Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Diel, 17.11.2019 10:23

​Ngjarjet e datës 9 gusht

Prishtinë | 08/08/2019 23:58

Mbahet ceremonia e certifikimit të rekrutëve të ri të FSK-së, gjenerata 1/2019. (Kazerma “Adem Jashari” Prishtinë, ora 10:00)

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do t’i bëjë vizitë inspektuese projektit “Rregullimi i shtratit të Lumit Sitnica në Lipjan”. (Fshati Rufc, ora 11.00;  fillimi i punimeve të projektit “Ndërtimi i shtratit të lumit Magure” - ora 11:20; fillimi i punimeve të projektit “Ndërtimi i shtratit të lumit Janjevë” - ora 11:40; fillimi i punimeve të projektit  “Pastrimi i shtratit të lumit Sllovi- Lipjan” - ora 12:00; konferencë për medie – ora 12:20;  vizita në Shpellën e Gadimes - ora 12:40.

Hapet festivali Play Fest në lokacionin Parku i Lirisë Ferizaj.(Ora 12.00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, takohet me delegacionin nga Komuna e Bingenit të Gjermanisë, në krye me kryetarin e kësaj komune, Thomas Feser. (Shtëpia e Bardhë, ora 15.30)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i PDK-së Kadri Veseli do të takohet me të rinjtë ferizajas. (Oborri i shkollës “Gjon Serreçi” Ferizaj, ora 19.30)

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress