Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.07.2019 04:50

​Ngjarjet e datës 8 maj

Prishtinë | 08/05/2019 00:13

Komisioni Hetimor Parlamentar interviston drejtorin e AKI-së, Shpend Maxhuni dhe ish Drejtorit të AKI-së, Driton Gashi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 09:00)

Komisioni për Integrim Evropian në bashkëpunim me Forumin për Transparencë Parlamentare, mban takimin konsultativ në lidhje me Komunikimin e Procesit të Integrimit Evropian në Kosovë, rolin e Shoqërisë Civile dhe Medias. (Kuvendi i Kosovës, salla nr.  405, ora 09:00)

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Klubi i Prodhuesve të Kosovës organizojnë konferencën “E ardhmja dhe sfidat e energjisë së ripërtëritshme në Kosovë”. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:00)

Mbahet ceremonia solemne e ndarjes së titullit “Qytetar Nderi” të Gjeneralmajor Timothy E. Orr. (Komuna e Istogut, ora 10:00)

Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën “Dialogu Kosovë - Serbi pas Samitit të Berlinit”. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:00)

Mbahet takim koordinues për themelimin e Taskforcës dhe Trupit monitorues të strategjisë së krimeve të luftës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

Mbahet tryeza mbi fuqizimin e komunitetit përmes angazhimit, kreativitetetit dhe inovacionit të rinisë. (Restorant “Rings”, ora 10:00)

Tryeza mbahet me 8 maj 2019, me fillim në ora 10:00 në restorantin Rings, sheshi “Nënë Tereza”, Prishtinë.

Mbahet tryeza e “Speak Up - Të gjithë mund të jemi lider për siguri në rrugë”. (Kolegji Tempulli, ora 10:00)

Me rastin e Ditës së Evropës, Ministria e Integrimit Evropian organizon diskutimin “Promovimi i vlerave të BE-së, Rëndësia e gjithëpërfshirjes në procesin integrues”. (Holli i Shkollës së Mesme "Fehmi Lladrovci" në Drenas, ora 10:30)

Lëvizja FOL organizon forumin “FOL Hapur”, ku i ftuari është ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairí O'Connell. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

Punëtorët teknik të disa shkollave dhe gjimnazeve mbajnë protestë. (tek Gjimnazi Natyror dhe Shoqëror në Gjilan, ora 11:00)

Partia Socialdemokrate mban konferencë. (Selia e PSD-së, ora 12:00)   

Agjencia Kosovare e Privatizimitmban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes likuidimit.  (Hoteli “Grand”, ora 12:30)

Baleti Kombëtar i Kosovës do të mbajë konferencë. (Teatri Kombëtar, ora 13:00)

Dega e AAK-së në Pejë mban conference. (Zyra e kryetarit të AAK-së në Pejë, ora 13:00)

Kuvendi i Kosovës organizon Ditët e Kuvendit në Dragash. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Dragash, ora 14:00)

Mbahet ceremonia zyrtare e projektit KosLift. (Rr. “Dr. Shpëtim Robaj”, Kampusi i Gërmisë, ora 14:00) 

Bëhet inaugurimi i degës së re në Kosovë të “Istituto Diplomatico Internazonale”. (Lagjja Arbëria, Rruga “24 maji”, nr.31, ora 15:00)

Dega e Partisë Demokratike në Prishtinë hap ekspozitën për qytetin e Prishtinës. (Para objektit të Komunës së Prishtinës, ora 16:30)
                              

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress