Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 19.06.2019 07:46

​​Ngjarjet e datës 8 qershor

Prishtinë | 07/06/2019 23:55

Asociacioni i Hematologëve të Kosovës organizon konferencën shkencore “Trendët e reja të trajtimit të sëmundjeve malinje në hematologji”. (Hotel “Emerald”, ora 08:00)

Mbahet vrapi në mbështetje të të mbijetuarave të dhunës seksuale. (Te objekti i Kuvendit Komunal në Prizren, ora 08:30)

Mbahet Konferenca Rajonale që organizohet nga Federata e paqes Universale dhe Federata e Gruas për Paqe Botërore. Qëllimi i konferencës është adresimi i situatës aktuale në vend si dhe prezantimi i një vizioni ambicioz dhe zhvillimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës për paqen dhe të ardhmen e vendit e rajonit. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Fillon edicioni i 15-të i festivalit "Bunarfest". (Ura e Marashit, ora 12:00)

Promovohet libri për fëmijë “Pushimet magjike”, të autoreve Alida Thaçi, Arbërie Nagavci dhe Krenare Lleshi. (Panairi i Librit, ora 14:00)  

Në nderim të dëshmorëve nga rajoni i Hasit, mbahet tubim përkujtimor. (Ambientet e Shkollës "Haxhi Hoti" në Rogovë, ora 17:00)

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress