Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 23.10.2019 05:44

​​Ngjarjet e datës 9 tetor

Prishtinë | 09/10/2019 00:01

GIZ-i dhe Fondacioni Jahjaga organizojnë debatin “Drejt garantimit të qasjes së barabartë të grave në drejtësi”. (Kino “Armata”, ora 10:00)

Instituti Albanologjik i Prishtinës, Dega e Gjuhësisë, organizon konferencë shkencore “Studime për leksikun dhe leksikografinë dialektore”. (Institutit Albanologjik, ora 10:00)

Komiteti Olimpik i Kosovës organizon për herë të tretë Konferencën “Barazia Gjinore dhe Diversiteti”. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:00)

Përfaqësuesja e Kosovës U21 mban konferencë. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 10:30)

Grupi Lokal i Veprimit “Bifurkacioni” në bashkëpunim me “Inivative for Kosova Community” dhe Komuna e Ferizajt organizojnë “Panairin e gjedhit 2019”. (Tregu i Kafshëve, Ferizaj, ora 11:00)

Hapet Panairi vjeshtor i librit AAB 2019, marrin pjesë 40 botues nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia dhe botues ndërkombëtarë. (Kolegji AAB, ora 11:00)

 Filharmoni e Kosovës mban konferencë. (Objekti i Filharmoninë së Kosovës, ora 12:00)  

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Përfaqësuesin Special të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell. (Kabineti i Presidentit, ora 13:00. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

Publikohet manuali për gazetarët që mbulojnë çështjet e personave LGBTI. (Biblioteka Kombëtare, ora 13:30)

Kombëtarja U21 i nis përgatitjet për ndeshjen kualifikuese kundër Shqipërisë. (Stadiumi i Feronikelit në Drenas, ora 15:00)

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress