Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 17.08.2019 08:25

​Ngjarjet e datës 7 gusht

Prishtinë | 06/08/2019 23:59

Bëhet betimi solemn i shërbimit për 38 vullnetarë të rinj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Në këtë ngjarje do të jetë prezent edhe ambasadori i ShBA-së, Philip Kosnett. (Pallati i Rinisë, Salla e Kuqe, ora 10:00)

Nënshkruhet kontrata e parë e sponsorizimit në sport. (Objekti i Kompanisë së teknologjisë “Gjirafa.com”, ora 11:00)

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pret në takim lamtumirës komandantin e KFOR për regjionin juglindje, Nicola Perrone. (Objekti i Komunës, ora 11:00)

Oda e Afarizmit të Kosovës mban konferencë lidhur me Udhëzimet Administrative, të cilat janë në mospërputhje me Ligjin për Minierat dhe Mineralet. (Zyra e OAK-ut, ora 11:00)

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike organizon aktivitetin “Takime letrare me krijues dhe shkrimtarë nga diaspora dhe Kosova”. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 11:00)

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, merr pjesë në përurimin e fillimit të punimeve të projektit “Ndërtimi i sistemit të ujësjellësit në fshatin Orllan” të Podujevës. (Fshati Shajkoc, afër fabrikës së ujit, ora 11:00)

Lëvizja Vetëvendosje organizon pritje në Kuvendin e Kosovës për mërgatën. (Kuvendi i Kosovës, 12:30)

TIKA në bashkëpunim me Komunën e Ferizajit mban ceremoninë e shpërndarjes së makinerive bujqësore për fermerët e Komunës së Ferizajit. (Palestra Sportive “Bill Clinton”, ora 14:00)

LDK mban mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ku do të diskutohet për përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme. (Selia qendrore e LDK-së, kompleksi “Qafa”, 16:30)

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress