Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 22.09.2019 06:36

​​Ngjarjet e datës 7 qershor

Prishtinë | 07/06/2019 00:01

Mbahet Panairi i vetëpunësimit 2019, ku do të marrin pjesë mbi 100 biznese të reja. (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 09:00)

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë lanson raportin “Indeksi i politikës së NVM-ve: Ballkani Perëndimor dhe Turqia 2019”. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P 38, ora 09:30)  

Ish-kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi, mban konferencën përshëndetëse me media. (Hotel “Sirius”, ora 09:30)

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga mban fjalën e hapjes në Inaugurimin e “Reclamation”. (Te Newborn, ora 10:00)

Ministri i Zhvillimit Rajonal raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Kuvendi i Kosovës, salla N 204, ora 10:00)

Komisioni për Administratë Publike mban dëgjim publik lidhur me amendamentimin e Projektligjit për Transmetuesin Publik të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C 203, ora 10:00)

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural shqyrton Raportin e auditimit të performances, procesi i menaxhimit të granteve dhe subvencioneve në sektorin e bujqësisë. (Kuvendi i Kosovës, Salla N204, ora 10:00)

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) lanson platformën “E drejta jem”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Alessandra Roccasalvo, flasin për media. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:30)

Takohet Komisioni Ad-hoc për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe beneficioneve nga sigurimi social. (Kuvendi i Kosovës, salla N 302, ora 11:00)

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, pret në takim Avokaten e Popullit të Shqipërisë, Erinda Ballanca. (Kuvendi i Kosovës, Salla C301, ora 11:00)

Bëhet inaugurimi i Qendrës së Inovacionit dhe ndërrmarrësisë në Ferizaj. (Qendra e Kulturës në Ferizaj, ora 11:30)

Partia Socialdemokrate mbanë konferencë. (Zyrat e PSD-së, ora 13:00)

Promovohet libri “55 ditë”, ditar dokumental dhe fotografik i gazetares dhe studiueses, Mirela Oktrova, mbajtur 20 vjet më parë në ditët e qëndrimit të saj në zonat e luftës në Kosovë. (“Sheshi 21”, ora 13:00)

Mbahet takimi i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Kuvendi i Kosovës, salla N 303, ora 13:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore takon Avokaten e Popullit të Shqipërisë, Erinda Ballanca. (Kuvendi i Kosovës, salla N 10, 14:00)

Mbahet paneli "Rëndësia e dialogut ndërkulturor për rritjen e bashkëpunimit rajonal". (hotel “Sirius”, ora 14: 00)

Mbahet Konferenca Rajonale e organizuar nga Federata e paqes Universale dhe Federata e Gruas për Paqe Botërore. (Kuvendi i Kosovës, ora 16:00)

Galeria Kombëtare e Kosovës në bashkëpunim me Goethe Institut dhe me Ambasadën Gjermane në Kosovë, hapin ekspozitën Bauhaus imaginista. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 18:30)

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress