Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 23.10.2019 05:44

​Ngjarjet e datës 5 tetor

Prishtinë | 05/10/2019 00:10

Në Deçan organizohet “Dita e Gështenjës”, ku do të mbahet orë letrare me moton “Madhështia e Gështenjës Deçanase”. (Fshati turistik Belle, ora 10:00)

HANDIKOS organizon turnirin e Basketbollit në Karrocë. (Palestra e Sportive “Bashkim Selishta”, Gjilan, ora 10:00)

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) mban konferencën “Njohja e Kosovës përballë fushatës së Serbisë për tërheqjen e njohjeve”. (Zyrat e PIPS-it, rruga “Rexhep Luci” në Prishtinë, ora 12:00)

Koalicioni i OJQ-ve për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim”, organizon konferencën për media lidhur me përmbylljen e fushatës zgjedhore, si dhe përgatitjet e DnV-së për monitorimin e ditës së zgjedhjeve. (Hotel Sirius, ora 14:00)


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress