohet nga pasardhësit.

    Kengët e Ilir Shaqirit, janë të shumta dhe kanë pushtuar trojet tona anë e mbanë. Ato shtrihen gjatë e gjerë, sa në Drenicë e Mitrovicë, aq dhe në Preshevë, Llap, Gollak dhe në Dukagjin e Kumanovë. Rrugës për në jugë, kenga e Ilirit zbret deri në Mashkullor e Çameri dhe duke rendur bregut të detit, përmes Myzeqesë  ngjitet në malësi, për të bashkuar flladin e Jonit karakteristik me Alpet krenare e madhështore të qëndresës  Shqiptare. Por zëri i këtij kengëtari bëhet më i ashpër e burrnor, kur fillon e kendon për trimat dhe martirët e tri luftrave të fundit të Shqiptarëve, asaj në Kosovë, të Luginës së  Preshevës dhe asaj  në Shqipërninë Lindore të pushtuar nga të vetquajturit maqedon. 

                  Ashtu si vet populli i kësaj treve edhe Ilir Shaqiri i nis betejat nëpër kengët e tij me komandantin legjendar, emblemën historike të kombit Shqiptar, shëmbullin simbolik të Prekazit heroik  të Drenicës luftarake, Adem Jasharin, heroin e pavdekshëm të këtij populli luftëtar. Zëri melodioz dhe mjaft tundues i Ilirit, vendosë në skenën  shpirtrore të kengës vyrtytet e krye trmit fjalë pak. Jehona e zërit të këtij kengëtari nis oshëtimën e vete  përmes  vargjeve  kuptimplote “Sërish vjen marsi, sërish vjen stina, të rënët e të gjallët bëhen tok ; Ves as shi s’duron lëndina, burrëria nuk duron lot”. Është e veçanta e zërit të këtij kengëtari, që duke intonizuar këto vargje, e bën çdo burr të ngjethet dhe çdo grua të derdh lot. Përmes ecurisë së kengës për legjendarin e kombit Shqiptar, Ilir Shaqiri buçet si orteku i borës dhe e kthen zërin e tij në funksion të këtij komandanti, që edhe pse gjakun e vet e të familjes së tij e fali për Nënën Shqipëri, sotë ai ka ngelur i gjallë midis nesh dhe kështu do të mbetet, përderisa të përmbushet amaneti i tij për bashkimin e kombit  Shqiptar.

                   Timbrat e këtij kengëtari vyrtuoz sjellin nga thellësia shpirtrore e të gjithë popullit Shqiptar, rrespektin për këtë legjendë të gjallë, përmes melodisë së zjarrtë në vargjet e më poshtëm, ku ai si një hero i rrallë, ”Midis kujtimesh e midis kengësh, shfaqet si kryetrim e fjalë pak; Ndër gjemba degësh e sytha pemësh, mërzisë sonë  i vë kapak.” Madhështinë e këtij trimi të këtyre kohrave moderne, e lartëson në pambarim ashtu si pena edhe zëri mjaft i ëmbël i këtij kengëtari që me vyrtuazitetin e tij, di të vërë në piedestalin e lavdisë, atë që jo vetëm nuk ju tremb syri e nuk ju tund qerpiku kurrë, por duke qëndruar ne ballë, ai nuk u shkulë nga pozicioni deri në pikën e fundit të gjakut të tijë.

                    Ilir me zërin e vet duke i kënduar legjendarit Adem Jashari me  forcën shpirtrore të melodisë, bëhet bashkë me shqipen kosovare dhe ashtu si në betejën e Jasharajve oshëtima e thirrjes e përzjerë me bulëzimin e folkut popullor, shfaqet parasysh  në  vargjet të cilat Iliri i kthen në kushtrim brezash për të sotmen e të ardhmen, ku “Serish vjen stina, e ne ndërrojm mot, por ai s’plaket kurr; Uji i bjeshkëve rrjedh përposhtë, ai lartësohet si flamur,o si flamur.”

                     Me zërin e tij pothuajse hyjnor,duke i kenduar këtij atdhetari të flaktë dhe patrioti të vendosur per idealin kombëtare, Iliri brenda melodisë, kendon dhe zbërthen shpirtin e legjendarit, ku mjaft bukur midis timbrave të zërit, gërshetohet thirrja për atë  qe kërkon e sotmja dhe e ardhmja. Iliri me tonin e vet dinjitoz, pothuajse e kthenë në hymn, të domosdoshmen dhe jetiken e heroit triumfator Adem Jashari përmes vargut të kristaltë ”Sërish vjen marsi e vjen pranvera, amanetin e tij përtërin; Lulet e barin, i tund veç era si medaljon në pelerin”.

                      Dhe ashtu si përmidis historisë, kengëtari i mallëngjyer zë e kuvëndon  me trimin e legjendës llapiane Zahir Pajazitin, ku si për rreth oxhakut në odat kosovare, me melodinë e vet karakteristike, ai u bënë thirrje  burrave për gjakun e Skënderbeut, që ka rritur Kosova në gjoksin e Atdheut. Iliri me melodinë e vet më të rrallë, simbolizon periudhat historike dhe me pastërtinë e zërit të vetë folklorik, përshkruan  Loken Llapiane e cila jo vetëm qëndron si burrneshë, por për më tepër se kurr “Kur pa dritën e syve, bëri zemrën gur; Ofshani  njiherë, e foli porsi burrë”.

                       Duke u futur në thellësitë e shpirtit  të karakterit kosovar, kengëtari i mirë njohur i trevave tona Shqiptare, nëpërmjet vargut “Mbi fusha të Kosovës loti bëhet ves, po vijnë çlirimtarët lidhur besa-besë”. Në zbërthim të shpirtit brënda zemrës, e ngre trimin sy pa trembur të Llapit patriotik si ëngjëll në qiell dhe ashtu si dinë të falin legjendarët, Iliri me fjalët e heroit të këtij kombi, i kendon madhërishëm për amanetin që ai ka lënë për Atdheun e tij, ku “Gjaku im Kosoovë tu bëftë dritë e diell”. Është  më se e qartë dhe mjaft e kuptueshme, lidhja midis legjendarit dhe kengëtarit. Ata nuk i bashkon vetëm kenga dhe pushka, por për më tepër ideali i vetëm, për të qënë të lirë si popull e së bashku si në kohën e Skënderbeut. 

                       Ilir Shaqir i shoqëron kengët e legjendarëve me  zërin e vet të kristaltë dhe për sejcilin ai duke shëtitur nëpër pentagrame, shfaqë dhe paraqetë guximin e trimërit e çdo legjendari, sipas përkatësisë të veprës që ata kanë kryer. Duke i kenduar njërit prej tyre dhe më konkretisht Luanit të luanëve të Haradinajve, kengëtari ynë i njohur për zërin e tij, duke u futur thell në shpirtin e dukagjinasve, me vijën e  qartë të melodies, shprehë dëshirën e heroit, ku “gurin e kufirit e shkund si dhemballën, duke hedhur valle mbi kraterin e vullkanit”. Zëri i kengëtarit duke u bërë bashkë me legjendarin e Haradinajve, i kendon me gjithë forcën e shpirtit ”Luanit të luanëve si gjithmone me shok, orën e fund të shekullit ata e bëjnë epokë”. Bëhet mjaft e kuptushme  vepra heroike e trimit dukagjinas, që la si simbol të vetëm gjakun e tij, në atë kufi që për çudinë e të gjithëve, nuk dihet pse i mban Shqiptarët akoma të ndarë së gjalli, si trupin pa krah. Mirpo kengëtari me zërin e vet melodioz, e kthen dhimbjen në forcë, ashtu si e meriton vet heroi, duke i vënë theksin e tonit të tij, në vargun  “varri nuk është varr por muran lavdie, ku trimi tok me armë bënë  roje prak lirie”. 

                        Trojet shqiptare për këtë kengëtar janë të lidhura ngushtë njeri me tjetrin dhe ai e shprehë këtë  në  melodinë e kengës për legjendën e Kumanovës, shqiponjën e maleve të Sharrit Ismet Jashari. Zëri i tij që në fillim të kengës për këtë trim legjendar, nis vijën e duhur melodioze, duke i bashkuar herojt rreth komandantit të tyre Adem legjendarit, ”Ku si rrufe prej Kumanove, vjen Ismet Jashari”. Shqipja e luginës  të Vardarit, del mjaft krenare në kthesat e spikatura të zërit kumbues  të Ilirit, kur i kendonë heroit në vargjet ”Po vij o nënë Loke, gdhendur në çelik; Shekujt shkojnë e vinë, unë s’do të luaj qerpik”.  

                        Kenga e Ilirit mer zjarr, kur ai i kendon Fehmi Lladrovcit, njerit prej trimave të rrallë, që më shumë se kushdo tjetër, u vra në  luftë e sipër, duke i qëndruar besnik idealeve për bashkim kombëtar. Zëri i merituar i kengëtarit e bën më të qartë dhe e nxjerër më mirë në pah vyrtytet e këtij trimi, kur ai  kërkon bekimin nga nënë Lokja, për tu ngjitur malit, ku do të lëshoj kushtrimin. Iliri bëhet mjaft i dukshëm me intonacionet e tij, gjatë  kthesave që ndërmer  brenda melodisë të kësaj kënge dhe e nxjerrë mjaft të gjallë heroin sidomos kur përsërit vargjet “Kush e do Flamurin, kush është zot Shqiptari; Kush ka zemër guri si Fehmi Lladrovci”.  

                         Larmit e ngjyrave zanore te ky kengëtar, bëhen  të pranishme në çdo kengë të tij për sejcilin legjendar, por më dukshëm se kudo, qartësia e tyre del në kengën kushtuar trimit të paepur dhe shokut të pa ndarë të komandantit legjendar, shqiponjës të maleve drenicake Iljaz Kodra. Duke vallëzuar  me kordat e tij zanore, kengëtari i shquar për këto vija melodike, e lidh veten me heroin “ në tokën e mbjell me plumba, në tokën e mbjell me zjarre, nga ditëlindjet përmbi varre”. Dhe si për komandantin legjendar, ashtu dhe për bashkëluftëtarin e tij, Ilir Shaqiri shfaqë para çdo Shqiptari qëndresën heroike dhe amanetin e heroit, duke i dhën  ngjyrën e duhur zanore  kur “Në terr të natës, në zjarr te votra, po ku je o Ijaz Kodra; Amanetin gjaku i trimit, ta ngrejmë kullën e bashkimit”.  

                           Zëri i këtij kengëtari nuk është i rastit dhe me plot kuptimin e fjalëve mund të thuhet, se ka lindur për tu kenduar legjendarëve. Me kengën e tij, ai her i thërret tetovarit trim Muhedin Aliu, për shpirtin që po i djeg se po gjëmon Kosova dhe her Rrahim Beqirit, të  mirënjohurit me pseudonimin ‘Rroki”, i cili sikur Gjergji me nëntë plagë, qëndron në ballë të luftës e betejave në  pararojë të lirisë.

                           Thirrja e Ilirit “Kush është ai që zbret nga mali” në baladën kushtuar njerit prej legjendave, heroit që shpertheu kufirin imagjinar, vjen si oshëtima dhe shpërndahet si jehonë mal pas mali, duke u futur thellë nëpër luginat e trojeve Shqiptare, për të lëshuar kushtrimin për liri. Muji i luftës së U.Ç.K.-ës, bëhet një e  i pandarë nga Muji i eposit të legjendave. Zëri dhe melodia e Ilirit, me  nota të veçanta, i kendon me aq pasion këtij heroi, e sidomos ai kumbon rrjedhshëm në vargun ”Kur Muji në borë e në shi ,vjen nga Shqipërija  në Shqipëri”.

                        Si në ngjyrat e ylberit, kengëtari i legjendarëve paraqitet  me zërin e tij melodioz edhe për shume heroj të tjerë, të cilët i prinë në ballë  komandanti i tyre legjendar Adem Jashari, e duke i qëndruar atij besnik në jetë të jetëve, u rradhitën edhe në pavdeksi si në luftë , të gatshëm si gjithmonë për tu bashkuar kombëtarisht. Iliri me intonacionet e zërit të vet karakteristik dhe kumbues ,trajton nëpër kengët e tij përmes notava të pentagrameve, veprat heroike të shumë legjendarve të tjerë,  duke filluar që nga yjet e Gjakovës e vazhduar me  Hamit Jashari te Tringa e Prekazit.

                         Përmbajtjen e folklorit të popullit që nuk është gjunjëzuar asnjëherë, kengëtari i të gjitha trevave Shqiptare i shpalos edhe kur kendon për Xhevat Demakun,Valdet Xhemajlin, Agim Zenelin, Abaz Thaçin, Enver Dobrën, Bedri Shalën, Arben Halitin, Artim Jasharin, Afrim Zhitian dhe Ali Ajeti, për të cilët ashtu si u kendon dhe vete Iliri, nuk mund tu vritet amaneti. Në vazhdim të repertorit  të vet, Ilir Shaqiri duke i kenduar Fadil Nimanit “Para të cilit përkulet mali”, u këndon edhe të gjithë  trimave të tjerë , të  atyre nënë Lokeve, që nuk kursyen as pikën e fundit të gjakut, por e falën atë me shpresën, se do të vijë një ditë, kur të gjithë  Shqiptarët kudo që janë, të jetojn së bashku e të pandar si dhe të tërë  popujt e tjerë të  rruzullit tokësor.   

                        Kengëtari Ilir Shaqiri ka një repertor mjaft të pasur dhe larmia e kengëve të tij është kthyer si të thuash në një arshivë, ku ruhen, stivosen dhe përtrihen përditë e më shumë aktet heroike dhe qëndrimet burrërore të legjendarëve të lirisë të trojeve etnike Shqiptare, duke filluar që nga Mitrovica e martirizuar edhe në këto ditë e deri në Tetovë, Kumanovë, Manastir, Preshevë, Ulqin e Podgoricë dhe në Prevezën e Çamërisë Shqiptare. Zëri i këtij kengëtari bëhet njësh me lahutën, sharkinë, cylën dyjare, çiftelinë dhe shumë instrument të tjerë të popullit tonë, duke akorduar së bashku  me ato gëzimin, haren, mallin, luftën e paqen, hidhërimin në rrudhat e të moshuarve dhe trishtimin e mbetur pezull në syte e të miturve, që shohin e presin gjith habi.

                        Me tonin e vet karakteristik Ilir Shaqiri, përmes  shkallëve të pentagramit, herë shkruan e herë kendon, herë pyet e herë qëllon, por për më tepër, duke u futur si i gjallë  midis legjendarve, ai kthehet në  hit i tyre me thirrjet për liri, pavarësi e bashkim kombëtar. Rruga e Ilirit është një dhe  e  pandarë, nga ata që ranë për Komb e Atdhe, prandaj dhe ai u kendon me zemër e me shpirt atyre. Dhe nuk do të ndalet asnjëherë, për tu kenduar edhe legjendarëve të tjere të brezave të ardhshëm, sepse amaneti i atyre që ranë, është i pavdekshëm si vetë ata, prandaj kërkon betim e veç betimin për bashkim. 

             

                                                                  I L I R    S H A QI R I T

                                                 Në shënjë mirënjohje njërit prej miqëve të mij

                                                                  S  P I R O   B U T K A

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar