Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 22.10.2018 09:46
Nijazi Idrizi

​Bisedimet për territore edhe mbi kurriz të Sanxhakut

Prishtinë | 08/10/2018 07:38

Shkruar nga: Nijazi Idrizi

“Ndryshe nga tigri dhe ujku, të cilët kanë dhëmbë për ti mbrojtur territoret e tyre, njeriu, fizikisht një qenie shumë më e dobët, ka përdorur trurin si mjet ligjor për të mbrojtur territorin e tij”

Hile e trefishtë: edhe për veriun e Kosovës, edhe për Luginën e Preshevës, edhe për Sanxhakun, të cilin askush nuk po e përmend! Në këtë pazar, Serbia ka për qëllim që në mes të Kosovës dhe Sanxhakut ta vendos një barrierë të komunikimit, (e përafërt me atë ne mes të Sanxhakut dhe Bosnjës), nga e cila shqiptarët e Sanxhakut (të cilët ende po belbëzojnë shqip), do ta marrin goditjen vendimtare, “dhuratë” nga një shqiptar ambicioz, por ekstremisht i paditur. *** Traktati i Vestfalisë (1648) në themel të vetin e ka sovranitetin e shteteve, të cilat janë të paprekshëm nga shtetet tjera. 

Në emër të ekuilibrimit të forcës, nuk është e lejuar që një shtet të dominojë mbi një tjetër. Mbi këtë parim janë harmonizuar marrëdhëniet ndërkombëtare deri në ditët tona. Me rezolutën 1244, OKB e ka shkëputur Kosovën nga Serbia, por vazhdon ta mbajë pezull pranimin e saj, për shkak të modelit unanim të votimit. Kufijtë e saj janë të paprekshëm nga cilido shtet, edhe me këtë rezolutë, edhe me Pakon e Ahtisarit, edhe me parimet e traktatit të Vestfalisë

. Ajo megjithatë po funksionon si shtet dhe ka ndërtuar raporte bilaterale e në shumë raste edhe multilaterale me shumicën e shteteve të botës. Pavarësia e Kosovës është njohur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe nga 116 shtete të pavarura, përfshi edhe fqinjët. Aktualisht këtë gjendje nuk duan ta pranojnë vetëm dy njerëz: presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe ai i Kosovës Hashim Thaçi. Ata po duan që ta përmbysin këtë gjendje dhe këtë proces ta kthejnë në pikën zero, duke kërkuar zgjidhje në ndarjen etnike, e cila me siguri do të na qoj në konflikt të përjetshëm.

Derisa këto dy kombe, me gisht në këmbëz ta vendosin kufirin Kosovë – Serbi në rrota, ata, duke i akuzuar të tjerët për luftë, (siç po bënë Thaçi), po mendojnë ta kalojnë kohën në Bruksel, Uashington dhe në konferenca për shtyp, duke shitur moral paqeje. Në këtë vorbull, edhe qeveria shqiptare, po “kujdestaron” që ta kontrabandoj kontestin e vet me Greqinë. 

Këtu është një dreq! Për mendjet e kthjellëta, një gjë është fare e thjeshtë! Për të pasur sukses ideja e kufijve etnik, duhet të përmbushën së paku tri kushte elementare: – Ndarja etnike duhet të jetë parim i aplikueshëm në të gjithë botën; – Kjo ndarje duhet të mbështetet nga opinioni publik vendor e ndërkombëtar; – Pasojat e mundshme duhet të barten nga organizatat ndërkombëtare si OKB, BE, NATO etj. Meqë kemi të bëjmë me një problem global, për shkak të efektit zinxhirorë që mund të ketë kjo alternativë, po ashtu, duhet te hartohet një strategji hyrëse e bashkë me të edhe një tjetër, dalëse, me qëllim që suksesi dhe dështimi i këtij modeli të zgjidhjes të jetë i përbashkët. 

Deri tani reagimet e ekspertëve, opinionit dhe vendimmarrësve botëror janë negative. Analiza e këtij propozimi të presidentit Thaçi, ka dhënë përfundimin se propozimi i tij është marr ad hoc (në bazë të rrethanave?) dhe nuk ka të bëjë me ndonjë strategji të pa shpalosur globale, promovimi i së cilës iu ka besuar atij, në bazë të rolit dhe përgjegjësisë globale që ai paska?! 

Nëse është kështu, ky propozim nuk do të pranohet ndërkombëtarisht, dhe ai për botën nuk do të jetë gjë tjetër pos një akt personal i hipokrizisë. Për më keq, opinioni botëror do ta mësoj se ky tandem (Vuçiq&Thaçi) po synon që ti imponoj botës parime të papara morale, të pabazuara në realitete historike nëpër të cilat njerëzimi i sfiduar shumë herë rënd, ka arritur deri këtu. Ky propozim pos shtimit të vuajtjes për njerëzimin, nuk ofron asgjë tjetër. Thaçi e Vuçiq, duke u përpjekur që ta avancojnë rolin e tyre nga paqeruajtës, në paqe bërës, mund t’ia fusin flakën Ballkanit. Nga ky provokim, shtetet e kanë marr mesazhin: të përgatiten për luftë! Meqenëse Kosova nuk ka ende ushtri, humbja e së paku veriut dhe mbetja e pjesës më të madhe të Luginës së Preshevës nën Serbi, do të jetë një mundësi reale. 

Dhe mu këtu është edhe esenca. Hile e trefishtë: edhe për veriun e Kosovës, edhe për Luginën e Preshevës, edhe për Sanxhakun, të cilin askush nuk po e përmend! Në këtë pazar, Serbia ka për qëllim që në mes të Kosovës dhe Sanxhakut ta vendos një barrierë të komunikimit, (e përafërt me atë ne mes të Sanxhakut dhe Bosnjës), nga e cila shqiptarët e Sanxhakut (të cilët ende po belbëzojnë shqip), do ta marrin goditjen vendimtare, “dhuratë” nga një shqiptar ambicioz, por ekstremisht i paditur. Bashkimi i Preshevës, me disa fshatra, (pa Bujanovcin dhe Medvexhen), me Kosovën, nuk do ta zbusin dot këtë goditje. Në këto rrethana, duhet të besojmë se presidentët Thaçi e Vuçiq, këtë ide nuk do të mund t’ia imponojnë botës. 

Ata, nuk kanë takat të merren me padrejtësitë historike të njerëzimit dhe për pasoj, çmim Nobel i paqes për ta, duhet të presë një ide më të fisme. Dhe krejt në fund: “Politika, nuk duhet të bëhet, e burgosura e të kaluarës, por duhet ta shfuqizoj atë sa më shumë, në emër të reformës, për ta arritur maksimumin, pa shkaktuar kaos dhe vuajtje për njerëzimin”, ka thënë Henry Kissinger.

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar