Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 13.11.2019 10:29

​​Ngjarjet e datës 6 qershor

Prishtinë | 05/06/2019 23:32

Fillon aktiviteti i çiklistëve “Cycle Kosovo for Children”. (“Bike Café”, Dragodan, ora 07:30)

Bëhet tërheqja publike e shortit për renditjen e mbajtjes së Provimit të Maturës Shtetërore nëpër regjione. (Ambientet e Ministrisë së Arsimit, ora 09:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston ekspertët Agron Dida, Naim Maloku dhe Ismet Hamiti. (Kuvendi i Kosovës, salla N 303, ora 10:00) 

Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Prizren. (Salla e Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë në Prizren, ora 10:00) Instituti EPIK do jetë nikoqirë i pjesëmarrëseve të veçantë në kuadër të tryezës “WBIF – storie e pa treguar e suksesit”. (Hapësirat Shtëpisë së BE-se, ora 10:00)

Bëhet inaugurimi i “Reclamation” (Rimarrje), instalacion një-javor që u jep jehonë zërave të grave në Kosovë. (Newborn, ora 10:00)

Promovohet libri "Shtatë udhë", i autorit Rrahman Paçarizi. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 10:00)

Zyra e BE-së në Kosovë në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian, organizojnë tryezën "Rëndësia e sigurisë në punë". (Hotel “Dukagjini” në Pejë, ora 10:30)

Organizohet pritje për veteranen e Ushtrisë kanadeze që u përkujdes për fëmijet në Drenas. (Aeroporti i Prishtinës, ora 11:00)

Komisioni për Zhvillim Ekonomik shqyrton Raportin vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2018. (Kuvendi i Kosovës, salla N 10, ora 11:00) 

Presidenti Hashim Thaçi mban konferencë. (Aeroporti “Adem Jashari”, ora 11:30)

Ambasadori i SHBA-ve Philip Kosnett viziton Komunën e Vushtrrisë. (Ndërtesa e Komunës në Vushtrri, ora 11:45)

Promovohet libri “Dëshmitar në kohë historike”, i akademik Rexhep Qosjës. (Instituti Albanologjik, ora 12:00)

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore (KKTK) në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës organizojnë sesion informues. (Modelariumi i Fakultetit të Arkitekturës, ora 13:00)

I zhvillon punimet Kuvendi i Parë i Punës i Degës së Nisma Socialdemokrate në Deçan. (Ora 16:00) 

Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis do të prezantojë ekspozitën “Hyjnesha në Fron". (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 18:00) 

Kosovo 2.0 organizon lansimin e Monografisë së Kulturës “Kultivimi”. (Kino Armata, ora 18:00)

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress