Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 13.12.2019 05:04

​Ngjarjet e datës 9 nëntor

Prishtinë | 08/11/2017 23:56

Ekipi i kardiokirurgëve të Spitalit Amerikan, do të realizojë Pacemaker në tre dhomësh. (Spitali Amerikan, ora 08:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në konferencën e organizuar nga OSBE-ja, “Forumi për barazinë gjuhësore në Kosovë”. (Hotel “Swis Diamnod”, ora 09:30)

Demokraci Plus (D+) organizon debatin kushtuar mbarëvajtjes së procesit të prokurimit publik në Kosovë. (Hotel “Sirius”, ora 10:00) 

Instituti Riinvest organizon tryezën "Ndërmarrësia e grave". (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Zyra e BE-së në Kosovë bashkë me Ministrinë e Financave, do të prezantojnë Vlerësimin e vëllimit të ekonomisë joformale në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 10:00) 

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, merr pjesë në prezantimin e kurrikulës së re për trajnim edukativ profesional. (Akademia kosovare për siguri publike, Vushtrri, ora 10.00) 

Mbledhje e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00) 

Nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, hapet ekspozita e fotografive dhe dokumenteve, me ç’rast do të promovohet libri “Rrugëtimi-Journey”, i autorëve Skender Asani dhe Albert Rama. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)  

Ministri i  Drejtësisë, Abelard Tahiri do të takoi kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, ora 12:00) 

Përurohet fabrika e vajit ushqimor “FLOIL”. (Kompania “FLUIDI” në Gjilan, ora 13:00)

Kuvendi i Kosovës lanson platformën “Sistemi për përcjelljen e legjislacionit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 506, ora 14:00)

Përfaqësuesja e Kosovës mban stërvitjen e parë para miqësores me Letoninë. (Stadiumi "Rexhep Rexhepi" në Drenas, ora 14:00)

Hapet ekspozita e fotografive “Grand Tour Italia”, e autorit Franco Fontana. (Biblioteka Kombëtare, ora 18:00) 

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress